Diaspora në Amerikë - Bota Sot
Diaspora në Amerikë

Amerika

Diaspora në Amerikë

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:34
Skënder Karaçica

Kot e ka regjimi serb,nuk ju lamë pa bukë...!

Në orët e rënda të regjimit të Millosheviqit (1990-1999),diaspora shqiptare në Amerikë kishte shtrirë aktivitetin e vet kombëtar,që  asnjë familje në Kosovë nuk do të vuaj për kafshatën e bukës,-kështu thonë në Çikago me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Posa erdhi në pushtet makineria fashiste e Millosheviqit,përmes projekteve të njohura antishqiptare të dizajnuara në qarqet e kishës ortodokse serb(anti Zot)dhe Akademia e Shkencave ,,Francuska 7,,në Beograd kundër shqiptarëve dhe Kosovës,ndër të tjera,ishte paraparë që asnjë shqiptar mos të jetë në punë .Në këtë kohë të errët regjimi i nxori nga puna 250 mijë shqiptarë dhe i mbylli të gjitha institucionet arsimore,universitare,administratën e Kosovës si dhe redaksitë e informimit shqip.

Nëpër këto vite,qindra shqiptarë të rinj e të vjetër ia mësyejnë Evropës për të kërkuar shpetim nga makineria shfarosëse të regjimit serb të Beogradit,deri në shfarosje të substancës dhe jo vetëm me kaq.Në luftën antishqiptare që kordinohej nga Beogradi pati edhe disa ,,shqipfolës,,si Ali Shukria,i cili pati thënë para regjimit serb se,,poqese doni t\i disiplinoni shqiptarët në Kosovë,zbrazja magjën e bukës dhe leni ata pa bukë...,,!Dhe,ky skenarë urgurzezë u sendertua nga satrapi Millosheviq dhe ndër vite u mbushën rrugët e Kosovës me shqiptarë të diskriminuar skajshëm dhe pa bukën e gojës...!

Mirëpo,kendej detit (Atlantikut)në Amerikë,diaspora shqiptare ishte shtrenguar më të gjitha forcat dhe zemrën e madhe kombëtare në krah të Kosovës :,,Kot e ka regjimi serb në Beograd,nuk ju lamë pa bukë...,,!Nisi aksioni në Çikago dhe tërë organizatat pranë Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë morën mbi vete që të ndihmojnë nga një familje shqiptare në Kosovën e okupunuar nga Serbia.

Me rastin e Ditës së Pavarësis së Kosovës,kjo ditë e shenjtë kombëtare,që,përmes aktiviteteve për një shekull diaspora në Amerikë u bë gardiani i saj përmes përkrahjes së shtetit amerikan,të institucioneve (Senatit dhe Kongrsit)në Washington,aty ku diaspora e kishte derën e hapur dhe përkrahjen e gjerë të shpetimit të shqiptarëve nga asgjësimi për ,,tokën e djegur,,  të Kosovës nga  duart fashiste të Serbisë së Millosheviqit.

Kjo nismë e përkrahjes ,,asnjë familje shqiptare pa bukën e gojës,,nisi në Çikago,rrëfejnë në ditën e pavarësisë së Kosovës,Avni Sulejmani nga Ohri dhe Mahmut Skenderi nga Veleshta e Strugës,të cilët për një vit i ndihmojnë dy familje skamnore e të papunë në Kosovë që, siç thotë të mos jetë sofra e tyre pa bukëne gojës.Këtij aksioni dhe në këtë kohë të rëndë shumë mërgimtarë shqiptaro-amerikanë në Çikago hapen kuletën dhe ndihmuan Kosovën.

Sot,diaspora shqiptare në Amerikë kujton kohën e rëndë dhe Kosovën dhe e lumtur që e shohin shtet të lirë,demokratik dhe sovran dhe me një të ardhme të ndritur në familjen evropiane(BE)dhe në miqësi të përjetshme më Amerikën.E paçim për jetë të jetëve Kosvën shtet të lirë dhe sovran,-thonë të gëzuar në Çikago.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat