Bekimi i Perendisë - ngjallja e Shpresës! ....

Amerika

Bekimi i Perendisë - ngjallja e Shpresës! ....

Nga: Beqir SINA – New York Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:14
Ilustrim

NEW YORK CITY : Mbasi dje në mbrëmje Anija spitalore e marinës amerikane USNS Comfort, hyri në mesin e dybrigjeve te ishujve, “gjirin” e lumenjëve që lidhin New Jersey, dhe New York, në mometin që Comofort po afrohej pranë Statujës së Lirisë - Statue of Liberty, janë kapur nga fotoreporterët amerikan fotografi fantastike, që rallë historia e sjjell në momente dhe simbolika të tilla panoramike dhe emocionale.

Dy raste të tilla kur hynë në New York, Anija spitalore e marinës amerikane USNS Comfort, dhe ka simbolika të jashtëzakonëshme, është njëra e qiellit në perendim të Diellit, duke “rënë”, në ujart e thella pas oqeanit, dhe pas saj shfaqet Statuja e Lirise aty ku nise edhe ngjallja e shpresë – Comfort “Rehatia” duke u “përshëndetur”, dhe marr bekimin apostolik të Statujës së Lirisë - Statue of Liberty, bekimin e Zotit, në këto momente që po kalojnë njujorkezët, te gjithë amerikanët, dhe e gjithë bota, me koronavirusin e ri COVID-19.

Fotografia e parë është regjistruar në Manhattan për të ofruar ndihmë për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë-9/11, dhe kjo mbrëmë 29 Mars 2020, në këtë periudhë të trishtë dhe të dhimbëshme të pandemisë -COVID-19.

USNS Comfort dhe USNS Mercy, hynë tashmë në limanet e shpresës, duke marrë me vete edhe bekimin e Zotit, - God Bless all the people, dhe , po nxitojnë të përfundojnë ankorimin dhe nisjen e punës së e tyre të planifikuar me ekipet e personelit mjekësor, më profesionale në botë. Pasi më tani shpresa dhe kujdesi me personel mjeksor nga më profesionalët, dhe pajiset, më bashkohore të mjeksisë, në USNS Comfort – “Rehatia”, në Portin e Nju Jorkut dhe Mercy – “Mëshira” në Portin e Los Anxhelesit janë më afër se kurr në New York e San Diegos.

New York, metropoli që shpesh cilësohet si kryeqyteti i botës, dhe San Diegos - California, “Mbretëria” e kinematografisë boterore, janë shndërruar tashme në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Kjo simbas ekspertëve ka ardhur nga që këto dy qytete kanë dendësinë më të madhe në SHBA

Të infektuarit vetëm në New York shkojnë në të paktën 50 mijë dhe shifrat përditësohen çdo ditë me përqindje të frikshme.

Ndërkohë, në SHBA të infektuarit total kanë kaluar 121 mijë personat, dhe bilanci viktimave ka shkuar në 2043.

Comfort – “Rehatia” dhe Mercy –“Mëshirës” për përgjigjen e koronavirusit të ri COVID-19:

Anijet motra janë anijet më të mëdha në Marinë, tejkaluar vetëm nga transportuesit e avionëve të klasit Nimitz dhe Ford.

Mercy filloi jetën e saj si një cisternë nafte e klasit San Clemente të quajtur SS Worth dhe u shndërrua në një anije spitalore në mesin e viteve 1980. Comforti, është gjithashtu një ish anije ushtarake e flotës detare amerikane cisternë nafte e njohur dikur si SS Rose City, e konvertuar në spital lundrues.

Të dyt “Rehatia” dhe “Mëshira” janë në thelb spitale lundruese, secila me një kapacitet prej 1.000 shtretërish dhe i plotë me gjithçka që do të gjesh në një spital më modern ushtarak, përfshirë, pavionet e aparaturave të kontrolleve shëndetësore, deri te sallat e ndërhyrjes së shpejt, kurimit dhe regjimit spitalor, bankat e gjakut, morgun dhe aparaturat e prodhimit të oksigjenit - ventilatorët.

Anijet janë të dizajnuara për t'u specializuar në rastet e traumave, nga lufta apo katastrofave natyrale, raste më të jashtëzakonëshme, duke pasur parasysh misionin e tyre është të trajtojnë trupat e plagosur. Ato nuk janë të dizajnuar për të trajtuar një shpërthim të sëmundjes infektive për shumë arsye.

Anijet nuk kanë asnjë mënyrë, të specializuar për të izoluar sëmundejt infektuese; dhe kjo ishte arsyeja, pse ato erdhën dhe u vendosen për të mbështetur vetëm rastin e COVID-19, si të paparashikuar.

Ajo që është unike në lidhje me dy anijet janë rregullat që rrethojnë statusin e tyre. Ato mbajnë armë, por vetëm armatime mbrojtëse dhe nuk mund të transportojnë pjestarët e Marinës, që mbajnë armë të rënda luftarake, siç janë avionët luftarak, trupat e operacioneve speciale.

Personeli i Korpusit Detar gjithashtu nuk është i vendosur në anije. Si rezultat, ata janë shpesh civilë nga Komanda e Sealiftit Ushtarak.

Anijet, nëpërmjet brigjeve janë në një gjendje për të zvogëluar largësin nëpërmjet spitaleve dhe në portet e ankorimit. Më pak se 75 punonjës të ekuipazhit të lundrimit, dhe mbi qindra mjek e specialist, janë në bord - ndërsa Mercy është në San Diego dhe Comfort është ankoruar në New York City.

Pasi të ankorohen, të dy anijet janë gati për t'u aktivizuar brenda pesë ditësh, duke marrë një ekuipazh prej rreth 60 marinsave civilë dhe më shumë se 1200 personel mjekësor ushtarak.

Përdorimet e kaluara të dy anijeve Comfort dhe Mercy

Të dy Comfort dhe Mercy kanë parë pjesën e tyre të veprimit, të rasteve të jashtëzakonëshëme.

Ato të dyja u vendosën në disa raste të ndryshme kohore. Mercy ka qenë në mbështetje të Operacioneve Desert Shield dhe Desert Storm.

Dhe, Mercy-Mëshira, e cila funksionon kryesisht në anën tjetër të Shteteve të Bashkuara, Oqeanin Paqësor, mban rregullisht ushtrime stërvitore dhe si qëndron gjithon në bregun perendimor të paqësorit në përgjigje ndaj katastrofave humanitare.

Ndërsa – Comfort – “Rehatia” historikisht sheh shumë më tepër veprim. Ajo në fillim u vendos për të mbështetur Operacionin Uphold Democracy, një ndërhyrje ushtarake amerikane në Haiti në 1992, dhe më vonë mbështeti operacionin ushtarak “Iraq Freedom” të udhëhequr nga SHBA në Irak në 2003

Comfort, gjithashtu mbështet stërvitje dhe ushtrime humanitare.

Comfort – “Rehatia” po ashtu iu përgjigj sulmeve të 11 shtatorit, nëntëdhjet vite më parë, duke u vendosur në New York City për të ndihmuar spitalet atje. Ajo gjithashtu lundroi për në New Orleans pas pas uraganit Katrina dhe në Porto Riko duke ndjekur uraganin Maria.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat