Kryetari i bashkisë së New York Bill de Blasio, thotë se ai mund të vendosë njujorkezët në ‘strehim në strehimoret’ e qytetit, brenda dy ditëve të ardhshme

Amerika

Kryetari i bashkisë së New York Bill de Blasio, thotë se ai mund të vendosë njujorkezët në ‘strehim në strehimoret’ e qytetit, brenda dy ditëve të ardhshme

Nga: Beqir Sina Më: 17 mars 2020 Në ora: 23:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtëpia e Bardhë - Administrata Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të çeqeve, të para për amerikanët, në mënyrë që ata të kenë para për të shpenzuar gjatë krizës së koronavirusit. Ky vendim mund të hyjë në fuqi brenda dy javëve.

NEW YORK : Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio, tha sot të martën se ai mund të lëshojë një urdhër në qytetin e 9 milion banorve, urdhër ky që bënë fjalë për një "strehim në strehimoret" e qytetit, brenda dy ditëve të ardhshme.

"Edhe pse një vendim i tillë, nuk është marrë nga qyteti ose shteti, unë mendoj se të gjithë newyorkerezët, duhet të jenë të përgatitur tani për mundësinë e një urdhri për "strehim në strehimoret", tha de Blasio.

Që nga e marta, Qyteti i New Yorkut,( New York City) tha se kishte 814 raste të konfirmuara të COVID-19, nga këto : 248 në Queens, 277 në Manhattan, 157 në Brooklyn, 96 në Bronx dhe 36 në Staten Island.

Shtatë njerëz në qytet kanë vdekur deri më tani, shtoi ai.

Një urdhër strehimi në vend do t'u kërkonte newyorkezve të qëndrojnë në shtëpi përveç aktiviteteve thelbësore të tilla si kërkimi i ndihmës mjekësore dhe marrja e ilaçeve dhe sendeve ushqimore.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë disa udhëzime themelore për strehimin në vend.Për të cilën rekomandohet të vizitohet në faqen kryesore të Business Insider, për tē gjetur më shumë informacion të përditësuar zyrtarisht nga qyteti i New Yorkut.

San Francisko ishte qyteti i pare në SHBA, që zbatoi një politikë strehimi në vend këtë javë, duke kërkuar që banorët e zonës të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Urdhri gjithashtu lejon një ushtrim të kufizuar në natyrë, "me kusht që individët të respektojnë kërkesat e distancimit social" që simbas rregullave çdo njeri duhet të mbajë një distancë prej së paku 6 këmbë nga njerëzit e tjerë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA, kanë disa udhëzime themelore për strehimin në vend.

"Nëse zyrtarët lokalë ju thonë 'qëndroni të vendosur', veproni shpejt," thuhet në faqen e internetit të CDC. "Dëgjoni me kujdes radiotelevizionin lokal ose stacionet televizive kombëtare për udhëzime, sepse udhëzimet e sakta do të varen nga situata e emergjencës.", thuhet në të gjitha televizionet locale e kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CDC gjithashtu rekomandon që njerëzit:

"Rrini Brenda me të dashurit tuaj, bëni furnizimet tuaja urgjente dhe kur është e mundur, siguroni edhe kafshët tuaja shtëpiake."

"Gjeni një vend të sigurt në një vend. Pika e saktë do të varet nga lloji i urgjencës."

"Qëndroni të vendosur në atë vend derisa zyrtarët të thonë se është e sigurt të largoheni."

Që nga e marta pasdite, më shumë se 5000 njerëz në SHBA, kishin testuar pozitivë për COVID-19 dhe të paktën 93 njerëz kishin vdekur.

Zyrtarët federalë dhe shtetërorë kanë forcuar ndjeshëm kufizimet në lëvizjen sociale ditët e fundit ndërsa koronavirusi është evidetuar në të paktën 50 shtete në SHBA.

Presidenti Donald Trump të hënën rekomandoi që amerikanët të shmangin tubimet e më shumë se 10 personave.

Shtëpia e Bardhë, gjithashtu rekomandoi që amerikanët të sigurojnë fëmijët e tyre, të shmangin udhëtimet jo-thelbësore dhe të shmangin baret dhe restorantet.

Udhëzimet nuk janë të detyrueshme, por ato erdhën pasi shumë qytete dhe shtete, përfshirë Nju Jorkun, biznese të mëdha do të jenë të mbyllura si teatro, bare dhe palestra, dhe ristorante nga të cilat është vendosur që të sigurojnë vetëm shpërndarjen dhe marrjen me order ose delivery, dhe ndaluan tubimet e mëdha. Shtete të ndryshme kanë mbyllur edhe shkollat publike.

Masat e jashtëzakonshme: SHBA do iu japë para cash – kesh qytetarëve, t’i kenë për të shpenzuar gjatë krizës së koronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi nga Shtëpia e Bardhë vendimet e reja lidhur me frenimin e pandemisë së shkaktuar nga përhapja e shpejtë e koronavirusit të ri.

I rrethuar nga Task Forca kundër Covid-19, ai njoftoi se do të angazhojë inxhinierët e ushtrisë për të ndihmuar Nju Jorkun në rritjen e kapacitetit të shtretërve për pacientët e infektuar. Sigurisht, fokusi kryesor i Trump mbetet ekonomia.

“Administrata po punon për të garantuar lehtësi për industritë e prekura dhe biznesin e vogël për të siguruar që vendi të dalë nga kriza me një ekonomi të lulëzuar dhe në rritje”, tha presidenti amerikan.

Presidenti Trump shtoi më tej se Amerika shumë shpejt do ta mposhtë këtë virus dhe sipas tij kjo do të ndodhë shumë më shpejt se sa mendojnë njerëzit.

Por në një dalje publike më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se situata nuk është nën kontroll, dhe tha se pandemia në Shtetet e Bashkuara mund të zgjasë deri në muajin korrik ose gusht.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë - Administrata Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të çeqeve, të para për amerikanët, në mënyrë që ata të kenë para për të shpenzuar gjatë krizës së koronavirusit. Ky vendim mund të hyjë në fuqi brenda dy javëve.

Kurse, Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin, bëri të ditur shtyrjen e afatit për pagimin e taksave dhe detyrimeve të tjera. Ai tha gjithashtu se individët dhe bizneset mund të shtyjnë pagesat e kredive për 90 ditë, pa interes dhe pa dënime.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat