Kurti e Mustafa rrezikojnë vendin në zgjedhje të reja

Amerika

Kurti e Mustafa rrezikojnë vendin në zgjedhje të reja

Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili Nga Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili Më 19 mars 2020 Në ora: 21:13
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Një situatë e tillë e tejzgjatur e krizës nuk i shërben as Kosovës dhe as qytetarëve të saj, krizat janë komplekse por zgjidhjet janë më të  thjeshta.

Por ekziston një rrezik tjetër që vendi të jetë izoluar edhe gjatë këtij vitit, nëse kursi i politikes kosovarëve nuk ndryshon, dmth. nëse vullneti dhe vizionet mungojnë atëherë palët zhyten keq e më keq në krizë dhe koston e paguan i gjithë vendi dhe në të gjitha fushat.

Kjo krizë e ka lodhur aq shumë vendin  dhe popullin e saj, gati gati në nivel të pasluftës.

Kosova sipas gjendjes aktuale po jep të tregoj se vendi do të futet në krizë të thellë politike e institucionale nëse vjen deri te shpërbërja e qeverisë Kurti, e sipas të gjitha parametrave një gjë e tillë do të ndodhë. 

Kujt i shërben kjo situatë?

Kjo situatë nuk i shërben askujt, e më së paku vendit tim, prandaj  as  momenti as koha nuk është e  duhur që vendi të futet në krizë politike duke ditur se në çfarë gjendje të mjerune  e kemi popullin. 

E tërë kjo jep të kupton se vendi po futet në krizë politike si pasoj e mungesës së transparencës dhe dhe vullnetit politik në mes të partnereve të koalicionit VV dhe LDK, që është  një qeveri  e krijuar me presion të faktorit ndërkombëtar.

Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat