DioGuardi dhe Lobi Shqiptar në SHBA: Ideator, iniciator, promotor dhe gardian i çështjes shqiptare në Uashington DC

Amerika

DioGuardi dhe Lobi Shqiptar në SHBA: Ideator, iniciator, promotor dhe gardian i çështjes shqiptare në Uashington DC

Nga: Hafiz Shala Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:59
Hafiz Shala

Për herë të parë në vitin 1984 zgjidhët nji shqiptaro amerikan nga Partia Republikane në Kongresin Amerikan në Distriktin të kontrolluar nga demokratët për më tepër së 50 vite.

I lindur në Bronx, New York, nga babai shqiptar dhë nëna italiane, i pa eksperiencë në politikë por Kontabilist i Qërtifikuar i rrallë më këtë profesion në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Është nji storje interesante së si zoti DioGuardi i zbulojë rrënjët e tijë shqiptare.

Në vitin 1985 në celebrimin e 45 vjetorit të lindjës, rrënjët shqiptare i zbulojë gjatë tubimit më përkrahësit shqiptar, për t’u zghedhur për Kongres, kur, Joe Sr.(babai) 72 vjeqar bisedonte shqip më motren e re në prezencën e shqiptarve ku Jou mbeti i mahnitur së babai i fliste shqip duke e pyetur babain së, edhe une qenkam si këta, pra shqiptar që, faktikishtë e zbulojë origjinën e tijë të vërtetë.

Babai i cili migrojë në SHBA me 1929, kishte lindur në fshatin Greqi ( afër Napolit), fshati ma i vjetër shqipfolës në Kalabri siq e quan vetë Jou, Kalaja Arbëria.

Gjatë lobimit të shqiptaro amerikanve në Shtetët e Bashkuara, e adoptuan zotin DioGuardi për Kongresmen të tyre që ti përfaqësojë në kërkesat etyre në mbrojtje të drejtave njerzore e humane në ish Jugosllavi.

Në vitin 1986, pas lobimit të gjatë të shqiptarve anë e mbanë SHBA-ve, zoti DioGuardi e paraqiti Rezolutën e parë (H.Con.Res. 358) në mbrojtje të drejtave të shqiptarve në ish Jugosllavi në Kongresin Amerikan, ndërsa në ditën e dytë Senatori Bob Dole nën ndikimin dhë përkrahjen e DioGuardit, paraqiti të njejtën Rezolutë në Senatin Amerikan ( S.Con.Res.150).

Më këtë rast, pas befasisë për këto Rezoluta në përkrahje të shqiptarve, reagun lobet rusogreke duke e sulmuar zotin DioGuardi si provokator duke tentuar që nën presionin e Departamentin e Shtetit t’i ndalojnë dhë mos t,i pranojnë këto Rezoluta.

Ishte angazhim për 12 muaj të zotit DioGuardi për t’i bindur 100 Kongresmen në përkrahje të kësajë Rezolute.

DioGuardi, në vitin 1986 rizgjidhët përsëri në Kongres më mandat dyvjeqar sipas Kushtetutës amerikane të paraparë për zgjedhje të Kongresmenit.

Më 1987, DioGuardi dhë Bob Dole, paraqesin Vërzionin e zgjëruar të Rezolutës për shqiptarët e Kosovës, ( H.Con.Res. 162), Drejtësi për shqiptaret më përkrahjen e 57 Kongresmenve. Të njejtën e bëri Senatori Bob Dole në Senatin Amerikan duke e nxjerrë Rezolutën( S.Con. Res. 150).

Në korrik të vitit 1987, Millosheviqi vjenë në pushtet i cili kontrollonte pushtetin por edhe partin komuniste. Fillojë të promovojë agjendën e tijë në Uashington kundër DioGuardit duke insistuar përkrahjen  nga kolegët Amerikan, Henry Kissinger( ish Sekretari i Shtetit), Larry Eagëlburger( ish Ambasador në ish Jugosllavi), Mssrs. Brent Scowcroft dhë Scanlon( ish zyrtar i Departamentit për ish Jugosllavi), Kongresistja nga shteti i Meryland, Helene ( Delich) Bently, më origjinë serbe, një nacionaliste serbo amerikane e përkrahur nga Lobby Grek, duke e përfshirë Senatorin Paul Sarbanas nga shteti amë i Helen Bentleyt, Kongresmeni Jim Moody, më nji përkrahje të serbve në Kongres.

Departamenti i Shtetit nën presionin e Lobit Grek dhë ish kolegve dhë miqve të Millosheviqit që punojshin pa ndërpre në prapavijë, më qëllim të dominimit serb mbi ish Jugosllavi dhë ta denoncojnë zotin DioGuardi dhë qeshtjën shqiptare për të drejtat e njeriut, duke i akuzuar shqiptaret e Kosovës për krime ndaj popullatës së atjeshme serbe.

Më mirekuptimin ndaj qeshtjës shqiptare dhë respektin dhë besushmërinë ndaj DioGuardit në bazë të provave të cilat bindshëm I paraqiste në seancat e Kongresit, më aprovimin dhë përkrahjën e Kongresmenit Demokrat më origjinë italiane, Dante Fasceli(D. nga Florida), Kryetar i Komitetit për të Drejtat e njeriut  dhë të nenkryetarit të po këtijë Komiteti, Kongresmeni Gus Yatrom( D), avansuan duke bërë thirrjë për organizimin e nji degjimi ( hiringu) të parë më  Rezolutën e tijë duke ekspozuar haptas abuzimin barbarik nga ana serbve ndaj shqiptarve të pambrojtur të Kosovës.

Pas përfundimit të  mandatit të dytë, zoti DioGuardi, nuk ja delë të rizgjedhët përseri i cili humbi nga nga ish Sekretarja e Shtetit të New Yorkut, nji multimilionere demokrate, Nita Lowey, më qrast humbi ulsën në Kongres më nji dallim shumë të vogël votash. Ishte befasi për të gjithë, por ma së shumti për shqiptarët dhë njiherit zhgënjim i thellë.

Të njejtin vit në dhjetor, e formoj Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane Labi i parë shqiptar dhë i vetmi i regjistruar pranë Administratës Amerikane në Uashington DC.

Ky ishte vetëm fillimi i sagës së Labit shqiptar i cili më tërë kapacitetin dhë më ndihmën financiare të bashkëstdhetarve dhë aktivistëvë në lobimin për qeshtjen shqiptare, nën udhëheqjën e zotit Josef Jey DioGuardit i cili per tri dekada nuk u ndal në përpjekjet për të drejtat e shqiptarve deri të kurorizimi  më Pavarësinë e Kosovës.

Pa qëllim që të lëshohem, në detale si njeri ndër bashkëpunëtoret ma të afërt të zoti DioGuardi në cilësinë e Anëtarit të Bordit, qëllimi është që të paraqitet nji pjesë nga kontributi i Lobit Shqiptar në SHBA në intërnacionalizimin dhë senzibilizimin e qeshtjës shqiptare pranë popullit dhë Administratës Ametikane për afër tri dekada.

Zoti DioGuardi në ëmër të Lobit, i pari e sjelli Presidentin Rugova më grupin e intelektualve në darkën e njohur të Sherstonit më 1990 dhë takimet e tijë më Kongresmen e Senator, Departament të Shtetit dhë organizmat tjerë të shtetit Ametikan.

Që në start, gjatë kontakteve më Kongresmen, Senator dhë zyrtar të Departamentit të shtetit, si intelektual, vizionar dhë synim të drejtë për të krijuar miqësi tëpërhetshme më SHBA-t, fitojë sipati, përirahje dhë ndihëm në futjën e qeshtjës shqiptare dhë asajë kosovari në veqanti në agjendat prioritare të Kongresit, Senatit dhé, Departamentit të shtetit Amerikan.

Pra, më të drejtë mundë të thuhet së zoti DioGuardi është i pari që i hapi dyert e qeshtjës shqiotare para organevedemokratike e shtetërore amerikane.

Më siguri së, kontributi i  zotit DioGuardi dhë, që nga viti 1994 edhe zonjës Sherley Cloys Diguardi, e cila vullnetarishtë si nji humaniste dhë më prevojë në shumë shtete të botës, posaqërishtë në Indonezi më nji eksperiencë në marrëdhëniet ndër etnike, ishtë nji dhurstë sikur nga përendia e cila në rastët të veqanta ishte brilante në krah të shqiptarve dhë të drejtave të tyre e cila u caktue në pozitën e Këshilltare për Qeshtje të Ballkanit në Lobin Shqiptar, ku, lirishtë mundë thuhet së në bazë të gjithë kësajë e zënë nji vënd shumë të rëndëdishëm në formimin e shtetit të Kosovës, nga ana e  Ligës në krye më DioGuardët.

Përderisa UQK-ja luftonte në vijat e frontit ballë për ballë më forcat ushtarake policore e paramilitare serbe, Lobi shqiptar, e afirmojë këtë luftë si qlirimtare të drejtë në mbrojtje të pragut të shtepisë, Lobi shqiptar ja hoqi nga barra akuzën gjoja si “organizatë teroriste ecila në bazë të propaganndësm serbe siq ishte rasti më Ambasadorin Gellbard kur zonja DioGuardi ju konfrontue drejtëpërejt duke ja plasur në fytyr gjatë nji degjimi në Kongresi së, : nese Ushtria Qlirimtare e Kosovës është teroriste, zoti Ambasador fute edhe emrin tim në atë listë.

Ishte nji shok bllok për të dhë propagandën serbe ku, përmes deshmive më foto e video, që nga sulmi I parë mbi Likoshanin në vitin 1998, më pamje trishtuese nga masakrat e civilve gra, burra, fëmijë e pleq të paarmatosur.

Më siguri së mbi veprimtarin lobiste Lobit Shqiptar në SHBA por jo vetëm në ShBA por që nga Alaska deri në Australi dhë Zelandën e Re, dhë shumë shtete evropiane, valavitej flamuri kuq e zi nëpër demonstrata të organizuara dhë të udhëhequra nga zoti DioGuardi e zonja Sherley Cloys DioGurdi, që nga Uashingtoni para Kongresit, Senatit, Departamentit të Shtetit, e Shtepisë së Bardhë, pér ta vazhduar para OKB-së duke marshuar më mia shqiptar nëpër Avenuen e 5stë njera ndér ma të frekuenturat dhë bizneset ma të mëdha amerikane.

Zoti Dioguardi, për veprimtarin Lobiste u dekorue nga Presidenti Rugova, i cili kur e rëndojë smundja e thirri zotin DioGuardi që ta marrë këtë mirënjohje duke i thënë adhtu siq ai e quante, Jozef, të lutëm,eja se une nuk jamë në gjendje të mirë shendetëdore, prandaj deshirojë ta dorëzojë përsonalishtë. Dhë, DioGuardi shkojë bashkë më bashkëshortën, Sherley Cloys DioGuardi në shtepinë e tijë në Velani ku e pranojë më kënaqësi, të cilën e mbanë në mesin e shumë mirënjohjeve dhë dekoratave.

DioGuardi u dekorue edhe më nji dekoratë nga Presidenti Thaqi e cila ma së paku shpreh meritat për  veprimtarin e vërtetë dhë kontributin e tijë në pavarëdinë dhë shtetëndërtimin e Kosovës për tri dekada, prandaj, as që e ka pranue.

Nji ditë, anipse më vonesë, zotit DioGuardi, duhët ti kushtohët kujdesë më mirënjohje ma të lartë ndoshta më emërtimin e ndonji sheshi, rruge apo institucioni më emrin e tijë si njeriu që bëri aq shumë për qeshtjën shqiptare në tërësi, e ate kosovare në veqanti sa që Presidenti Rugova më nji rast patë thënë: “ Zoti DioGuardi për Kosovën, ka bërë ma shumë së sa nji shtet”

Shpresojë në mirëkuptim pasi të këtë nji njohuri ma të gjërë për të dhë Lobin, ndoshta përmes historikut që i posedonë dhë Lobit nëpërgjithësi, duke botuar librin i cili bashkë  më thesarin dhë deshmit që zoti DioGuardi i posedonë, ai ndoshta do të vëndosë së cilit muzeum do te ja dhurojë.

Ky shkrim, nuk e paraqet as 00.5% të historisë së Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane apo siq e quajmë më mburrje : Lobi Shqiptaro Amerikan.

Shpresojë së, institucionet e Kosovës, nji ditë do ta vlerësojnë punën e lobit shqiptar e posaqërishtë Kryetarit të sajë zotit DioGuardi që ta vëndosë në piedestalin e merituar krahas atyre që luftuan nën uniformëdhë duelën fitues, po ashtu, zoti DioGuardi e fitojë luftën politike në njërën nga qendrat ma të fuqishme të botës, Shtetët e Bashkuaratë Amerikës dike e krijuar nji miqësi të përjetshmë.

Thank you Mr.& Msr. DioGuardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat