Përditësimet e koronavirusit COVID-19, gjatë ditës së sotme në Amerikë

Amerika

Përditësimet e koronavirusit COVID-19, gjatë ditës së sotme në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Guvernatori Cuomo gjatë konferencës së shtypit sot, tregojë një ventilator të ri improvizuar një qese me valvula që do të duhej të operohej manualisht gjatë ndonjë rasti emeregjent në rrugë shtëpi apo gjetkë

Ky është azhurnimi i përditshëm zyrtar nga New York City, i lajmeve Coronavirusi COVID-19 për të Shtunën, 28 Mars, 2020, për të marrë informacionet e fundit nga Nju Jorku, prej Guvernatorit të Shtetit MAdrew Cuomo, gjatë qëndrimit në shtëpi.

Po ashtu është këtu edhe adresari për pyetje të në lidhje me virusin, janë disa linja telefonike vendore dhe shtetërore për më shumë informacion: NYC: 311; Linja e “nxehtë” e Shtetit të NY: 888-364-3065; Linja e “nxehtë” e Shtetit të NJJ: 800-222-1222.

Cuomo urdhëron të gjitha spitalet në New York për të lejuar gratë në maternitet të kenë një person mbështetës, nga familja.

Guvernatori Cuomo tha që ai do të lëshonte një urdhër ekzekutiv të Shtunën, duke kërkuar nga të gjitha spitalet në shtetin e New York-ut, që të lejojnë gratë në materintete të kenë një person mbështetës nga familja ose më të afërmit, që t'i shoqërojë ato në dhomën e lindjes.

Mandati vjen më pak se një javë pasi dy sistemet kryesore të spitalit të Nju Jorkut, NewYork Presbyterian dhe Mount Sinai, njoftuan politika të reja kufizuese të vizitorëve që nuk do të lejonin partnerët ose ndonjë person mbështetës të shoqërojnë gratë për të lindur. Masat u krijuan për të kufizuar rrezikun e infeksionit brenda lagjeve dhe vetë spitalet.

Departamenti i Shëndetit i Shtetit më parë kishte lëshuar udhëzime për spitalet më 21 mars për këtë çështje, duke deklaruar se ai konsideron një person mbështetës "thelbësor për kujdesin e pacientëve gjatë gjithë ditëve, të lindjes dhe periudhës së menjëhershme pas lindjes". Të Premten, shteti forcoi rekomandimin, duke ndryshuar udhëzimet në një direktivë.

Pas rekomandimeve të ligjvënësve të shtetit të Nju Jorkut dhe një grupi dypartiakësh të administratorëve të zgjedhjeve për të lëvizur fillimoren presidenciale, Guvernatori Andrew Cuomo njoftoi se zgjedhjet e 28 Prillit do të zhvendosen në 23 qershor

"Unë nuk mendoj se është e mençur t'i sjell njerëzit në një vend," duke përdorur të njëjtën stilolaps ose tableta prekëse, tha Cuomo gjatë konferencës së tij të shtypit të Shtunën.

Po ashti ai tha se afati i paraqitjes së taksave shtetërore është zgjatur deri më 15 korrik, për të cilin Cuomo tha se do të ishte i keq për të ardhurat e shtetit.

Rastet në të gjithë New York-un tani janë 52,318

Lidhur me statistikat Guvernatori i New York-ut, tha : Shteti i New York ka 52,318 raste koronavirus, me 728 vdekje. Aktualisht, 7328 janë shtruar në spital, dhe 1.755 janë në kujdes intensiv. Cuomo theksoi se 2,726 pacientë janë nxjerr nga spitali të shëruar deri tani. Megjithatë, shteti ka më shumë se pesë herë raste sesa shteti tjetër, fqinjë i ynë - që është New Jersey, aktualisht me 8,825 raste.

Cuomo, tha gjithashtu se foli me Presidentin Donald Trump përpara konferencës për shtyp, dhe presidenti aprovoi katër site të reja, pra spitale të imrovizuara me 1000 shtretër spitalesh e para portin në Terminalin e Lundrimit në Brooklyn; e dyta në Cazinon afër fushës së gararve të kuajve Racetrack Aqueduct në Queens; e treta në Universitetin e Staten Isalnd; dhe e katerta ne qëndrën New York Expo Center në Bronx.

Po ashtu përsëriti Cumo është në funksionin të menjëhërshëm edhe sitali i ri i mprovizuar tashmë me më shumë se 1.000 shtretër në Qendrën Ndërkombëtare të panaireve Javits Center në Manhattan, e cila siguron që do të ketë spitale shtesë dhe salla urgjence për çdo bashki.

Megjithatë po sot në konferencën për shtyp përsëri, guvernatori Cuomo theksoi nevojën akute të ventilatorëve, duke theksuar se si për sëmundjet jo koronaviruse, pacientëve nuk do u duhen vetëm për 3-4 ditë, por pacientët me COVID-19 u duhen atyre për 11-21 ditë.

Ai nxori si model të emergjencës një maskë të pasiur me ventilator - valvule me qese plastike, e cila do të duhej të pompohej me dorë për të mbajtur në frymë pacientin, dhe tha që shteti bleu 3,000 copë të tilla dhe porositi edhe 4,000 të tjera.

Ai tha se anëtarët e Gardës Kombëtare mund të aftësohen për t'i përdorur ato, por kjo nuk ishte një zgjidhje sepse kërkon shumë njerëz.

Aktualisht, simbas vlerësimit të zyrës së tij është se shteti do të ketë nevojë për 140,000 shtretër dhe 30,000 ventilatorë në ditët në vijim.

Cuomo theksoi se spitalet do të duhet të mendojnë "në mënyrë holistike" dhe të zhvendosin pacientët e tyre edhe nga një spital në një tjetër, është nevojë e tyre të kapërcehet situate, tha ai.

Statistikat e reja të së Shtunës për Qytetin e New York-ut nga faqja zyrtare janë në total : 29,158 raste, dhe ka 517 vdekje në NYC.

Detajet e azhurnuara për rastet e koronavirusit të NYC u njoftuan në orën 10 të mëngjesit 28 Mars 2020: ka 29.158 raste dhe 517 vdekje. Përqasja simbas 5 Bourgh - 5 Bashkive është 9.228 raste në Queens; 7,789 në Brooklyn; 5,352 në Bronx; 5,036 në Manhattan; dhe 1,718 raste në Staten Island.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat