Guvernatori i New Jersey Phil Murhpy deklaron gjendjen e jashtëzakonshme në mes të shpërthimit të COVID-19

Amerika

Guvernatori i New Jersey Phil Murhpy deklaron gjendjen e jashtëzakonshme në mes të shpërthimit të COVID-19

Nga: Beqir SINA – New York Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

NEW JERSEY - Guvernatori i New Jerseyt, Phil Murphy, është guvernatori i dytë në Shtetet e Bashkuara, pas atij të fqinjëit tij guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, që shpalli një masë preventive të gjendjes të jashtëzakonshme, në mes të një shpërthimi të koronavirusit ne SHBA.

“Janë identifikuar edhe pesë raste të koronavirusit të ri, duke e çuar në 29 totalin e New Jersey,” citohet të ketë thënë ai.

"Tani për tani, rreziku i përgjithshëm për individët nga koronavirusi mbetet i ulët," tha guvernatori Phil Murphy, dhe shtonë se : "Ne jemi duke e ndërmarrë këtë hap nga një masë paraprake dhe për të treguar maturi që jemi gati për të siguruar që jemi proaktivë në përgjigjen tonë", thotë ai.

Gjenerallejtënant Sheila Oliver dhe Komisioneri i Shëndetit Judith Persichilli po ashtu njoftuan detaje të rasteve të reja në një konferencë shtypi të hënën pasdite, duke thënë se në shtetin federal New Jersey janë tre persona që janë shtruar në spital – ndërsa bëhet fjalë edhe për dy të tjerë që janë të izoluar në shtëpi – në karantinë.

Zyrtarët e shëndetësisë, së këtij shteti thanë që po bëjnë përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, me të gjitha format e mjetet që kanë në dispozicion deri tani.

Ata thonë se në New Jersey aktualisht janë bërë 14 testime dhe janë në zhvillim e sipër dhe 24 persona të tjerë të dyshuar nën kontroll të rrept shëndetësor. Zyrtarët thanë të hënën se ata do të fillojnë të mbajnë informata ditore mbi virusin – në përditësim pasi mendohet që ky virus mund të prekë më shumë banorët e sëmurë dhe ata të moshës së tretë.

Guvernatori i New Jerseyt Phil Murhpy deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në mes të shpërthimit të COVID-19 ndërsa në të njëjtën ditë kur Universiteti Princeton, tha se për shkat të koronavirusit po kufizonte tubimet e mëdha dhe po nxit studentët të bëjnë mësime në internet.

Dhe, kështu në një Breaking në mediat kombëtare Murhpy deklaroi : “Unë jam duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për New Jersey në mes të një shpërthimi të # COVID19”.

Ne kemi qenë përpara kurbës përsa i përket përgatitjeve tona, dhe kjo deklaratë do të na ndihmojë të mbani qetësinë dhe të jeni të sigurtë edhe më shumë pa ndonjë panik. S.d.q. thekson Guvernatori I New Jerseyt, Phil Murphy, për më shumë informacion, qytetarët mund të vizitojnë 24 orë në përditësim linkun zyrtar të shtetit të New Jerseyt - https://t.co/UyohzX5yGkhttps://t.co/ACoJrkLgJm pic.twitter.com / 9gINlZKB1f.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat