24 Shkurt: 18 Vjetori i Shoqatës «Bijtë e Shqipes» Philadelphia

Amerika

24 Shkurt: 18 Vjetori i Shoqatës «Bijtë e Shqipes» Philadelphia

Nga: Elmir Siqeca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:55
18 Vjetori i Shoqatës «Bijtë e Shqipes» Philadelphia

PHILADELPHIA PA :  Sot eshte 18  vjetori i krijimit te shoqates "Bijte e Shqipes" Philadelphia. Shoqata u krijua me date 24 Shkurt 2002. Keshilli drejtues i shoqates falenderon te gjithe anetaret e saj nder vite, dhuruesit, mbeshtetesit dhe miqte tane te shumte. Puna e tyre vullnetare, kontributi financiar dhe mbeshtetja e tyre e vazhdueshme kane bere qe kjo shoqate te rritet e te zgjerohet nga viti ne vit; te zhvilloje me shume veprimtari patriotike dhe social kulturore; te hapi shkollen Shqipe "Gjuha Jone" per t'u mesuar femijeve tane gjuhen e bukur shqipe, historine, kulturen, kengen, vallet dhe traditat e kombit tone; t'u gjendet me prane komunitetin shqiptar ne hidherime e gezime, te ngreje me lart vlerat e kombit tone. 
Se bashku mund te bejme me shume!

Nje pershendetje me kete rast shkon per anetaret e pare te shoqates, disa nga te cilet vazhdojne te punojne palodhje akoma.
Besnik e Elvira Budo, Bedri Buzi, Edlira Budo,Ilir & Elida Meçaj, Llazar Gode, Llazar & Tatjana Vero, Laureta Petoshati,
Petrit & Fotika Disha, Sotiraq Pema, Spiro & Adile Ndrio Vlashi & Yllka Fili, Viktor & Greta Furxhi, Sotiraq Voda

Nje pershendetje e vecante me kete rast shkon per z. Benjamin Risilia dhe te ndierin z. Hasan Risilia qe me kontributin e tyre financiar i dhane shoqates ndertesen e pare per shkollen shqipe. Dy fotot e meposhtme jane marre nga veprimtaria e zhvilluar me date 26 Nentor 2019 per festen e pavarsise se Shqiperise ku nje ndër veprimtarite kryesore eshte ngritja ne menyre ceremoniale e flamurit tone kombetar ne Bashkine e qytetit te Philadelphia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat