Shpejtësia, saktësia dhe analiza e informacionit janë elemente substanciale për menaxhimin e krizave!

Amerika

Shpejtësia, saktësia dhe analiza e informacionit janë elemente substanciale për menaxhimin e krizave!

Nga: Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:04
Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili

Mardhnëniet ndërkombëtare njohin Krizat e paparashikuara siq janë  katastrofat natyrore, shkatërrimet fizike të ndryshme, demolimet sfidante të mjedisit, kolapset ndërtimore, zjarri,shpërthimet toksike, ndërprerja e telekomunikacionit, dështimet e sistemit energjetik, katastrofat industriale dhe krizat e  paparashikuar të cilat përbëjnë   elementin më të vështirë, sepse përjashton krejtësisht elementin parandalues.

Pra, në këtë tip krizash, ndërhyrja bëhet vetëm pasi që ato të shpërthejnë ose së paku kur shfaqin shenjat e dukshme të tyre. Kriza të parashikuara janë fuqitë ekonomike, forcat ushtarake, mund të jenë të çfarë do

lloj natyre, karakateri e niveli. Gjithësesi, meqenëse janë të parashikuara efekti i tyre është gjithnjë më i reduktuar, menaxhimi më efikas dhe zgjidhja më e shpejtë dhe më e drejtë. Në kohët tona, në mënyrë më të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë zhvilluar në nivel shumë të lartë aftësitë analitiko-parashikuese pranë çdo strukture apo institucioni me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Shpejtësia, saktësia dhe analiza e informacionit janë elemente substanciale për paralajmërimin e krizave të parashikuara. Së fundi, administrimi i krizave të paparashikuara ose të parashikuara varet nga shkalla e zhvillimit të teknikës, teknologjisë, infrastrukturës dhe logjistikës së shteteve apo institucioneve ndërkombëtare.

Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili - Albanian-American Academy of Arts and Sciences in the United States of America.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat