Kursi i Gjuhës Shqipe në Arizona State University (ASU) do të ofrohet për herë të parë kurs online

Amerika

Kursi i Gjuhës Shqipe në Arizona State University (ASU) do të ofrohet për herë të parë kurs online

Nga: Beqir Sina Më: 8 prill 2020 Në ora: 18:22
Ilustrim

PHOENIX AZ : Kursi intensiv i gjuhës shqipe në Arizona State University - ASU për studentët, mësuesit, pensionistët, nxënës të klasave të shkollave të mesme, dhe cikleve të tjera, që dëshirojnë mësimin e gjuhës shqipe, ose të përmirësojnë njohuritë për gjuhën shqipe, simbas Linda Mëniku, për shkak të situatës së krijuar, ky kurs do të ofrohet për herë të parë online .

Duke, biseduar online me Linda Mëniku - Pedagoge e kursit të gjuhës shqip në ASU, e cila gjatë muajve të verës vjen në Arizona, biseda nisë duke uruar të gjithë shqiptarët kudo janë, të jenë familjarisht mirë me shëndet e punë në këto ditë të vështira

Ndërsa, për kursin e shqipes që organizohet që nga viti 2003 gjatë sesionit të verë nga Arizona State University- ajo na spjegojë se për shkak të situatës së krijuar, ky kurs do të ofrohet për herë të parë online, sipas ASU.

“Për të gjitha ata nxënës dhe studentë shqiptarë që kanë nevojë për kredite, kursi online është një mënyrë shumë komode dhe me më pak shpenzime, tha Mëniku, duke shtuar se data e fundit e aplikimit është 24 prill 2020, dhe më shumë informacion mund ta gjeni në https://melikian.asu.edu/cli/albanian,” cka simbas saj është e vlefëshme edhepër shqiptarët e tjerë që jetojnë në vende të ndryshme të Amerikës.

Pedagogia shqiptare, Mëniku, thotë se “Ky kurs i gjuhës shqipe është një mundësi e mirë për të gjithë shqiptarët e brezit të dytë për të mësuar gjuhën shqipe,, si dhe për të njohur më mirë kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. Mbasi, studentët e kursit të gjuhës shqipe të ofruar nga ASU - kanë qenë ndër vite përfituesit kryesorë të bursave Fulbright, Boren për Shqipërinë dhe Kosovën.”

Instituti i Gjuhëve Kritikë (CLI) në Qendrën Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU) është një institut kombëtar trajnimi për gjuhë më pak të mësuara, duke ofruar kurse kursesh intensivë verore dhe programe studimi-jashtë vendit në të gjithë botën. Gjuha shqipe mësohet çdo verë në ASU.

Për më shumë informacion dhe si të aplikoni, vizitoni: https://melikian.asu.edu/cli/albanian

Instituti i Gjuhëve Kritikë (CLI) në Qendrën Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU, thotë : “ Ju lutemi vini re që ne jemi duke punuar për kalimin në një version në internet të shqipes së vitit të parë për verën e vitit 2020. Ne do të marrim një vendim përfundimtar në lidhje me këtë program deri më 24 Prill, 2020. Të gjithë aplikantët do të informohen përmes emailit.

Ju lutemi mos shpërfillni informacionin nën kartën "Kostot". CLI do të ngarkojë një tarifë administrative të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme 1000 dollarë për të gjitha programet vendase. Ne akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të kostove për programet virtuale të studimit jashtë vendit, por do të azhurnojmë aplikantët me atë informacion menjëherë pasi t'i kemi”.

Megjithatë thotë Instituti i Gjuhëve Kritikë (CLI) në Qendrën Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU “Ju mund të aplikoni në programet tona online këtu, por ju lutem vini re se ne aktualisht po azhurnojmë dokumentet e aplikimit. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na telefononi me email ose na telefononi në (480) 965-4188)”.

Image
Linda Mëniku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat