Promovimi i Shqipërisë turistike në New York

Amerika

Promovimi i Shqipërisë turistike në New York

Nga: B.S Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:54
Foto

 Adriatik Tours LLC “Shqipëria, prej se kur u prezantua për herë të parë në Nju Jork, në panairin e “New York Travel Show, e vizituan 148 turista Amerikan, një shifër kjo që ka ardhur në rritje, ku vitet e fundit më shumë se 3 mijë vizitor nga SHBA shkuan për pushime në Shqipëri” 

Për të 17 vitë me rradhë në metropolin e botës qytetin e New York-ut, u organizua një nga panairet më të mëdha për Amerikën e veriut dhe Kanadan.

 Panairi New York Times Travel 2020, ndoshta është edhe më i madhi në botë. Mbasi vetëm për këtë vitë, simbas të dhënave zyrtare, ai ka arritur të mbledhë 745 agjensi turizmi, nga 170 vende të planetit – 

Midis këtyre 745 agjensive të turizimit elitar botëror, për të tretën herë në radhë po merr pjese dhe një kompani lidere shqipetare, e industrisë së turizmit nga Durrësi Shqipëria “Adriatik Tours LLC”

Sukseset e ketij panairi maten në të gjithë botën mbi statistikat e turizmit të çdo vendi pjesëmarrës – të publikuara ato në gazetën New York Times, por simbas vendeve të tyre edhe blogjet e broshurat e ndryshme nga e gjithë bota,të cilat  japin statistikat e tyre.

Flora Xhemani – Baba e cila është Drejtore Executive e revistës më prestigjoze në Shqipëri, për turizmin shqiptar,  Travel Magazine - shkruan në statusin e saj për  panairin e “New York Times Travel Show” se : « Për të tretin vit radhazi Shqipëria prezantohet në Nju Jork, me të vetmin tur operator shqiptar Adriatik Tours, ndërkohë, që interesi i amerikanëve për të vizituar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit është rritur ndjeshëm. Që nga viti 2017 Adriatik Tours i ka sjellë Shqipërisë më shumë se tremijë turistë amerikanë të nivelit me pesë yje.  - Faleminderit për bashkëpunimin me Travel Magazine!” shkruan Travel Magazine.

Pra, shifrat janë ato që flasin për rezultatin që ka marr Shqipëria, me axhensinë turistike Adriatik Tours LLC,  duke marr si shembull tre vitet e fundit me turistët nga Shtetet e Bashkuara që vizituan Shqipërinë.

“Shqipërin, prej se kur u prezantua për herë të parë në Nju Jork, në panairin e “New York Travel Show, e vizituan 148 turista Amerikan, një shifër kjo që ka ardhur në rritje, ku vitet e fundit më shumë se 3 mijë vizitor nga SHBA , shkuan për pushime në Shqipëri” thotë Adriatik Tours në Durrës.

Ku merita dhe suksesi i Shqipëris në panairin New York Travel Show, është dukshëm i pranishëm - gjegjësisht me agjensin Adriatik Tours LLC. Mbasi është ajo të paktën deri tani që e rriti interesin e vizitorve amerikanëve për të vizituar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në mënyrë mjaft të të ndjeshëme. Duke dërguar atje nga viti 2017 më shumë se tremijë turistë amerikanë të nivelit me pesë yje.

Për më tepër për panairin Nju Jork Travel Show dhe axhensisë turistike Adriatik Tours LLC, gazeta Bota sot nga Nju Jorku, foli me menaxheren e Adriatik Tours, Nevlia Dudaj

Juve e keni pjesëmarrjen e tretë në këtë panair ndërkombëtar të turizmit, “New York Travel Show” një nga më të mëdhat. Mund të  na thoni disa detaje rreth agjensis Adriatik Tours LLC – dhe pjesmarrjes suaj në këtë panair? 

Nevila : Adriatik Tours është agjensia e cila është hapur në Amerikë në vitin 2017, ku ne po punojmë për të promovuar paketa të ndryshme për të vizituar Shqipërin.

Kryesisht agjensia Adriatik Tours LLC është hapur edhe si zyrë e shitjes së paketave turistike për Hotel Adriatik që ndodhet në Durrës. 

Hoteli me 5 yje luksoz i vendosur në Durrës buzë Adriatikut(në palzhin e rërës vetëm 50 metra larg valve të detit). Atje gjithashtu kemi dhe një agjensi Adriatik Tours që operon brenda në Hotel Adriatik, dhe kjo agjensi i shërben klientëve.

Ndërkohë, që nga kjo agjensi në Connecticut – West Hartford, rekomandojm turistët nga Amerika dhe jo vetëm kaq por edhe nga e gjithë bota, që shkojnë për të vizituar Shqipërinë.

Si veproni më konkretisht ….?

Nevila: Ne përgatisim ture të ndryshme dhe ky është viti jonë i tretë në pjesëmarrjen tonë në New York Taravel Show.

Ku mund të them se së fundmi ne po promovojm disa paketa shumë speciale të cilat i dedikohen dhe komunitetit Shqiptar këtu në Amerike. 

Këto pakta janë të realizuara nëpërmejt bashpunimit tonë me fondacionin “Fondacioni Ivanaj” në Shqipëri, dhe, në New York. Natyrisht, që kjo bëhet për të promovuar gjuhën, kulturën Shqiptare, tek studentët Shqiptaro Amerikan, që duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë dhe eksplorojne më tepër Shqipërinë. Këto, mendojmë se janë shumë paketa speciale, që shiten në çdo kohë mjafton që jut ë kontaktoni me agjenisë Adriatik Travel LLC.

Çfarë tregoni ju me këto ture të organizuara prej Adriatik Travel LLC?

Nevila: Do ishte me shumë kënaqësi për ne ti tregonim të gjithë Amerikanëve, dhe, Shqiptaro Amerikanëve sesi është Shqipëria, dhe çfarë ofron Shqipëria, sepse paketat turistike shqiptare janë sot më të mirat në treg « sot për sot ».

Unë do të rekomandoja se Shqipëria është një destinacion që ia vlenë të vizitohet, në çdo session. Për këtë ju sigurojë edhe kur flas për ikonën e turizmit shqiptar  Hotel Adriatikun në Durrës, si një Resort me standarte të larta që ofron të gjitha llojet e shërbimit cilesor,; ushqimit,komoditetit, sigurisë, si dhe tureve që ne organizojmë atje, në të gjithë Shqipërinë, por edhe në rajon e më gjërë, me Adritik Tours Travel, duke pasur në dispozicion makinat tona, shoferët tanë, dhe guidat tona turistike. Gjejë, rastin që me anë të kësaj interviste t’ju ftoj të na vizitoni dhe të merrni më shumë informacion për Adriatik Tours LLC nëpërmjet webside- uebfaqes www.Adriatiktours.com dhe webside www.Adriatikhotel.com

Industria e turizmit në të gjithë planetin ka një shprehje që thotë “Tourist can make a difference”. A ka arritur turizmi Shqipëtar të bej  diferencën?

Nevila : Në një vend si Shqipëria, që i ka të gjitha, resurset dhe të katër sesionet njëri më i bukur se tjetri “dhurat” e natyrës, besoj se po. Vetë sot juve ishit present kur këtë e thanë edhe shumë visitor, veçanërisht ata Amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri,dhe me zor presin të vinë përsëri.

 Disa prej atyre, që u pyetën në këtë panair, thanë vetë se kanë vizituar Shqipërinë, nëpërmjet Adriatik Tours LLC dhe ishin jashtëzakonisht të kënaqur me Shqipërinë!

Nevila: Më duhet të theksojë se produkti jonë është ndryshe nga të tjerët, të paktën kështu mendojmë ne, ngaqë kemi vrejtuar se turistët tanë janë të kënaqur me faktin që Shqipëria është e pa eksplouar dhe jo një vend turistik i konceptuar si vend turistësh, që është shumë i mbushur dhe nuk ka hapsira për t’a vizituar dotë, ndërkohë, që vendet e tjera fqinje, që dallohen për turizëm si Kroacia, e Greqija janë konsideruar të tilla. Shqipëria, ka larmishmëri shumë të madhe me klimën, ushqimin, hapsira gjografike nga veriu ne jug – në kohë optimale pa shumë shpenzime, ndërsa turizmi ofron shumë alternativa të mira edhe per turistet Amerikan, të cilat mbasi vizitohen edhe ata tregojnë se i pelqejn dhe duan të vijnë përsëri në Shqipëri.

Një nga statistikat e fundit të lidhura me vizitat e tri viteteve të fundit (2017-2020) të turistave Amerikan, bëhet fjalë për 148 amerikan para 3 vitesh dhe afro 3000 në vitin e fundit. A është kjo ajo që ne themi se turizimi e ka promovuar Shqipërinë, edhe këtu në panairin e turizmit NeW York Travel Show?

Nevila : Kjo është një pyetje interesante, sepse faktikisht këto të dhëna statistikore i kemi ofruar ne vetë, dhe këto janë të dhënat tona të bizneseve tona më numërin e turistëve Amerikan apo dhe Amerikano Shqiptar, që kanë ardhur në Shqipëri që nga hapja e agjensis tonë, që pas krijimit të këtyre paketave turistike. 

Ato janë statistikat tona personale(nëpërmjet Adriatik Tours LLC)  ku numërohen 148 personat që kanë ardhur në Hotel Adriatik që nga fillmi promocionit te ne, dhe, shtimi i këtyre tre numrave për këto tre vitet e fundit dhe në vazhdim me afro 3000 mijë turistë amerikanë.

Këto janë statistika thjeshtë të biznesit tonë jo të lidhura me Shqipërin, për këto mbajmë përgjegjësi ne,  nga se i masim vetë nga klientët që na vinë.

Kjo tregon që ka interes, kur neve kemi mundësi të sjellim kaq - imagjino  çdo të bënim të gjithë bashkë në qoftë se do bëjmë edhe më shumë, duke promovuar nëpërmjet turizimit Shqipërinë.

Mendoj se jeni e vetmia dhe e para agjenisi nga Shqipëria që operoni këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrën tuaj të agjensionit në West Hartford, Connecticut.

Nevila : Po ne jemi të vendosur në West Hartford, Connecticut, dhe operojme si full service. Jemi një agjensi që i kryen të gjitha shërbimet. Mbasi jemi një agjensi Amerikane e lincensuar faktikisht këtu në Amerikë, por që shet në mënyrë ekskluzive paketa dhe në mënyrë shumë të veçantë, paketa të lidhura me Shqipërinë. 

Pra, kjo është, se ne jemi të vendosur në dy vende,( Durrës - Albania dhe West Hartford -USA) pra një agjensi e jona është këtu në Amerikë, që operon si agjensi Amerikane, dhe një agjensi tjetër e jona ndodhet brenda në Hotel Adriatik, dhe që operon si agjensi në Shqipëri, që i pret atje, vizitorët dhe është vëndase.

Nëse kishe një mesazh dhe do t’a përcillnit nga panairi New York Travel Show 2020 ku ju po merrni pjesë për të tretën herë – cili është ai mesazh ?

Nevila : Nëse do të kisha një mesazh për t’ju përcjell komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe vizitoreve këtu në Amerikë, do të ishte që,: jam shumë krenare dhe ndihem shumë mirë kur shikoj që femijët tuaj flasin shqip,dhe krenar që janë shqiptar. 

Dëshirojnë të tregojnë që janë Shqiptarë. Kam ndeshur shumë prej tyre, kam folur me shumë prej tyre, edhe është shumë ndjenjë e bukur. Do t’i inkurajoja më shumë që, hajdeni në Shqipëri, dhe vëndëlindjen e prindërve tuaj, kudo. 

Në se vendosni të kaloni pushimet diku preferoni ti kaloni pushimet në Shqipëri. Ndihmojeni Shqipërin, duke ardhur atje për pushime, dhe duke i bërë të gjithë ata pjesëtaret e familjes suaj krenar, dhe femijet, duke ndihmuar për t’ju mësuar atyre shqipen.

Këtë tani mund t’a bëni shumë mirë edhe me programin tonë “Find Your Roots”, kështu e kemi titulluar këtë program. Program, i cili promovon udhëtimet e studentëve shqiptar në Shqipëri për 15 netë ose 16 ditë në bashkëpunim me “Fondacionin Ivanaj” në New York, që ndodhet dhe në Tiranë.

Ky është edhe mesazhi im - duheni më shumë Shqipërinë dhe e vizitoni më shumë Shqipërinë.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat