Shkon në 69 numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara

Amerika

Shkon në 69 numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:43
Foto

Universiteti “Johns Hopkins” ka bërë të ditur se ka shkuar në 69 numri i personave të vdekur nga koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë rreth 3800 persona janë infektuar, kurse shumica e viktimave të reja u shënuan në shtetin e Uashingtonit, ku ishte regjistruar edhe rasti i parë në ShBA, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Viktima nga virusi i ri tashmë janë raportuar në dymbëdhjetë shtete të ndryshme të ShBA-së. Përpos shënimit të rasteve fatale, raportohet se 12 pacientë janë shëruar.

Ndryshe, sot ka filluar testimi në njerëz i vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur në kushte anonomiteti një zyrtar i qeverisë amerikane.

Administrata e presidentit Trump më parë është kritikuar për mungesën e qendrave të testimit dhe disa shtete kanë kërkuar leje nga qeveri qendrore që t’i zhvillojnë vetë pajisjet dhe metodat e testimit për këtë virus.

Qeveria amerikane ka marrë vendim për ndërprerjen e fluturimeve me shtetet evropiane si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat