Showman shqiptaro-amerikani Giorgio Kolaj në librin, "Amerika e Vogël: Tregime të vërteta të pabesueshme të imigrantëve në Amerikë"

Amerika

Showman shqiptaro-amerikani Giorgio Kolaj në librin, "Amerika e Vogël: Tregime të vërteta të pabesueshme të imigrantëve në Amerikë"

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:56
Kopertina e librit

Pothuajse të gjithë në Amerikën prej zbulimit të saj erdhën njërëz të të gjitha pjesëve të globit, nga kombe dhe vende diku tjetër. Kjo është një pjesë themelore e idesë amerikane - një identitet dhe vend i hapur për të gjithë, u bë Toka e Premtuar - Amerika. Njerëzit, prej se kur u zbulua Amerika, dhe njerëzit vazhduan të vijnë nga të gjitha pikat e globit nga ato më të largëtat, duke folur afër 200 llojë gjuhësh nga mbi një mijë kulturash, duke mbajtur e ruajtur çdo kulturë, secila me arsyen e vet për të mos zhdukur veten, dhe për të promovuar diçka të re, te çdo njeri që erdhi në Amerikë.

Libri i Kumail Nanjiani - "Amerika e Vogël: Tregime të vërteta të pabesueshme të imigrantëve në Amerikë", tregonë se në këtë vend të gjithë kanë historinë e tyre unike. Libri “Amerika e Vogël” është një koleksion i atyre historive, të treguar nga njerëzit që i kanë jetuar ato. Së bashku, ata formojnë një portret tërësisht origjinal, herë pas here të papritur të imigrantëve të Amerikës - dhe kështu një portret të vetë Amerikës.

Familja shqiptare Kolaj nga Klina e Kosovës, e cila thuhet se emigroi nga Kosova në Itali dhe se në Amerikë e filloi aktivitetin e saj me 200 dollarë kursime, të mbledhuar në Itali, erdhi duke u bërë simbas viteve një nga më të famshmet frechchains pica në botë, është bërë pjesë e librit të Kumail Nanjiani - "Amerika e Vogël: Tregime të vërteta të pabesueshme të imigrantëve në Amerikë".

Image

Famous Famiglia Piceria e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1986 dhe që prej atij viti se ka qindra restorante në SHBA dhe mbarë botën. Ajo është një nga picat zyrtare për publicitetin e skuadrës së famshme të Bejsbollit – Neë York Yankees. Ajo është një nga më të biznesit me rritjen më të shpejtë në Amerikë, simbas FOX Business Channel nga Nju Jorku. Ajo është kontribuese e disa aktiviteteve dhe donacioneve për Kosovën, Shqipërinë dhe viset shqiptare, aktivitetet kulturore e artistike shqiptare në Amerikë.

Giorgio Kolaj njëri prej vëllezërve i njohur si shoëman është përzgjedhur nga autori si pjesë e këtij libri , shkruajti në llogarinë e tij në Facebook, se : “Unë do të doja të falënderoja shkrimtarin botues dhe bashkëthemelues të revistës EPIC, Joshua Bearman (i filmit "Argo"), për intervistën e tij për mua në librin e tij të fundit, "Amerika e Vogël: Stories Incredible True True of Emigrantët në Amerikë ”. (të cilin mund ta porosini tani edhe nga Amazon).

Image

Ai thotë se duke qenë pjesë e këtij libri, ai është pjesë e cdo shqiptari që erdhi në Amerikë, duke pas me vete vetëm një ëndërr, qëu bë realitet, një shpresë që është edhe forca më e fuqishme e Amerikës, e cila qëndron në larminë e pasur të popullit të saj; ku gati secili prej nesh është emigrantë dhe është pjesë e saj – e Amerikës: “Jam i nderuar që jam zgjedhur si pjesë e këtij projekti - Librit të Kumail Nanjiani - "Amerika e Vogël: Tregime të vërteta të pabesueshme të imigrantëve në Amerikë", Giorgio Kolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat