Trump aprovon Deklaratën kryesore të fatkeqësive për New York, e cila mbron trajtimin e krizës

Amerika

Trump aprovon Deklaratën kryesore të fatkeqësive për New York, e cila mbron trajtimin e krizës

Nga: Beqir Sina Më: 22 mars 2020 Në ora: 06:02
Donald Trump

WASHINGTON D.C: Donald Trump konfirmoi se mbrëmë ai miratoi një deklaratë të madhe për katastrofën për Nju Jorkun. Ai tha se bashkëpunoi ngushtë me Guvernatorin Andrew Cuomo, dhe 50 Guvernatorët, në kuadrin e masave emergjente për luftën në mbrojtje të Coronavirus COVID-19.

Ai e quajti aprovimin e ligjit kryesor për mbrojtjen e popullatës, në raste të këtilla të papërcedente, atë që ai e quajti një përgjigje federale "të pashembullt".

Ai tha se ishte hera e parë që Ligji Stafford, një ligj i krijuar për të sjellë ndihmë të rregullt të katastrofës emergjente për shtetet dhe qeveritë lokale, është përdorur për një deklaratë të katastrofës.

Trump tha se ai kishte një "lajm shumë të mirë" dhe kjo ka të bëjë me pronarët e bizneseve të vogla, duke i quajtur bizneset e vogla "motorin ekonomik të këtij vendi".

Ai tha se nesër me Ligjin Stafford ai do të shkojë në Capitol Hill për të folur rreth situatës mjekësore, dhe se situata financiare, që simbas tij ajo "po ecën mirë".

Trump tha se me këtë situatë se ka qenë në komunikim me vendet e huaja, me Gjermaninë, Italinë, Japonin, Koren e Jugut, Francën, Aglinë, Spanjën, dhe tha se virusi tani është i pranishëm në 148 vende, nga 192 vende që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti përsëriti se ai ka arritur marrëveshje me Kanadanë dhe Meksikën për të pezulluar udhëtimet jo thelbësore, duke e mbajtur të hapur tregtinë.

Ai tha se ka folur për më shumë sisteme spitalore, me organizata që përfaqësojnë infermierë dhe mjekë, me drejtues të linjave ajrore, me kompani e anije lundrimi dhe biznesmenë që kontrollojnë "kompanitë më të mëdha në botë".

Ai tha se ai kishte folur edhe me lider fetar të të gjitha besimeve fetare në Amerikë, duke bërë një "thirrje shumë të rëndësishme" me udhëheqësit fetarë.

Ai përsëriti gjithashtu lëvizjen e ditës së taksave deri në 15 korrik, pezullimin e taksave, gjobave dhe pagesave për kreditë studentore dhe dëbimet për pronarët e shtëpive.

Trump tha përsëri se ai thirri Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, megjithëse ai ende nuk është duke e përdorur atë, dhe se kompanitë janë duke u rikthyer vullnetarisht për të bërë maska, ventilatorë dhe sanitizues të duarve.

Ai foli për nënshkrimin e një legjislacioni për pushimet e të sëmurëve, ndihmën familjare pa asnjë kosto për punëdhënësit, dhe se qeveria po punon për të miratuar legjislacion shtesë për lehtësim për bizneset e vogla dhe punëtorët, duke thënë se nuk ishte bërë kurrë më parë.

Testimi, i të gjithë qytetarve tha ai, po shkon "shumë mirë".

Trump tha se Qendra Kombëtare e Koordinimit të Reagimit ka kaluar në "nivelin e parë" dhe po bashkërendon me qendrat e qeveritarëve federale në të gjitha shtetet.

Më në fund, ai përsëriti edhe një here, që ilaçet që FDA ka nxjerr për të infektuarit dhe parandalimin e Coronavirusit po nxiton të i aprovojë sa më shpejt që ai beson se mund të ripërcaktohet si terapi për Coronavirus, diçka që Dr Anthony Fauci, Sekretari i Shtettit për Shendetësin e ka minimizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat