Kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi takohet me preshevarët në Nju Jork dhe viziton Konsullatën e Kosovës

Amerika

Kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi takohet me preshevarët në Nju Jork dhe viziton Konsullatën e Kosovës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 21:37
Teuta Sahatqija dhe Shqipërim Arifi

Shqipërim Arifi - Kryetari i Preshevës mbas nji takimi me preshevarët në zonën e Tri-Shteteve beri dhe një vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës duke u takur me këtë rast Ambasadoren Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithëshme

Kryetari

Shqiprim Arifi Kryetar(faqja zyrtare)

Shqiprim Arifi ka lindur më 14 qershor 1976 në Mannheim të Gjermanisë. Është nga fshati Tërnavë, komuna e Preshevës.

Ka përfunduar Shkollën fillore dhe të mesme në Gjermani, më pas shkollën Ekonomike në logjistikë drejtimi “Wirtschaft I”, dhe diplomoi në vitin 1998.

Përvoja e tij e parë në biznes ishte në kompaninë “HAAF” nga Gjermania si udhëheqës i sektorit ndërkombëtar.

Në vitin 2002, ai filloi biznesin e tij, në sektorin e logjistikës. Me rritjen e biznesit, kompania hapi degët edhe në Stuttgart, Leipzig, Hamburg, Bratislavë dhe Kumanovë.

Që nga viti 2003, Shqiprim Arifi kishte planifikuar për t’u kthyer në Preshevë dhe për të kontribuar në zhvillimin e Komunës së Preshevës.

Disa vite më vonë, më në fund arriti që të kthehet plotësisht në vendin e tij të origjinës, ku në vitin 2015 së bashku me një grup të rinjësh kanë themeluar partinë “Aleternativa Për Ndryshim” me qëllim që të ndryshoj gjendjen sociale-politike dhe ekonomike në Preshevë.

Në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2016, Shqiprim Arifi emërohet si Kryetar i Komunës së Preshevës.

Shqiprim Arifi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat