Ikonomi: Recensioni po afron, mund të kemi 1 milion vende pune të mbyllura

Amerika

Ikonomi: Recensioni po afron, mund të kemi 1 milion vende pune të mbyllura

Më: 17 mars 2020 Në ora: 00:41
Ilir Ikonomi

Ndërsa koronavirusi, është shpërndrë gjerësisht në Europë dhe vendet e Ballkanit, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë nisur tashmë të aplikojnë një sërë masash, ndonëse jo aq drastike sa një pjesë e vendeve të Europës.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, gazetari Ilir Ikonomi tha se atje: “Njerëzit po e dëgjojnë këshillën e autoriteteve. Mund të shohësh njerëz të veçuar, por nuk shikon si më parë grupe 20 apo 30 veta.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me blerjet dhe gjendjen e ushqimeve në markete dhe qendra tregtare, Ikonomi tha se duken si në kohë krize.

“Është e vërtetë, po të shkosh në qendrat e mëdha tregtare dyqanet duken si në kohë krize dhe lufte, megjithtë presidenti Trump edhe dje foli, që të mos bien në panik. Edhe industria ka bërë deklarata, që zinxhiri i furnizimit vazhdon siç ka qenë.  Por kjo është një gjendje që nuk e kam parë prej shumë vitesh, herën e fundit ke kam parë kur pritej një dëborë e madhe të përfshinte Uashingtonin”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse Presidenti Trump nuk po merr masa aq drastike sa edhe Europa, gazetari Ikonomi tha se kjo ndoshta lidhej edhe me faktin, që ky është një vit elektoral në SHBA. Megjithatë ai theksoi peshën ekonomike që do të kete kjo epidemi për shoqërinë.

“Presidenti Trump e ka mbajtur sidomos tregun e aksioneve, si mburrjen e tij më të madhe, shikoni sa është rritur tregu i aksioneve. Ne sot patëm ditën me rënien më të madhë që nga vitit 1987 me 12% , është e paparë në historinë e Amerikës që nga viti 1987, 33 vjet. Është me të vërtetë një rënie drastike dhe sigurisht kemi të bëjmë me një recension të ardhshëm  ekonomik siç presin shumë ekonomistë. Prsidenti Trump i është shmangur kësaj fjale, herë pas herë. Ai sot tha në një konferencë shtypi: nuk e kam hallin tek recensioni, por tek virusi. Në fakt recensioni po afron dhe nëse afron, në muajin prill mund të kemi 1 milion vende pune të mbyllura për amerikanët. Imagjino gjithë këto hotele që do të mbyllen, shitjet me shumicë do të mbyllen, shumë njerëz si do të paguhen, a do të vazhdojnë të paguajnë qeranë e shtëpisë apo kredinë e shtëpive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat