Flamuri i shtetit të Kosovës ngritet në qendër të Çikagos

Amerika

Flamuri i shtetit të Kosovës ngritet në qendër të Çikagos

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Foto arkiv

Dita e pavarësisë së Kosovës në 12-vjetorin e lirisë dhe të shtetit sovran,po kremtohet në të gjitha qytetet në Amerikë,atje ku jetojnë dhe punojnë shqiptaro-amerikanët e hapësirës etnike në Ballkan.Në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë,që tashmë është bërë traditë e aktivitetit kombëtar,sot në qendrën Richard J.Daley në Çikago u ngrit Flamuri i shtetit të Kosovës.

Dihet nga kronikat historike se tash e një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka qendruar në krah të atdheut shqiptar dhe për tokën më të dhimbshme të pushtuar nga regjimi i Serbisë,ku,përmes protestave dhe të veprimtarisë kombëtare në takimet më senatorë e kongesmenë dhe me administratat e presdentëve në Washington,patën kërkuar që të shpetojnë dhe të ndihmojnë shqipatrët për aspiratën shekullore për liri dhe pavarësi në tokën etnike.

Për çështjen e Kosovës,në 12-vjetorin e lirisë dhe të pavarësisë,shqiptaro-amerikanët në Çikago nisin mesazhin që pushteti aktual dhe institucionet e jetës paralamentare dhe të qeverisë në Prishtinë,në frymën e unifkimit kombëtar dhe demokratik të bëjnë kornizat për të ardhmen e shtetndërtimit të Kosovës me standardet e BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën.

Flamuri i Kosovës do të qendrojë përballë falmurit të shtetit të Ilinosit dhe Amerikan në qendsrën e njohur në Çikago,ku do të parakalojnë dhe do të shohin nga afër miqësinë që ka Amerika me shtetin e Kosovës, u tha nga të pranishmit në këtë manifestim të udhëhequr nga kryetari i KSHA-së Gjoneto Harusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat