Takim i lidershipit të Vatrës me zyrtarët amerikanë në Departamentin e Shtetit

Amerika

Takim i lidershipit të Vatrës me zyrtarët amerikanë në Departamentin e Shtetit

Nga: Beqir Sina, New York Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Takim i lidershipit të Vatrës me zyrtarët e amerikanë në Departamentin e Shtetit

Presidenti i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA Elmi Berisha vizitoi në vizitën e pare zyrtare - Departamentin Shtetit – gjegjësisht dy oficerët e përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën, z. Keith West dhe z. Ilan Goodman, thuhet në një njoftim në statusin e Vatrës, raporton Bota sot nga New York.

Por, në njoftimin e Vatrës, nuk thuhet se në çfarë kuadri është bërë vizita në Departamentin e Shtetit – dhe fetsa për takim e kujt ka qenë. Megjithatë, Vatra thotë se nga ky takim zyrtar dy oficerët e përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën, z. Keith West dhe z. Ilan Goodman - theksuan mbështetjen e forte, të këtyre zyrave për promovimin e interesave amerikane për çështje të integrimit dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e mundësive ekonomike, të të dy vendeve.

Kryeredaktorja e seksionit anglisht të gazetës Dielli, Rafaela Prifti, shkruan se Presidenti Elmi Berisha, shprehu me këtë rast rolin e rëndësishëm të Federatës Vatra, si një institucion shumë i respektuar i diasporës shqiptare, për më shumë se një shekull - që është i gatshëm të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, kudo që janë ; “Duke u bërë avokatia e çështjes shqiptare, në SHBA, Vatra, e kolosove të kombit tone, do t’a shohë çdo çështje shqiptare, me një përgjegjësi të lart kombëtare – Dhe, çështja shqiptare do të jetë një nga pikat kryesore të programit të saj – ashtu si e ka quajtur kryetari i ri si : “Vatra e Shekullit 21-të” , një program i paraqitur në Konventën e Miçiganit në janar nga zoti Berisha, shkruan editorja e gjuhës angleze Rafaela Prifti.

Më pas në këtë njoftim Rafaela Prifti, Shefe e Avokatisë në Bordin e Drejtorëve dhe Redaktore e gjuhës anglez të Diellit, thotë se në takimin me dy oficerët e përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën, z. Keith West dhe z. Ilan Goodman, delegacioni i Vatrës, përbëhej nga Pashko Camaj, Nënkryetar për Programin e Përfaqësimit të Komunitetit, Besim Malota, Nënkryetar për Çështjet Organizative, Merita McCormack anëtare e Bordit Ekzekutiv të Vatrës dhe koordinatore e takimit,.

Bëhet e ditur se delegacioni i Vatrës, ka falënderuar mikëpritësit – në Departamentin e Shtetit për takimin shumë të rëndësishëm, duke forcuar me këtë rast edhe ato lidhjet e hershme të Vatrës me Washingtonin, por edhe duke treguar atë përkushtimin e brezave të anëtarëve të Vatrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat