Kryengritja e Malësisë së Madhe

Amerika

Kryengritja e Malësisë së Madhe

Nga: Gjon Kolë Gjokaj, NY Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:40
Ilustrim

Nuk ishin shumë ata qi ruejshin nji flamur të vjetër. Nuk ishtin pak ata qi talleshin me Shqipe të Flamurit.
Por qenë mjaft sa me i dalë para Turgutit. Por qenë mjaft sa me i shkue mbrapa njij Flamuri, njij Burri.
Flamuri i harruem. Flamuri i sulmuem zgodhi për Bajraktár: Dede Gjo' Lulin, Luftarin qi nuk e kishte tronditë tingulli i arit.
Luftarin qi nuk e kishte frigue kërcnimi i të Mëdhejvet.

Përmbi Tuz naltoltet nji mal.
Mbi atë mal valon nji FIamur.
Nji Flamur qi nuk asht i yni, qi asht i kuq,
Por jo me Shqipen e zezë.

Përmbi Deçiq, pëmbi shkambij e gurë, nji ditë të largët, nji ditë të papritun msyjn burrat. Ushtrít e Turgutit hikin, lân vetëm flamurin qi valvitej tash disa shekuj në tokë të huej, në tokë t' onë.

Përmbi Deçiq, përmbi shkambij e gurë, zbret nji flamur, naltohet nji tjetër.

Me 6 Prill.
Parathanja e Flamirit të Vlonës u krye.
Âsht e para herë qi Flamuri i kuq me Skabën e zezë me dy krena xên vendin e grabitun.
Nji ushtrí burrash rrethon Majën e Deçiqit. Nuk dijn mirë ç'asht Atdheu, por dijn sa kushton trashigimi i të Parvet. Nuk dijn mirë ç'âsht Flamuri i ynë, por dijn mirë ç'âsht flamuri i huej, flamuri qi nuk bashkon, por përçán, flamuri qi nuk nalton, por krrusë, shtypë e robnon...

Topi nga Shipshaniku zbrazet përmbi Deçiq, përmbi Flamur t'onë.

Flamuri qindron, qindron për katër orë. Mandej bjen. Bjen me sa deshmorë.

Bajrakrari i 6 Prillit qindroi. Qindroi deri sa i fali e vet Atdheut.
Qindoi me pushkë në dorë, me këto fjalë në gojë:
"E kush me ndalon mue me derdhun gjakun për vend t' em"...

Magister,

Arkiva Françeskane At Gjergj Fishta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat