Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, kremtoi përvjetorin e 12-të, të Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, kremtoi përvjetorin e 12-të, të Pavarësisë së Kosovës

Nga: B.S Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, me komunitetin Shqiptar Amerikan - me rastin e shënimit të përvjetorit të 12-të të Pavarësisë se Kosovës, organizoi një pritje, në njërin prej ambjenteve të Hotel Radisson në qendër të New Yorkut.

Ne këtë pritje festive morën pjesë dhjetra vetë - veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga zona e Tri-Shtetshit, diplomat të ftuar nga kori diplomatik i vendeve të huaja të akredituar në New York, kryetar të organizatave dhe shoqatave, përfaqësues të biznesit, dhe të komunitetit të artistëve, student nga shkollat e larta amerikane.

Përfshirë Ambasadoren e Shqipërisë, pranë Kombeve të Bashkuara - Besiana Kadare, dhe diplomatët e Misionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkauara, Atashe ushtarak  Ilir Qeriqi, dhe Lulzim Krasniqi - Atesheu policor, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington.

Hapja zyrtare e kësaj pritje, u bë nga mikpritsja Ambasadorja Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e pa-zëvendësueshme të diasporës për Kosovën. 

Për këtë event vjetor – Ambasadorja Sahatqija, shkruajti në statusin e saj në rrjetin social Facebook, se pas pjesës së parë diplomatike, filloi pjesa e dytë në përkujdesjen e Kryetarit të Këshillit të Diasporës, zotit Mark Gjonaj, dhe shoqatat shqiptare në New York, pjesë kjo që amabasdorja  Sahatqijatha se "ne ishim në cilësi të mysafireve, me pjesmarrje të madhe të bashkëkombasve, të muzikës popullore dhe tonet e ngrohta kombëtare.”

Po ashtu, ajo në llogarinë e saj sqaron se kjo ishte hera e parë e një bashkëorganizimi dy pjesësh të kremtimit të pavarësisë së Kosovës,  Konsullatës dhe Komunitetit Shqiptar.

Ndërkohë, mikëpritjsja e kësaj feste në emër të stafit diplomatic, (Albana Bylykbashi, Butrint Ymeri, Ines Demiri, Lulëzim Krasniiqi, dhe pjestarët e tjer, të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës ) në po të njëjtën status të saj në rrjetin social Facebook falenderoj nga zemra Z.Mark Gjonaj për bashkepunim duke shtuar :

“Si dhe sponzorët e shumtë pa të cilet ky event, nuk do të kish pasë mundësi të behët:

Elio H Ahmetaj “Allora restaurant”, Ramiz Kukaj “Çka ka Qëllu”, Rrustem Gecaj “Stone Castle”, Faik Mexhuani “Golden Eagle” edhe shumë e shumë të tjerët që mundësuan këtë ngjarje” shkruan në llogarinë e saj Ambasadorja Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithshme e Kosovës, në New York, .

Si gjithmonë në festa të tilla këtë kremtim e bëri edhe më të bukur muzika shqiptare. 

E cila kësaj radhe ishte në interpretim e Vokalistit të njohur  Ergin Oda, me këngëtare Mira Konçi, dhe në piano Elona Muça - me këngë arbëreshe, këngë të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme, këngë të  këngëtarës së madhe, “Bilbilit të Kosovës” , Nexhmije Pagarushës, e cila u nda nga jeta në moshën 86 vjeç.( Nexhmije Pagarusha do të mbahet mend për zërin e mrekullueshëm që i dha emrin “Bilbil i Kosovës” dhe për disa prej këngëve që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri; “Zambaku i Prizrenit”, “Baresha”, “E dehur jam”, e të tjera.)

Mbas intonimit të Himnit të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, një skuadër e unifromave blu –  shqiptaro amerikan këta pjestar të Shoqatës “NYPD Illyrian Society”, në mënyrë ceremoniale, parakaloi para të pranishmeve me flamujt, e NYPD, New York State, SHBA dhe Kosovës, duke nderuar këtë festë të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në SHBA, Ambasadorja Teuta Sahatqija , fjalimin e saj përshëndetës e nisi me një vlerësim për rolin dhe kontributin historik të diasporës shqiptare në SHBA për Pavarësinë e Kosovës.

Duke thënë: “Diaspora shqiptare ishte ajo që na mbajti gjallë shpresat për liri, edhe atëhere kur Kosova, po përjetonte aparteidën e fundit në mes të Evropës. Diaspora ishte me ne kur regjimi kriminal serb i Milosheviçit, drejtoi spastrimin etnik dhe genocidin kundër popullatës shqiptare të Kosovës. Në, vitet e 90 populli i Kosovës, tregonte historinë e shtypjes, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të vrasjeve në Kosovë, ndërsa ju – diaspora para Kombeve të Bashkuara në New York, Senatit e  Kongresit amerikan, në Capitol Hill, dhe para Shtëpisë së Bardhë, treguat se Komuniteti shqiptar ishte zëri I popullit të Kosovës, kur Kosova nuk e kishite zërin. Pra ju u bëtë mbështetje dhe krah i Kosovës” tha ajo.

Më 17 shkurt 2008, Parlamenti shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. 

“Ishte një nga ditët më të ftohta që mbaj mend,” kujtojë në fjalën e saj Sahatqija, “njerëzit ishin nëpër rrugë duke mos vërejtur të ftohtin jashtëzakonisht të madh, duke dëshmuar lindjen e shtetit tonë, duke jetuar ëndrrën, duke qenë të vetëdijshëm për shumë gjenerata, që nuk bënë të shohin lirinë dhe shtetësinë e Kosova, duke qenë mirënjohës për kontributin e tyre”.

Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës,  gjatë fjalës së saj përshëndetëse, po ashtu tha se i jemi Mirënjohës për Presidentin Historik Ibrahim Rugova, për sensabilizmin dhe rezistencën paqësore, për sakrificën sublime heroit legjendar Adem Jashari, dhe për luftëtarët e UÇK-ës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ndihmën e SHBA dhe Natos,  të gjitha atyre vendeve që ndaluan genocidin dhe ndihmuan për të sjellë lirinë dhe paqen në Kosovë. 

“Sot ne festojmë 12 vitet e Pavarësisë së Kosovës të rrethuar me shumë miq, duke festuar shumë suksese, duke qenë të vetëdijshëm për shumë sfida dhe një punë për të bërë para nesh.Kosova, sot është një anëtar i respektuar i bashkësisë ndërkombëtare që i jep vlerë paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë. Kosova, sot është e arritjeve të sportit, muzikës, artit në botë. Biznesi modern kossovar po gjen rrugën e tij drejt tregjeve të reja për produktet e tyre, qoftë IT, shërbime, mobilje me cilësi të lartë, turizëm, miniera apo produkte bujqësore. Sportistët nga Kosova, sot e kan ngritur nivelin shumë lart të xhudos në botë.Lojtarët e futbollit kosovar, shumica prej tyre fëmijë refugjatë në 1999, po bëjnë krenarë ekipet më të mira të futbollit në botë. Dhe, këngëtarët më të mirë të muzikës zhanrreve të ndryshme në botë janë vajza krenare kosovare, si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj.”

Në pjesën e dytë të kremtimit të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës,  përshëndetën kryetari i KKD, Mark Gjonaj dhe Kryetari i Shoqatës “Atlantiku” Gani Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat