Philip Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA

Amerika

Philip Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA

Nga: B.S Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:42
Philip S. Kosnett

Diplomati i karrjerës Philip S. Kosnett, nga Virxhinia, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, nga lajme jo zyrtare, thuhet se pritet të takohet takohet në Nju Jork, me një grup anëtarësh të komunitetit shqiptar.

Njoftimi që qarkullon në rrjetin social tewtter dhe facebook, nuk permend se kush do të jetë në këtë “tryezë të rrumbullkatë – round table”, dhe cili është “formati” e këtij takimit.

Por, e vetmja gjë që dihet deri tani - simbas praktikant të takimeve të tilla, është se takimi “tryezë të rrumbullkatë – round table”, është jashtë medias – off the record.

Dy vjet më parë, kur u Ambasadori Kosnett, mori miratimin për të shërbyer si ambassador i SHBA- në Kosovë, simbas praktikave të Departamentit të Shtetit, u takuan me komunitetin shqiptar nga Kosova në New York.

Në një pritje e cila u mbajt në lokalin “Ben & Jack”, dhe ku ishin të pranishëm ndër të tjerë, edhe veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, ish Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, z. Avni Mustafa, humanistja Albana Krasniqi, Aktori shqiptar Shpend Xani dhe Besa Gashi – Xani, Dr. Sulejman Çelaj, veprimtarët Bleron Baralliu, Uk Lushi, Valon Nikçi, afaristi Avni Gecaj, dhe gazetari Halil Mula.

Ambasadori Philip S. Kosnett në atë takim shoqërohej nga zyrtari i Departamentit të Shtetit – Department’s Kosovo Desk Officer Ilan A. Goodman.

Në nëntor 2018, Philip S. Kosnett bëri betimin Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë:

Ai u emërua nga presidenti Trump në muajin korrik, po të atij viti për të zëvendësuar ambasadorin e mëparshëm, Greg Delawie.

Kosnett, tha Zëri i Amerikës, gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Holandë, Japoni dhe në Kosovë ku po kthehet pas 15 vitesh.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të zbulimit e kërkimeve etj.

Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Philip S. Kosnett, flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Në muajin gusht 2018, gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ai citohet të ketë thënë se: “Përparësi e punës së tij në Kosovë do të jetë normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kjo do të fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do të shtronte terrenin për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes dy vendeve dhe intensifikimin e bisedimeve të nivelit të lartë”.

Ai tha atëbotë se “ka rëndësi thelbësore që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi thelbësore që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim qëndrueshmëri në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me perëndimin”.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat