Ambasadori Amerikan Philip S. Kosnett, në Konsullatën e Kosovës në New York

Amerika

Ambasadori Amerikan Philip S. Kosnett, në Konsullatën e Kosovës në New York

Nga: Beqir Sina, New York Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:44
Kosnett në Konsullatën e Kosovës në New York

Diplomati i karrjerës Philip S. Kosnett nga Virxhinia, ambasadori i 5të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, zhvillojë mbrëmë një takim bashkëbisedues, në Nju Jork, me një grup pjesëtarësh të komunitetit shqiptar, biznesman, afaristë, veprimtar dhe lider të komunitetit.

Në cilesinë e mikpritësit të këtij takimi, të mbajtur në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ishte Ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila edhe e moderoi këtë takim duke falemnderuar Ambasadorin e SHBA, në Kosovë, Philip Kosnett, tha se ai është një diplomat i karrjerës, dhe shquar si një mik i vërtete i Kosovës. 

 Ndërkohë, që në një status të saj në rrjetin social Fb, ajo mbas takimit shkruajti: “Faleminderit! për këtë prezantim shumë përmbajtësor për mundësite e investimeve në Kosovë! “

Image

Sahatqija, po ashtu vlerësojë atë që e quajti ajo një përfaqësim dinjitoz të bizneseve shqiptaro amerikane, të cilët patën pyetje dhe ezaurime shumë të artikuluara në fusha të ndryshme, duke permendur ata që u përfshinë në këtë bisedë me  Ambasadorin Philip S. Kosnett, që në këtë takim shoqërohej nga zyrtari i Departamentit të Shtetit – Department’s Kosovo Desk Officer Ilan A. Goodman.

"Me ambasadorin e SHBA-së për Kosovë Philip S. Kosnett në New York City. Kosova dhe SHBA janë dhe do të jenë partnere dhe mike. Jam i bekuar që kam rrënjë në të dyja vendet" shkruajti në statusin e tij Uk Lushi, pjesëmarrës në takim.

Në mesin e të pranishëmeve atyre që bënë pyetje dhe komente në këtë takim, ishin veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, ish Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, z. Avni Mustafa, filantropi Richard Lukaj, veprimtari Agim Aliçkaj, biznesmeni Avdi Gecaj, David Philips, Uk Lushi, Skënder Xhilaga, Bleron Baraliu, Gazmend Gjonbalaj, e tjer.

Duke marrë fjalën dhe hapur takimin në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, New York, ambasadori amerikan në Kosovë. Philip Kosnett, shprehu dëshirën që takimi të ishte një bisedë e hapur.

Image

 “Dëshiroj të parashtroj në fillim perspektivën time për tri tema; ”Paqe, Prosperitet, Siguri”  dhe,  si mund të ndihmoj diaspora e Kosovës në Amerikë në ndërtimin te një të ardhmeje më të mirë për të gjithë në Kosovë”.

Po ashtu Kosnett, ka falënderuar Konsullen e Përgjithshëme, Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe stafin e saj për organizmin e këtij takimi, të cilin ai e quajti një lidhje të jashtëzakonshme mes SHBA dhe Kosovës.

 “Kënaqësi e madhe të jem këtu me miq të vjetër dhe të rinj”, u shpreh Ambasadori Philip Kosnett.

Më tej ai tha se : “Ne jemi këtu sot sepse kemi një vlerësim dhe respekt si për Kosovën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Në këtë frymë, unë do të doja që angazhimi i sotëm të ishte një bisedë e hapur. Kështu që unë do të përpiqem t'i mbaj fjalët e mia të hapura të shkurtra për të lejuar më shumë kohë për diskutime. Unë do të doja të filloja duke ua ofruar perspektivën time për tre tema: si e shoh Kosovën sot; Prioritetet e Amerikës në marrëdhënie; dhe, së fundi - si anëtarët e diasporës kosovare në Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat