Coronavirusi COVID-19: Dibra e Madhe me Dibranë me zemër të Madhe në Amerikë!

Amerika

Coronavirusi COVID-19: Dibra e Madhe me Dibranë me zemër të Madhe në Amerikë!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK – DIBER: Zona që e nisi e para infektimin me kooronavirusin e ri COVID-19, në një pandemi globale ishte komuna e Dibrës së Madhe, ne Republiken e Maqedonise se Veriut.

Në mesin e muajit mars ishte një çift bashkëshortor nga Dibra e Madhe, që ishte kthyer nga Italia veriore dhe kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, thanë lajme duke shtuar se më pas familjarë dhe miq të tyre po ashtu ishin infektuar.

Mbas , kësaj zona Dibër – Zhup u përfshinë nën masat e izolimit, ku prej asaj dite janë mbyllur restorantet e kafenetë dhe punojnë vetëm dyqanet e ushqimeve, dhe institucionet më të rëndësishme, te komunes.

Në pamundësi për të përballuar gjendjen e krijuar për shkak të masave, mbasi banorët po zbatojnë masat e imponuara, nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lindi edhe nevoja e menjëhershme për ndihma, sidomos, ato për familjet më në nevojë nga ana ekonomike.

Mirëpo, sic dihet për fat të mirë , në këtë situate është se më shumë se gjysma e dibranëve jetojnë aktualisht në emigracion, dhe, kjo ndoshta ishte dhe e vetmja shpresë e cila do të mbante gjallë edhe shpresat e dibranëve, të cilët historikisht janë dalluar për mikëpritjen, bujarinë dhe krenarinë e tyre dibrane.

“Syt, mendimet dhe zemrat e të gjithë dibranëve, sot janë me qytetarët e Dibrës” na tha në një bised telefonike veprimtari i njohur dibran në Florida – SHBA, Turan Rusi, i cili së bashku me fëmijët e tij, në emër të Familjes Rusi, ka bërë dy donacione njëri pas tjetrit, duke ndihmuar fillimisht 100 familje dibrane me paketa ushqimore, për cdo familje( 1 thesë me miell buke 50kg, dy shishe plastike me vaj gatimi, dhe nga dy kg oriz) dhe, një ndihmëtë dytë , për 200 familje të tjera ( 1 thesë me miell buke 50kg, dy shishe plastike me vaj gatimi, dhe nga dy kg oriz).

Duhet theksuar dhe përmendur me këtë rast se prej ditës së parë krahas shumë kontributeve që kan bërë për Dibrën, ne krye te saj ka qene Shoqata Atdhetare Dibra, e cila ka treguar një solidaritet të madh me qytetarët dibran , duke kontribuar në nismën e Shoqates,: "Për ti dalë në ndihmë Dibrës dhe Dibranëve në këtë situatë të vështirë” .

Gjithashtu, që përvecse SHAD-it, në Nju Jork, ndihma janë dërguar dhe janë shpërndarë edhe nga grupe bizesmenësh, veprimtar e indidivd dibran në SHBA, duke treguar edhe një herë atë mikëpritjen, bujarinë dhe krenarinë dibrane.

Mirepo meqenëse, Dibra e Madhe, ka edhe numërin më të madh të emigrantëve në diasporë, Europë, Kanada - SHBA, duhet bërë edhe më shumë nga të gjithë biznesmenët dibranë , qe të paktën asnjë familje dibrane të mos “vuaj” për ushqimin e përditëshëm.

Dhe, që ushqimi të vazhdojë t'u ndahet atyre që kanë nevojë më së shumti, dhe të shpërndahen atyre familjeve në bazë kriteresh që kan vendosur institucionet e Komunës për rastet emergjente.

Coronavirus COVID -19 : Republika e Maqedonisë së Veriut:

Dy viktima të reja nga Kovid 19, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Llabunishta. Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 72 raste të reja me virusin korona, duke e çuar numrin e pacientëve në 555. Në 24 orët e kaluara shumica e rasteve janë regjistruar në Kumanovë, 21 persona, më pas vjen Shkupi me 14, Tetova 12, Prilep 9, Koçani 7, nga dy raste të reja ka në Manastir dhe Krushevë, ndërsa nga një rast të regjistruar ka në Gostivar, Strugë, Veles, Radovish dhe Shtip.

Më së shumti të infektuar ka në Shkup – 235, pasuar nga Kumanova me 114, Dibra me 48, Prilepi 33, Tetova 29, Struga 24, Shtipi 19, Koçani 14, Velesi 10, Manastiri 6, Gostivari dhe Gjevgjelia 4, nga tre në Ohër dhe Radovish dhe gjithsej dy raste janë regjistruar në Kavdar, Strumicë, Kriva Palankë dhe Krushevë.

Aktualisht, 74 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. 15 prej tyre kanë pasqyrë të rëndë klinike, 11 janë në ventilim mekanik, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

Tre pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. Pacientë me Kovid 19 ka edhe në spitalin e qytetit “8 Shtator”, ku janë hospitalizuar gjashtë persona. Gjithsej tre persona janë në respirator ndërsa dy prej tyre janë testuar dhe priten rezultatet nëse janë bartës të virusit. Tre të tjerët kanë pasqyrë më të lehtë klinike, njofton drejtori i spitalit qendror në Shkup.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat