Epopeja e UÇK-së, Batalioni « Atlantiku » nga SHBA -ne Nju Jork, përkujton 22-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve në Prekaz - Bota Sot
Epopeja e UÇK-së, Batalioni « Atlantiku » nga SHBA -ne Nju Jork, përkujton 22-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve në Prekaz

Amerika

Epopeja e UÇK-së, Batalioni « Atlantiku » nga SHBA -ne Nju Jork, përkujton 22-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve në Prekaz

Nga: Beqir Sina Më: 12 mars 2020 Në ora: 22:18
Ilustrim

YONKERS NY : 22 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 në Prekaz - Drenicë, është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së, kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë.

Forca të shumta serbe në atë kohë sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona, ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.

Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe qe i dha zgjidhje çështjes së Kosovës.

Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku nga Amerika, që njëzetenjë vjet më parë shkuan për të luftuar për lirinë e Kosovës, u bënë përsëri së bashku .

Ata zgjodhën pelegrinazhin që mbajnë çdo fillim muaji Mars, në kuadër të manifestimeve në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK, dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, dhe, të gjithë dëshmorëve të kombit, për të bërë me këtë rast edhe homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, vendosur kurora me lule te varret e tyre që gjenden në Yonkers - NY - vendin ku 21 vjet më parë, ata u organizuan dhe formuan Batalionin Atalantiku me luftëtar shqiptar të Amerikës. (Shefki Mexhuani ish-drejtori ekzekutiv i ‘Fondit Vendlindja Thërret’ për ShBA dhe Kanada, është njëherësh iniciator dhe themelues i ‘Batalionit Atlantiku’).

Ky tubim u mbajt sot ditën e diel 8 Mars nën organizimin e Shoqatës Atlantiku, dhe familjes së tre vëllezërve dëshmor Familjes Bytyçi -

Grupit të ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku, anëtarëve të familjes Bytyçi , babait Ahmetit , nënës dhe vëllait Illir Bytyqi, iu bashkuan në këtë manifestim përkujtimor edhe disa veprimtar të dalluar, të komunitetit, simpatizantë dhe mbështetës të Batalionit Atalantiku, - përfshirë edhe anëtarin e Këshillit të bashkisë së Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, si dhe diplomatin e Konsullatës së Kosovës, Butrint Ymeri

Tre Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet, ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, nga Amerika, ndërsa u gjenden të vrarë barbarisht nga forcat serbe, disa vjet pas përfundimit të luftës nê Kosovë, në afërsi të një gazerme ushtarake në Serbi - në Petro Selvo, në periferi të Nishit.

Ky manifestim është zgjedhur të mbahet pikërisht për çdo fillim Marsi në afërsi të Hotelit Royal Regency , përndryshe Hotelit dhe vendit, ku 21 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë Batalioni Atlantiku, për lirinë dhe çlirimin e saj, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika.

Në shenjë nderimi dhe respekti të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë së Kosovës, të pranishmimit mbajtën një minutë heshtje - Lavdi !

Gjithashtu në shenjë nderimi të sakrificës së Jasharëve, folën përpara lapidarve të tre vëllezërve Btytyçi kryetari i Shoqatës Atlantiku - Komandat Gani Shehu, gazetari dhe ish zëdhënsi i UCK- për SHBA- Kanada, z. Gjek Gjonleka, diplomati kosovar Butrint Ymeri, veprimtarët e njohur Xhevat Kuka dhe Esad Gjonabalaj. Po ashtu përshëndeti me këtë rast edhe Ilir Bytyçi në emër të familjes.

Duke hapur këtë pelegrinash në perkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK, 5 - 6 - 7 Marsit, Gani Shehu, tha se shqiptaro-amerikanët bënë shumë sakrifica për lirinë e Kosovës, duke iu bashkuar Ushtrisë Clirimtare të Kososvës.

“Batalioni Atlantiku ka dhënë shumë për lirinë, derisa dhanë edhe tre nga bijtë e tyre, të cilët shkuan për t’u bashkuar me UÇK-në,” tha Shehu.

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i Batalionit Atlantiku, z. Gani Shehu, po ashtu tha se : « Ne jemi tubuar këtu para tre lapidarëve të tre dëshmorve, tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, për të nderuar veprën e tyre, sakrificën dhe gjakun e tyre”, tha ai ndërsa shtoi se « ne sot po ashtu nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithë çka që patën, pra edhe jetën e tyre, për lirinë e Kosovës »

Ndërsa duke folur në emër të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës në Nju Jork, konsulli Butrint Ymeri - vendosi një buqet me lule të freskta në emër të kësaj konsulate- ndërkohë që gjatë fjalës së tij ai vlerseojëi lart sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, “për atë liri,” tha ai “që po e gëzojmë të gjithë ne sot- kurse ata u flijuan”.

Gjek Gjonlekaj i cili ka qenë atë kohë dhe zëdhënsi i Batalionit te Atlantikut, për SHBA-Kanada, pikërisht periudhën e përgjatë luftës së Kosovës, bëri thirrje, dje për të bërë edhe shumë tani, sidomos nga ish pjestarët e këtij Batalioni, por edhe komuniteti shqiptar, këshilltari Mark Gjonaj - si zyrtari i lart në zyrat e qytetit të Nju Jorkut.

Për këtë ai ngrisi vëmendjen : « Ngase,” tha ai, “egziston rreziku të vijë prej Beogradit, për të ngritur ndonjë akuzë, edhe ndaj ish pjestarëve të Batalionit Atlantiku - duke i akuzuar ata si gjithmon simbas tyre, si "grupe" terroriste”, që ju bashkëngjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën të drejt për çlirimin e Kosovës nga Serbia. »

Gjonleka, po ashtu duke kujtuar dhimbjen e madhe që la pasë vrasaj e tre vëllezërve Bytyçi, tha se sa herë që pyes prindërit e Simon Dedvukaj, nënën e tij, dhe babain, Marashin, të cilët humbën djalin më 11 Shtator 2001 - në tragjedinë e sulimit të 9/11 - “se si ndihen në këtë ditë?”- ata thonë se “për ne 11 shtator është çdo ditë e vitit - lotë dhe dhimbje“

Pra , vazhdojë ai edhe unë për ju si prindër të Agronit, Yllit dhe Mehmet Bytyçit, ju si shok të tyre në Batalionin Atlantiku, “mendojë, se çdo ditë prej asaj date që keni humbur tre djem - tre bashkëluftëtar të Batalionit Atlantiku, dhimbja është e përditëshme, dhe, kështu do të jet sa të jet jeta. »

“Sepse,” tha ai këto janë dhimbje, që nuk i di dhe i ndjen e i kupton kush tjetër, sado që me i përshkruar - veç atyre të cilët i kanë përjetuar vetë, në zemër dhe trupin e tyre.”

Gjonleka, gjatë fjalës së tij para tre laipdarve të vëllezërve Bytyçi, nxorri në pah edhe vlerat njerëzore mënyrën dinjitoze me të cilën është përballuar kjo familje, që i dha lirtisë së Kosovës tre djem - tre vëllezër.

“Para, 18 vjetëve kur trupat me arkivolat e tyre ranë mekanikisht në dhe, nëna e tyre qëndrojë si një burnesh edhe në këtë ditë nga më tragjiket e jetës , para qindra pjesëmarrësve, gazetarëve nga Amerika dhe komuniteti, aqsa kur në jetën time nuk kam parë që tre djem të rinjë - tre vëllezër - me arkivolët e tyre të bien në një ditë - ky për mendimin tim është një moment i papërshkrueshëm për këdo.” u shpreh Gjonleka.

Gjonleka, në vazhdim bëri edhe një vrejtje ndaj komunitetit shqiptar në vlerësimin që i bëjnë kësaj dite - homazhet, që bëjnë pjestarët e Batalionit Atlantiku, çdo fillim Marsi, përkatësisht te varret e tre vëllezërve Bytyqi, : “ Edhe 300 vetë të ishin sot do të ishte shumë pak me vepërën e tyre - sakrificën sublime - filjimin për l;irinë e Kosovës. Të cilën sa të jetë jeta, të gjithë shqiptarët do t’ ua kemi borxh një respekt e nderim të tre këtyre trupave, që prehen tashme të qetë vetëm në tokën e lirisë në SHBA. prej edhe nga aty ku u nisën 21 vjet më parë për të luftuar për lirinë e Kosovës”

Ai më pastaj bëri edhe thirrje për më shumë angazhim dhe vëmendje për atë se si është duke vepruara Gjykata Speciale, me ish luftëtarët e lirisë së Kosovës, duke kërkuar nga shqiptarët e Amerikës, dhe ish luftëtarët e Batalionit të Atlantikut, të ngrisin zërin kudo në istitucionet amerikane, për tju kundërvënë akuzave nga Serbia, ku kanë përfishirë edhe Batalionin Atlantiku si grup “terrorist”.

“250 ushtarët e Batalionit Atlantiku, vajzat e djemtë shqiptaro - amerikanë, që simbas akuzave të Beogradit, duhet të shkojnë në burgjet e Gjykatës Speciale të Hagës - burgje këto të tmerrshme të Arktikut të ngritura posaqërisht për këtë gjykat lufte.ishin luftëtarët e lirisë që iu bashkëngjiten Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK-ës, për të mbrojtur shtëpit e tyre, dhe sakrifikuar duke lënë Amerikën e shkuar në luftë.”

Andaj, kujtojë Gjonleka, ka ardhur koha që ne shqiptarët e Amerikës, dhe posaqërisht ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku , sot kemi një detyrë të madhe, morale e kombëtare, por edhe financiare në se nevoitet ti dalim përpara kësaj të keqe, të madfhe para se ajo të ndodhi.

“Ne nuk na mbetet gjë tjetër për veçse t’u dalim në mbrotje, të gjithëve sepse dalim në mbrojtje ndaj një të drejte. Ata luftuan për lirinë e Kosovës - ndërsa ju ishit pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës - UCK-ës, së bashku me këta të tre që dhanë jetën e tyre për lirinë që gëzojmë ne sot.” iu drejtua Gjonleka të pranishëmeve në fjalën e tij.

Në vitin 2000, është krijuar Shoqata “Atlantiku”, si vazhdimësi e Batalionit “Atlantiku”, me të vetmin qëllim për të vazhduar kontributin në çështjen kombëtare. Por, tash e 20 vite Shoqata “Atlantiku” është pjesë e Bashkimit të organizatave e shoqatave në komunitet , me në krye të Këshilltarit shqiptar të Neë Yorkut, Mark Gjonaj, i cili thotë se ai me të gjithë diasporën ka mobilizuar të gjitha forcat në një vizion për komunitetin shqiptarë.

Këshilltari Mark Gjonaj - tha se kjo traditë e Epopesë së UÇK - së 4-5 dhe 6 Mars është një herit të kujtojmë së bashku edhe sakrificat e të gjithë atyre - që jetën e dhanë si familja Jashari, tre vëllezërit Btytyçi, e të gjithë dëshmorët e Kosovës.

Me pas foli ish gazetari Radio programit “Zëri i Kombit”, ne New York, gjate kohes se luftes se Kosoves, Xhevat (Jack) Kukaj, si dhe ish kryetari i Shoqatës Plavë e Guci, Esad Gjonabalaj.

“Jemi mbledhur këtu për te nderuar tre dëshmorët tanë, vëllezërit Bytuçi. Shtetësia dhe themelet e shtetit te Kosovës janë te ndërtuara nga sakrifica vëllezërve Bytyci dhe te gjithë dëshmorëve te rene për lirin e atdheut” tha veprimtari i njohur komunitetit Esad Gjonbalaj.

Në ndërkohë në emër të familjes Bytyçi, familjes së së Tre vëllezërve dëshmor të lrisë së Kosovës, foli Ilir Bytyçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat