“Misioni” i Kosovës, në Nju Jork, ndan mirënjohje për tre udhëheqës të tre besimeve fetare, lider e veprimtar të komunitetit

Amerika

“Misioni” i Kosovës, në Nju Jork, ndan mirënjohje për tre udhëheqës të tre besimeve fetare, lider e veprimtar të komunitetit

Nga: Beqir Sina – Manhattan Nju Jork Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 19:32
Ambasadorja Teuta Sahatqija

NEW YORK CITY : Konsullata e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, në shenjë falënderimi për vitin që lam pas – zgjodhi 10 Shkurtin, një javë para 21 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të ndar pllakata Mirënjohje për tre udhëheqës të njohur të bashkësisë fetare, meshtarin Dom Pjetër Popaj, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra”, Hartsdale NY, Pastor Fr.Nathan Preston Nathan Preston nga Kisha Ortodokse St. Nicholas – Queens NY, Imami Dr Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville Staten Island – Chaplain NYPD, si dhe Kryetarin e Këshillit Koordinues i Diasporës, zotin Mark Gjonaj - anëtar Këshilli të Bashkisë i Qytetit të New Yorkut, Qarku 13-të, Bronx NY, Shoqatën Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, Shkollën Shqipe “Children of the Eagle” në Bronx Nju Jork, dhe Shoqata e Femrave Shqiptaro Amerikane – Marigona në NJ.

Ky aktivitet ishte në vazhdën e evenimentve të falënderimeve-,si e quajti kjo Konsullat, dhe ishte i treti në radhe i këtij lloji në tri vitet e fundit, e që tashmë është bërë tradicional, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ku Ambasadorja Teuta Sahatqija, dhe stafi i saj - Albana Bylykbashi, Butrint Ymeri, Ines Demiri, Lulëzim Krasniqi, falënderoinë individë eminentë, lider dhe vepritar të dalluar të komunitetit shqiptar dhe shoqata e organizata që veprojnë në zonën e Tri-Shteshit - Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektiket.

Kësaj radhe, Misioni i Kosovës zgjodhi jo pa qëllim përfaqësues të tri feve shqiptare, përfaqësues të shoqatës “Illyrian Society”, këshilltarin Mark Gjonaj, shoqatën e femrave shqiptaro-amerikane, “Marigona”, dhe shkolla shqipe, “Children of the Eagle”, të cilët u nderuan në shenjë falënderimi për punën dhe kontributin e tyre në fuqizimin e rolit të shqiptarëve në SHBA, për vitin e kaluar.

Me këtë rast Konsullata e Përgjithëshme e Kosovës, , në shenjë falënderimi për punën e tyre, nuk la papërmendur edhe kontributin e madh të shqiptarëve të Amerikës,për termetin e 26 nëntorit 2019, që iu gjendën shqiptarëve pranë qysh në ditën e parë të tërmetit, duke mbledhur afro 2 milion dollar.

Ambasadoria Sahatqija, e cila edhe e moderoi këtë aktivitet dhe ka ndarë mirënjohjet në emër të kësaj Konsullate,tha :

Eventi i Mirënjohjeve ishte planifikuar të mbahet në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky event tashmë është shëndëruar në traditë,për të etabluar të Misionit të Kosovës në Neë York për të nderuar individ dhe organizata të mërgatës.

Eventi është shtyr në solidaritet me Shqipërinë e shqiptarët që pësuan nga termeti në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Cdo festë u kthye në përkrahje dhe veprim për ndihmë vëllezërve e motrave tona në viset e dëmtuara. Institucionet, kompanite dhe qytetaret nga Kosova, të cilat ishin të parët që derguan ekipet e shpetimit, mjete financiare, ushqim e ndihma, hapën dyert për ti strehuar familjet që mbatën pa kulm dhe morën zotime për ndërtim të shtepive.

20 vite më parë ishte fatkeqësi tjetër, ajo e shkaktuar nga mendja kriminale e shtetit serb e cila la pa kulm e pa shtepi shqiptarët e Kosovës. Atë kohë ne gjetëm strehë e duar të hapura në Shqipëri. Fëmijë të vegjël refugjat që kaluan kufirin në duar të prindërve, u kthyen përsëri, por tani si ushtar, zjarrfikës, mjek, afarist, qytetar të thjeshtë për ofruar ndihmë nevojtarëve.

Këta të rinj e të reja po e zbardhin fytyrën e Kosovës e të shqiptarëve cdo ditë duke e rikthyer respektin për kombin e nëpërkëmbur nëpër shekuj.

Judo Grand Slam Paris edhe sivjet frymoi në ngjyrat e flamurit të Kosovës. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e ngriten në piedestalin më ta lartë Kosovën. Para dy muajsh flamuri i Kosovës u ngritë më së larti edhe në Kinë, edhe në Telaviv, edhe ne Rusi e së shpejti do të ngritet edhe në Tokio. Muhamet Ramadani fitoi te artën në hedhjen e gjyles në Turqi duke e marre titullin e kampionit te Ballkanit. Në Kampionatin Europian në Budapest 3 karatist Kosovar morën medalje. Rita Ora performoi në Oscar e Dua në San Remo. Bizneset tona përkundër shumë vështirësive po shperblehen me mirënjohje dhe depërtim edhe në tregjet me konkuruese të botës. Në Amerikë Stone Castle jo vetëm që po merrë medalje të arta nëpër panaire, por edhe mirënjohje nga shumë ambassador të huaj pranë Kombeve të Bashkuara.

Rrugëtimi ynë në sukses kaloi nëpër shumë sfida e vështirësi. Arritjet e sotme u bene falë shumë sakrificave nëpër gjenerata dhe ndihmës së pakursyer të mërgatës.

Sot me modesti por edhe me krenari duam të shprehim falenderime e mirënjohje për disa individ e shoqata për punën e mire në fuqizimin e shqiptarëve në SHBA.

Mark Gjonaj

Z. Gjonaj është afarist, filantrop dhe patriot. Ai është zyrtar i parë shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Neë York City dhe në shtetin e New Yorkut

Councilman Gjonaj me punën e tij arriti të artikulon zërin e shqiptarëve të Neë Yorkut në nivel institucional si dhe dialogun për afrimin e frymës shqiptare nëpër shoqata dhe komunitet me një vision të qartë të liderit. Me Markun kemi punuar së bashku në përkrahje të mbijetuarave të dhunës seksuale si në organizimin e eventit në Prishtine poashtu edhe për organizimin e protestës në New York.

Z. Mark Gjonaj me punën, entuziazmin e vet dhe energjinë e pakufishme hapi rrugën edhe për shqiptarë tjere të cilët sot mbajnë poste zyrtare nëpër institucione shtetrore duke e fuqizuar komunitetin shqiptar.

Imam Tahir Kukaj

Imam Tahir Kukaj është emër i njohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve të Staten Island dhenë mesin e nxënësve të Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare. Imami Tahir Kukaj është person i respektuar nga Kryetari i Neë Yorkut DeBlasio dhe ne mesin e policies së famshme NYPD. Ai poashtu është kampion i harmonisë fetare duke e promovuar paqën e tolerancën bashkë me Rabinin Hebre, priftin katolik apo atë ortodoks. Në çdo paraqitje Imami Tahir Kuka me krenari flet për prejardhjen e vet nga Drenica e Kosovës, për kombin shqiptar, historinë e traditën duke promovuar vlerat më të bukura shqiptare.

Don Pjeter Popa

Shumë here kam qenë mysafire në Kishen Zonja e Shkodres në Hartsdale dhe kam degjuar fjalët e urta të Don Pjetër Popës. Isha kur u madhërua Nëna Terezë, kur u mbajtën seminaret për historine e lavdishme, kur u promovuan librat. Por një ngjarje asnjëhere nuk mund të harrojë. Në kishën katolike në Hartsdale të Neë Yorkut u mbajtë ngritja e fondeve për restaurimin e kishës së vjetër në Elbasan. Personi i cili kërkonte ngritje të fondeve foli me shume entuziazëm dhe simpati për këtë kishë të rendësishme. Në fund e kuptova se ai person ishte Imami i xhamise në Elbasan, i ftuar nga kleriku katolik Don Pjeter Popa. Në mes të një kishe, një klerik musliman kerkoi fonde për kishën në vendlidjen e vet në Shqipëri. Sa e madhërishme!

Don Pjetër tolerance, harmonia, respekti për njeriun dhe fenë e secilit është symbol i punës tuaj të cilën ju e bëni pa pompozitet por me modesti e përulje.

Nathan Preston

I nderuar Ati Preston më lejoni që në emër të Misionit të Kosovës të ju shprehi falenderimin për punën e Kishës ortodokse shqiptare ne Neë York. Për afërsinë që kjo kishë, si shtëpi e para e zotit për sshqiptarëtnë SHBA ka hapë dyert për bashkëkombasit dhe e cila edhe sot vazhdon të predikoj tolerancën, dashurinë mes njerëzve dhe respektin për njeri tjetrin. Skena fetare e shqiptarëve në SHBA është e fuqishme me prezencën e Kishës Ortodokse.

Illyrian Society

Isha këtu në NY kur Shoqata Illyrian Society u certifikua dhe u bë pjesë e familjes së shoqatave të respektuara të NYPD, të policise më modern dhe më të respektuar në botë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e pandalur, seriozitetin dhe përkushtimin e policëve shqiptaro amerikan. Kudo që janë policët e Shoqatës Illyria zgjojnë respect nga kolegët e tyre për punën, mbështetjen dhe profesionalizmin që tregojne. Unë posaqërisht dua të falenderoj për ndihmë që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë ta japing për Policine e re te Kosovës, për ftesat për konferenca, për takime dhe miqësi e lidhje të ngushta profesionale mes NYPD dhe policies së Kosovës e Shqiprisë.

Children of Eagle,

Një popull që ka breza të shkolluar nuk ka frigë për të ardhmen e vet. Shqiptarëve të shtypur me shekuj nga pushtues të ndryshëm, vazhdimisht i është mohuar shkollimi në gjuhën amtare, Duke punuar sistematikisht, pushtuesit deshtën që një popull me gjuhë, traditë, kulturë e histori mijra vjecare të kthehejnë në një popull pa histori, pa të ardhme, pa zë , pa miq. Prandaj askush me mire se shqiptarët nuk e dijnë rendësinë e arsimit në gjuhën amtare. Në mërgatë shkolla shqipe fiton edhe shumë në rendësi, pengon asimilimin, mbjellje krenarinë tek fëmijët për përkatësinë këtij kombi të lashtë, ruan dhe kultivon gjuhën, traditën, kulturën e historinë.

Shoqata Marigona

Një komb është i përparuar nëse gruaja është e shkolluar. Një grua e shkolluar rritë një familje të edukuar, femijë të zotë dhe një shoqeri të mirëfilltë. Zëri i gruas në mërgatë fuqizohet me Shoqata qe janë të zonja ti mbledhin grate për tema dhe çështje në dobi të familjes, të fëmijëve, për përkrahje për njera tjetrën por edhe përkrahje për vendlindjen sot dhe në kohë të vështira.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat