Dy oficerët shqiptarë të NYPD shpëtojnë jetën e një taksisti dhe një pasagjeri në New York

Amerika

Dy oficerët shqiptarë të NYPD shpëtojnë jetën e një taksisti dhe një pasagjeri në New York

Nga: Beqir Sina - New York Më: 27 mars 2020 Në ora: 06:56
Burim Gjonbalaj dhe Serani

NEW YORK CITY : Kanë qenë sot dy oficerët e policisë së New York-ut, pjestar ata të unifromave blu të NYPD, oficer Djonbalaj - Burim Gjonbalaj, dhe Serani, të cilat si shkruajn ne rrjetin social Facebook, shqiptarët,:

Mbasi u sinjalizuan nga salla e komandimit se një shofer taksie me një pasagjer kishte humbur ndjenjat. Dy oficerët shqiptaro-amerikanë, kan ndërhyrë me masat e shpejta duke kryer CPR, metodën e ndihmës shpejtë nga eksperienca e tyre, duke ia rikthyer frymëmarrjen dhe sjellur në jetë personat e sëmurë.

"Punë e shkëlqyer e Shqipve" i uroi Shoqatas së tyre NYPD Illyrian Society, që përfshin qindra shqiptaro-amerikanë të angazhuar në forcat e rendit dhe të drejtësisë, gjitha të mirat" shkruajn në rrjetin social Facebook shqiptarët.

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 250 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria Society ”Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane.

Nderkohë, që në uniformat blu në New Jersey NJPD, thuhet se janë më shumë se 100 shqiptar pjestar të NJPD dhe që kanë Shoqatën e Zbatimi të Ligjit “Albanian American Law Enforcment” të Shtetit New Jersey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat