Vlora Nikçi, Ambasadore e Kulturës Shqiptare në SHBA

Amerika

Vlora Nikçi, Ambasadore e Kulturës Shqiptare në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

“BIG APPLE” NYC : Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës në New York, mbrëm u bë promovimi i librit “Kangë popullore erotike”, me mbledhëse Vlora Nikçi, e cila është e njohur edhe si aktore e dhjetra interpretimeve të skenës në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA.

Ky promovim u bë në një mjedis të tejmbushur, në mesin e shumë personaliteteve pjesëmarrëse,: anëtar të familjes, koleg të saj, afaristë, showman, veprimtar dhe activist të komunitetit, artistët( piktor, shkrimtar, poet), diplomat të të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.

Përfshirë, këtu edhe Ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, të cilët erdhën që ta ndjekin nga afër promovimin e këtij libri të Vlora Nikçit, aktores së njohur, që tashmë e ka ndarë jetën e saj mes Prishtinës dhe Nju Jorkut.

Nëpërmjet fjalëve përshëndetëse, por edhe diskutimeve gjatë kësaj veprimtarie vepra e Nikçit, u vlerësua nga lexuesit si një nga thesaret e çmuara të kulturës shqiptare, mbasi si thanë ata : ato janë kangë gati të harruara – por që ndonjëher i kemi dëgjuar nga gjyshrit tanë, nga shumë shqiptar, si shprehje dashurie që kanë mbijetuar me tërë atë autenticitetin e tyre – madje duke rezistuar nëpër kohëra, dhe u kënduar brez pas brezi, por kurrë të botuara më heret. Deri sa gjetën dritën e botimit dhe thyen një tabu, nga Vlora Nikçi, e cila tha se : “Vetëm Pushka dhe Dashuria i bënë bashkë shqiptarët”.

Moderatorja e kësaj veprimtarie Besa – Gashi Xani, u shpreh se jemi me fat që Vlora ka përmbledhur dhe botuar këtë libër, që më në fund letersisë shqipe t’i bashkangjitet edhe një vellim i kangëve erotike burimore shqipe dhe kangëve lirike të dashurisë. 

Aqsa simbas moderators përmes këtyre kangëve, ne njihemi me historinë, kulturën dhe vlerat e shoqërisë shqiptare: “Kemi nje histori te pasur dhe te lavdishme, e ky liber e pasuron edhe me shume historine shqiptare” tha ajo.

Vlora Nikçi, është me profesion aktore, tha Besa Gashi – Xani, duke e prezantuar atë, dhe vazhdojë : “E cila, ka bërë një punë shumë të vlefshme si mbledhëse e folklorit burimor të Rugovës. E  inspiruar prej gjyshes së saj –Hake Haxhijaj Nikçi, së cilës edhe i kushtohet libri, Vlora ka përmbledhur këto kange për të dokumentuar një pjesë të bukur të folklorit erotik. Perveq kengeve, librin poashtu e percjellin ilustrime artistike erotike, e jo pornografike, per secilen kenge, te punuar nga Artan Hajrullahu”.

Ambasadorja Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithëshme e Kosovës, në SHBA, në cilësinë e mikëpritësit të kësaj veprimtarie, në fjalën e saj përshëndetëse, e quajti aktoren e njohur dhe autoren e këtij libri Vlora Nikçi “Ambasadore e Kuturës Shqiptare në SHBA”.

Sahatqija, mbas tregojë se me Vlorën, ishte njohur në Prishtinë, theksojë se gjatë bisedës ajo i ka treguar për projektin e saj të grumbullimit të kangëve popullore erotike.

“Ishte një befasi për mua, u shpreh Sahatqija, mbasi nuk ishte një gjë e zakonshme. dhe “normalisht” dëgjojmë zhanre tjera të këngëve e poezive. Shume “normale” janë këngët patriotike, kangë për nënën, për natyrën e bukur,për kurbetin etj.

Dhe, si çdo kangë nga thesari popullor që ruhen dhe përcillen gjatë kohës, “Kangët popullore erotike”, janë ato që zakonisht nuk shkruhen. Ato përcillen nga një gjeneratë në tjetrën përmes këndimit në rrethe të ngushta”.

Mëpastaj  Ambasadorja Sahatqija, tha se :”Arti dhe artistët çdo herë janë avangardë e shoqërisë, njerëz të posaçëm që nuk respektojnë rregullat e rezervuara për njerëz të zakonshëm. Artistët kanë rregullat e veta dhe horizonte të pafund që nuk pranojnë kufizime e shtrëngime”.

Ndërkohë, duke marrë fjalën në këtë veprimtari, Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku, librin e Vlora Nikçit “Këngë popullore erotike”, e quajti një vlerë kulturore, me një kontribut të mahnitshëm për Letërsinë Shqipe, në përgjithësi!

Për ambasadoren Çitaku , këto janë tema që për shumë këndë janë konsideruar tabu, por ja që arrin t’I sjellë në public në trajtën më të bukur përmes poezisë erotike,Vlora Nikçi.

Simbas , ambasadores Çitaku, : “Vlora( Vlora Nikçi) as edhe një herë nuk ka ngurruar, që tema të këtilla për dikë, që janë konsideruar tabu, t’i sjell në hapësira publike – dsikurisin e saj public në trajtën më të bukur, duke nxitur madje edhe debat. Ngase, duke nxitur debat, ajo bënë hapjen e debatit në public, i cili është dhe një nga funksionet themelore të çdo krijimtarie artistike”. 

Promovimin e këtij libri e moderojë Besa Gashi Xani, e cila tha se ishin mbledhur në promovimin e një libri shumë të veçantë, të cilin ajo e quajti të parin e këtij lloji .

 “Libri “Kangë Popullore Erotike”, është jo vetëm një risi e këndshme për të gjithë ne, por edhe një shkas për të nderuar punën letrare të autores, zonjës Vlora Nikçi”, u shpreh artistja kosovare Besa Gashi – Xani

 Duke ftuar protagonisten e kësaj veprimtarie, aktoren dhe autoren e librit Vlora Nikçi, moderatorja u shpreh se të gjithë jemi të ngazllyer të dëgjojmë nga vet autorja e idesë së botimit të librit. diçka…..

Artistët treguan se me interpretimin e tyre jo vetëm aktrojnë - por edhe dinë të promovojnë krijimtarinë dhe veprat.

 Aktorët Shpend Xani dhe Vlora Nikçi me interpertimin e brilnatë të poezive nga libri "Kangë Popullore Erotike", dhuruan të pranishmëve një kënaqësi të veçantë, së bashku me aktorët Erjeta Cufaj dhe Armend Baloku i cili është edhe bashkëshorti i autores së librit – Vlora Nikçit.

Ajo që gazetarët e quajnë “Qershia mbi Tortë” në këtë promovim ishte vet autorja dhe artistja nga Kosova, Vlora Nikçi, e cila si e cekëm më lart e ka ndarë jetën e saj mes Prishtinës dhe Nju Jorkut.

“Duket sheshit se neve shqiptarëve na bëjnë bashk dy gjana, Pushka dhe Dashnia.”

 Mbasi drejtojë një faleminderim të thellë për fjalet e mira dhe pritjen mbresalënëse, për ambasadoren Teuta Sahatqia dhe ekipin e saj fantastik po ashtu të kësaj konsullate(stafin diplomatic), faleminderoj ambasadoren Vlora Çitaku që erdhi enkas për promovimin e librit dhe fjalët inkurajuese.

Dhe, vazhdojë : “Sot jam e emocionuar pikerisht sepse jam para jush, ku po shoh njerez qe kan kontribuar shume per çështjen shqiptare. Une jam rrite më punen tuaj, e cila ska te ndalur as sot. Sa i përket librit “Kangë Popullore Erotike” dua të flas pak fjalë, meqe e di se për secilin prej jush ky liber vec është i afert, sepse këto poezi rrjedhin nga populli ynë, andaj dhe quhet “Kangë Popullore Erotike”.

 Edhe unë si e re i njoh mirë këto kangë. 

Por gjithnjë kam mënduar se gjithkush i di këto dhe nuk është diqka risi. Fillova t’i ndajë më disa miq dhe nga reagimi i tyre e pash, se këto kangë kan nevojë të botohen sepse jo gjithkush i di. Në fillim i mblidhja për dëshiren time, pastaj vëndosa ti botoj. Fillova ti mbledhë fillimisht nga gjyshja ime, te ciles edhe ja kam kushtuar librin, e përmes saj këtë liber ja kam kushtuar çdo gruaje fisnike të asaj kohë, që ka ditë kaq bukur t’i këndoj dashurisë. 

Kangët i mblidhja nëpër fshatra të thella të Rugovës dhe më tej, meqe kanga nuk njeh kufi. I inqizoja duke kënduar zonjat mbi moshen 80 vjecare, te cilat më pak përpjekje timen nuk hezituan të na i japin ato. Pastaj fillova të takohem më doktorret e folklorit tonë dr. Rrustem Berisha dhe dr. Sadri Fetiun, ku nga ata e mësova të vërtetën e hidhur lidhje më këto kangë. 

E vërteta është se, Instiuti Albanologjik i Prishtinës, pikërisht nga këta dy personalitete, në vitin 1979 dhe 86 kan botuar dy libra më Këngë Dashurie I dhe II, në të cilat përmbledhje ka varjante, por edhe mungojnë shumë kangë erotike te trevës se Rugovës. 

Sipas doktorit të folklorit z. Rrustem Berishes, kangët e librit tim janë më te lirshme, andaj edhe është hap i guximshem dhe i pari, titulli i librit. 

Ndjehem e priviligjuar që recenzent te librit tim jan këta dy doktorr të respektuar, ku puna e tyre është vertet e madhe, e cila numron rreth 40 vepra te rëndësishme për gjuhen dhe folklorit tonë. Do te doja te flas pak për dallimin mes kangës erotike dhe atë pornografike. Nuk i vé faj atij që i përzien sepse këto libra kan munguar në vendin tonë. 

Kurse vendet tjera, qoft edhe fqinjet tan, këto kangë i kan të botuara para më shumë se 100 vite. - Erosi, pra Erotika, vjen si kuptimi i ndjenjës, është sinonim i dashurisë , gjë që Pornografija nuk ka të baj më dashurinë. Krijimet më përbërës pornografik ka edhe folklori shqiptar, por ato nuk janë këngë që kan melodi e që këndohen, por përformohen në forma të caktuara recitative. 

- Kangët e dashurisë-erotikes, i përkasin lirikës së mirëfilltë popullore. Ato u kushtohen ndjenjave njerëzore. Pra kemi të bëjmë më ndjenjen shpirtërore e fisnike të njeriut, prandaj është ruajtur në kujtesë njërëzore për shumë vite e shekuj. – 

Në folkorin shqiptare këngët e dashurisë (erotike) paraqesin vlera të veçanta poetike. Ne e dijmë se fqinjet tan po bëjnë një punë të pa lodhur që t’i përvetësojnë kangët tona kreshnike, prandaj nëse ne nuk i botojmë gjitha pasurit tona popullore duke perfshirë edhe kangët erotike, jemi ne rrezik ti humbasim ato. 

Njerëzit e fushës e quajnë hap të guximshem botimin e këtij libri pikërisht sepse është botuar nga një femer, pasiqe për ne femrat shqiptare kjo temë është trajtuar sikur temë e turpshem dhe e dyta është se disa nga këto kangë, arrin deri në kufijt e erotizmit të skajshëm gjë që na ka munguar. 

Këto kangë jan të gjalla, jetë e jetuar natyrshem nga burra dhe gra te dashuruar lirshem, prandaj edhe janë përcjellë brez pas brezi si krijime poetike popullore, si vlera të mirëfillta të artit tradicional të popullit tonë.”

Vlora, nuk eshte hera e pare qe eshte e pranishme në New York me aktivitetet e saj artistike. Aktivitetet e saj në fushen e teatrit jane te njohura për publikun shqiptaro-amerikan për vite më radhe. Po ashtu realizimi i emisionit udhetues “V&A Trip” i realizuar në SHBA më personalitete te jashtezakonshme shqiptare. ajo njihet edhe si ideatore e themelimit te fshatit turistik “NMAL” i cili eshte më arkitekture malore amerikane, te realizuar në Kosove. 

Po ashtu organizatore e shume evenimenteve te ndryshme ne te cilat figura publike takohen dhe shkembejne mendime e pervoja. Organizatore e “Canvas Meeting” te cilen organizon në Bjeshket e Nemuna vite për vit.

 Po ashtu organizatore e “Te festojme duke kujtuar” takim ky qe mbahet më rastin e 28 Nentorit dites se flamurit, në te cilen marrin pjese femra te suksesshme shqiptare gjithandej botes. 

Prandaj kjo jo vetem se fuqizon kulturen shqiptare në SHBA por edhe mbeshtete dhe keshillon te rinjet te cilet merren me fushen e kulture, çka e bene ambasadore te kultures shqiptare në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat