Kabina e kamionit ngec jashtë rrethojave të urës së lartë, shpëtohet shoferi në momentet më dramatike – pamje nga momenti rrëqethës

Amerika

Kabina e kamionit ngec jashtë rrethojave të urës së lartë, shpëtohet shoferi në momentet më dramatike – pamje nga momenti rrëqethës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Ekipet e shpëtimit kanë arritur shëndoshë e mirë ta nxjerrin nga kabina e kamionit, shoferin që kishte mbetur i varur në një urë të lartë.

Ishin pikërisht rrethojat mbrojtëse që ndikuan në ndaljen e shpejtësisë dhe që kabina e kamionit të përfundojë jashtë, kurse rimorkioja në urë – mbi lumin Elizabeth në Virginia të SHBA-ve.

Atyre iu desh të fusin në funksion një vinç me të cilin u lëshua me kabllo një anëtar i ekipit të shpëtimit, që më pas e lidhi shoferin dhe e nxori jashtë.

Në pyetje ishin minutat, pasi kamioni vazhdimisht lëvizte dhe pritej të përfundonte në lumë e duke marrë parasysh lartësinë e urës, ai sigurisht se do tas pësonte me jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat