Kohë koronavirusi: Ndahet nga jeta Elez Hoxha, ish-i burgosur politik, nga diktatura komuniste

Amerika

Kohë koronavirusi: Ndahet nga jeta Elez Hoxha, ish-i burgosur politik, nga diktatura komuniste

Nga: B.S Më: 11 prill 2020 Në ora: 23:34
Elez Hoxha

Është, ndarë nga jeta një në moshën 80-vjeçare në Nju Jork, një nga legjendat antikomuniste në kohën e “mortajës së kuqe”, ish-burgosur dhe i përndjekur politik Elez Uk Hoxha i Bytyçit - Tropojë .

Elez Hoxha, u shqua deri në ditën e fundit të jetës së tij i vendosur dhe me karakter të fort , duke qëndruar aty ku edhe e nisi jetën e tij dhe të familjes së tij si një prej veprimtarëve më të vendosur kundër diktaturës.

Me largimin e tij, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, të afërmit, miqt, shokët, bashkëvuajtësit, dashamirët, qëndrestarin e pakompromisë ndaj “mortajës së kuqe” komunizmit, Shqiptarin, patriot e atdhetar si dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tij që shpresonin për ta parë sa më shpejt Shqipërinë , të lirë dhe demokratike, me sy vetëm nga Perndimi.

Njoftimi mortar, për këtë kob të zi, shkojë deri në vendlindjen e tij në Bytyç, të Tropojës.

Nëpërmjet rrjetit social Facebok, Shoqata Bytyçit, në Tiranë, shkruajti se ka ikur nga kjo jetë Elez Ukë Hoxha Bytyçit.

“Me hidherim të thellë mësuam se në New York, në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta Elez Hoxha i Bregut të Pacit, krahina Bytyç. Ai rridhte nga një familje e trung familjar me tradita e taban të konsoliduar kombëtar, por që dallgët e jetës e veçanarisht sistemi komunist në Shqipëri i përcaktoj jasht vijës ndarse të klasës që ata pretendonin se e përfaqësonin e për pasojë i pozicionaoj si shënjestë ndaj të cilëve duhej luftuar në mënyrë përmanente si klasë që duhej luftuar. Çdo kush që e pati rastin për ta njohur nga afër, e hetonte menjëher se ai ishte një njeri i jashtëzakonshem, me shpirt të madh, i respektueshëm, me karakter të fortë, i ndershëm, i përkushtuar ndaj dijes. Ai kishte qenë vetçse 4 vjeçar kur për familjen e tija nisi kalvari i vuajtjeve përms diferencimit klasor e duke i degdisur nëpër kampe internnimi. Kurse atë në moshën 30 vjecare, pa as më të voglin mëkat karshi askujt, por as sistemit në fuqi, u burgos vetëm e vetëm se vinte nga një familje që ishin cilësuar nga regjimi si “armiq të popullit” e si e tillë vuajti për 17 vite në burgun famkeq të Spaçit. Pas hapjes së Shqipërisë me Botën, ai shkoj për të qëndruar dhe jetuar në Amerikë.”

Me ketë rast të ndarjes se tij nga kjo jetë, familja dhe njerëzit e tij humbën njeriun e saj më të dashur, kurse Bytyçi e humbi njeriun me vlera të rralla cilësi që duhen admiruar e vlersuar se tepërmi.

Me ketë rast, familjarve, njerëzve të tij të afërm, shokëve dhe miqve u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Shpirti i tij u prehtë në paqe,

Rrofshin dhe e kujtofshin për jetë e mot.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Shoqata Mbarkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

Elez Uk Hoxha - 1940-2020

Elez Ukë Hoxha, lindi në Dhjetor 1940, në fshatin Pac të krahinës së Bytyqit. Në mars të vitit 1945 familja e Halil Hoxhës, gjyshit të Elezit(gra,fëmijë dhe pleq) u internuan në Berat, deri në mars 1946. Në atë kohë Elezi qëndroi te halla e tij në fshatin Margegaj.

Në Mars të vitit 1946 u pushkatua gjyshi i tij Halil Hoxha, dhe u dënua me 101 vite burg xhaxhai i Elezit, Sulejman Hoxha, dënime këto që erdhën si pasojë se ata ishin nacionalistë të ndershëm, për shkak se ishin të përbetuar kundër komunizimit në Shqipëri.

Pas arrestimit dhe dënimit të tyre, gjyshja e tij Vocrra dhe motra Rukia u kthyen nga interrnimi në Pac.

Në këtë kohë edhe Elezi u kthye në Pac -Tropojë. Në fshatin e tij ku Elezi kreu arsimin fillor, ndërsa për të marrë arsimin e mëtejshëm shkoi përsëri te halla dhe vazhdoi arsimin 8-vjecar në klasat nga e 5 deri në të shtatë në qytetin e Bajram Currit.

“Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave. Kjo valë e dhunës e cila zgjati 45 vite u transformua në ekzekutime, në arrestime, internime apo dëbime të dhjetra mijëra shqiptarëve”

Në vitin 1960, gjyshja e tij, Vocrra, Rukia dhe Elezi internohen në Savër të Lushnjes.

Elezi kreu gjimnazin natën në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme “18 Tetori” të Lushnjes. Në vitin 1970, Elezi, dënohet me 7 vjet burg për agjitacion e propogandë.

Vujatjen e dënimit e kaloi në në burgun e tmerrëshëm të Spacit. Ku gjatë Revoltës së Spacit, Elezi iu bashkëngjit fizikisht revoltës, dhe ishte aktiv duke marrë pjesë në grupin e atyre që ngritjen e flamurit kuq e zi pa yll, mbi tarracën e burgut.

Për këtë akt ai u ri dënua edhe me 25 vjet burg, por dënime ju ul me 11 vjet. Duke bërë gjithësej pa ndërprerje 18 vjet burg, lirohet më 1988.

Pas lirimit, e dërguan përsëri në shtëpin e tij, në baragant e interrnimit në kampin e Savrës-Lushnje.

Në Gusht të vitit 1990 ai së bashku me dy nipat e tij, Kastriotin dhe Shkëlzenin edhe ata nga interrnimi në kampin e iterrnimit në Shtyllas – Fier,u arratisën dhe kaluan kufirin dhe dolën në Ish-Jugosllavi.

Simbas, proceduarve të emigracionit mbas disa muajve të qëndrimit atje, atyre ju aprovua statusi i emigrantit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin1995, fati e solli të martohet me zonjushën Nexhmije Shaqiri – Hoxha, me të cilën ka edhe një fëmijë , një vajzë Mailinda Hoxha.

 

E cila, është diplomuar në një nga kolegjet më prestigjoze në SHBA - në Lafayette College Pennsylvania, aty ku përvoja praktike, është se si Lafayette të revolucionarizojë botën..

Origjina familjare:

Elez Ukë Hoxha, vjen nga një prej familjeve të njohura të Shqipërisë së Veriut për kontributin në cështjen kombëtare shqiptare. Stërgjyshi Elezit Mahmut Hoxha kontribuoi në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, u vra Elez Hoxha, xhaxhai i Ukë Hoxhës, nga pushtuesit austro-hungarezë për arsye se fisi i Hoxhajve luftonte kundër pushtuesve. Në Luftën e Dytë Botërore përsëri fisi i Hoxhajve luftoi kundër pushtuesve nazi-fashistë përkrah Kryezinjëve dhe nacionalistëve të Shqipërisë së Veriut.

Pasi iu dha azili politik, ai u transferua në New York, ku qëndroi me anëtarët e tjer të familjes, ndërsa mësonte anglisht dhe ndiqte mësimet.

"Ai studioi me shumë vullnet dhe së shpejti ishte i rrjedhshëm,në aglisht" duke e lejuar atë të bëhej një përkthyes për Bordin e Kompensimit të Punëtorëve të Shtetit në New York, dhe për cështjet e emigrantëve.

Profesori Brayan Hay i Lafayette College – Government and Law, kolegji që diplomoi Mailinda Hoxhën, vajzën e Elezit dhe Nexhmijes, shkruan në revistën e këtij kolegji në ditën e diplomat, se : “Sytë e Elezit shkëlqejnë dhe nga zemra ngallëzen një grimë infective, ndërsa shikon se Mailinda, trashgimtarja, fëmija e tij e vetëme u diplomua, madje me plot sukses”.

Profesor Hay, thotë se dita e diplomimit ishte po aq ditë e festimit për familjen Hoxha sa ishte një kohë për të parë mbrapa, përmes syve të njomë dhe ndërprerjes, fjalëve të drejtuara nga emocionet dhe të merrte parasysh se si një jetë e vështirë i dha rrugën një fillimi premtues për trashgimtaren e tij- Mailinda.

"Kjo është diçka e mrekullueshme," citohet të ketë thënë Elezi. "Kam pasur një jetë shumë, shumë, shumë të vështirë, por jam i lumtur që arrita të shoh gjëra të mrekullueshme në vajzën time. Zoti është aq I madh sa që kishte fuqinë të më shpëtonte, jetën nga burgu i diktatorit komunist, dhe tani vajza ime mund të bëhet një amerikane e suksesshme dhe të ndërtojë një shoqëri të mirë. Nuk i kisha, kurr më parë këto mundësi. Vetëm Zoti e di se çfarë do të na sjell e ardhmja. ”

Mailinda, mes lotëve dhe dashurisë për babain e saj, na tha se Elezi vinte nga një familje patriotike me kontribut të cmuar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë që gjatë Luftës e Parë Botërore, u vra edhe xhaxhai i babait të tij Elez Hoxha, emrin e të cilit e trashëgojë babai im, thotë Mailinda

Ndërsa , shtonë se deri te Lufta e Dytë Botërore, fisi ynë(Hoxha) luftojë përkrah nacionalistëve të tjerë të Shqipërisë së Veriut.

Elez Ukë Hoxha u, nda nga jeta një në moshën 80-vjeçare në Nju Jork, nga koronavirusi COVID-19, duke lënë pas gruan Nexhmijen dhe vajzën Mailinda, nipat dhe mbesat, kushurinjët e të afërmit në SHBA dhe Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat