Për të dytën ditë me radhë, në SHBA humbin jetën afro dymijë njerëz – për 24 orë coronavirusi ua mori jetën 1.973 personave - Bota Sot
Për të dytën ditë me radhë, në SHBA humbin jetën afro dymijë njerëz – për 24 orë coronavirusi ua mori jetën 1.973 personave

Amerika

Për të dytën ditë me radhë, në SHBA humbin jetën afro dymijë njerëz – për 24 orë coronavirusi ua mori jetën 1.973 personave

Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:22
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 1.973 persona nga COVID-19, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Për të dytën ditë me radhë, numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në afro dymijë persona.

Sipas të dhënave të universitetit, në SHBA të mërkurën kanë humbur jetën 1.939 nga COVI-19.

Ndërkaq si pasojë e pandemisë së coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën, numri i përgjithshëm i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 14.695.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat