Coronavirusi COVID-19, Shqiptarët në mbështeje për ata në vijën e parë, ata cilët kanë provuar veten të jenë heronj gjatë kësaj pandemie, policët dhe mjekët

Amerika

Coronavirusi COVID-19, Shqiptarët në mbështeje për ata në vijën e parë, ata cilët kanë provuar veten të jenë heronj gjatë kësaj pandemie, policët dhe mjekët

Nga: Beqir SINA – Phoenix Arizona Më: 16 prill 2020 Në ora: 09:38
Bujar Daku

“Ne dorëzuam drekën në Sistemin Shëndetësor Rajonal Cape, për të gjithë punën e tyre të vështirë gjatë kësaj pandemie. Ne duhet t'i mbështesim ata për të qenë në vijën e parë,” do të shkruante Bujar Daku, administrator dhe pronar i Daku Goup në New Jersey

NEW YORK : Shqiptarët e Amerikës, janë bamirësitë e mbështetura nga bujaria shqiptare, dhe respektin e mirënjohja e pakufishme për këtë vend të bekuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u bënë shtëpia e dytë e tyre, dhe miku e aleati historik, i shqiptarëve.

Nuk ka fjalë për të shprehur sa mirënjohës janë treguar deri tani edhe stacionet e polocisë, dhe spitalet këtu në SHBA, për ndihmat e shqiptarëve, të cilat kan qenë të mëdha gjatë kësaj periudhe.Dhe, jo vetëm në zonën e Tri-Shetshit, New York, New Jersey dhe Connecticut , por edhe në Philadelphia, Virginia, Washington D.C,, Detroit, Chicago, Florida, Texas, Arizona, Boston e tjerë.

Image

Kudo gjenë emrat e biznesmenëve dhe veprimtarëve të komunitetit që dallohen me humanizmin, bujarinë dhe bamirësit, të cilat e bëjnë përmes donacioneve për të mbështetur përpjekjet e tyre, për linjën e parë të luftës kundra coronavirusit dhe në shërbim të qytetarëve, policëve dhe mjekëve kudo jane.

Por, duhet potencuar fuqishem se shqiptarët këtu në Amerikë, janë treguar bujar edhe ndaj disa familjeve shqiptare me nevoja për ndihma në këtë situate coronavirusi. Me paketa ushqimore deri tek mbështetja e punonjësve tanë të vijës së parë, policëve dhe mjekëve – ata të cilët kanë provuar veten të jenë heronj gjatë kësaj pandemie – shqiptaro amerkanët policë dhe mjekë, te cilet po bëjnë punë vërtet kritike gjatë kësaj krize të shëndetit publik.

Ata meritojnë të gjithë ndihmën që mund t'u japim atyre, por mertiojnë edhe një faleminderim dhe një respect e mirënjohje të madhe nga të gjithë ne.

Ja dhe nje shembull i shqiptarevene kete kohe coronavirusi.....

“ Ne dorëzuam drekën në Sistemin Shëndetësor Rajonal Cape NJ, për të gjithë punën e tyre të vështirë gjatë kësaj pandemie. Ne duhet t'i mbështesim ata për të qenë në vijën e parë", do të shkruante Bujar Daku, administrator dhe pronar i Daku Goup.

Ndërsa Riza Ndreu, nga Dibra, i cili punon për Daku Group,duke na njoftuar me kete solidarizim, shkruajti në llogarinë e tij në Facebook, për ndihmat në këtë kohë koronavirusi duke thene :

“Jo në të gjitha rastet e një pune që kryen duhe tê tê presim me patjetër për t'u paguar!”

“Të ndodhur përpara kësaj prove ku i gjithë njerzimi në mbarë botën po përleshet me një armik të pa dukshëm, ndaj të cilit e vetmja ushtri që po lufton për ta m'poshtur këtë hie të zezë janë njerëzit mjekë e mjeke në repartet e urgjencave spitalore,ndajë sotë nën kujdesin përsonal të administratorit “DakuGrup”, z. Daku Bujar, vullnetarishtë punuam për të pregaditur ushqim për gjithë përsonelin e njërit nga spitalet e New Jersey” thot Ndreu.

Mirpo lajme te tilla nëpërmjet rrejeteve sociale per shqiptaret ka cdo dite.....

Per policët e qytetit ku ata banojnë, per mjeket tane te mrekulleshem te gjithe ata që cdo ditë e natë po ndihmojnë komunitetin gjatë situates se shpërthimit të COVID-19.

Punonjësit në qëndrat spitalore – mjekët shqiptar te cilet jane heronjë e linjës së parë, në Sistemin Shëndetësor , për të gjithë punën e tyre të vështirë gjatë kësaj pandemie, te cilet po marrin mbështetjen e mbarë komunitetit , sidomos bizneseve, që janë në vijën e parë të ndihmave me ushqime falas për cdo ditë.

- Në Philadelphia dhe në New Jerseyin e jugut, pikërisht në Sea Isle City dhe Avalon, një zingjir i restorantesh dhe bizneset locale, të administratorit dhe pronarit i Daku Group, ku perfshihen 7 restorante dhe 2 pizzeri, Bujar Daku, nga Kalaja e Dodës, larguar nga Shqipëria, në viti 1990, me stafin e tij - bënë gjithçka mundet për të ndihmuar, me ushqime të përgatitura në restorantet e tyre, policinë dhe qëndrat spitalore, amerikane te zones ku ai sherben.

Punonjësit e tij u bënë të njohur në katonet ku shërbejnë, duke ndihmuar në ditët më të vështira të pikut coronavirusit në shpërndarjen e ushqimit,

Bujar Daku është nga Kalaja e Dodës(Peshkopi),i ardhur qysh në vitin 1990, përpara rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

.Ne vitin 1998 ai i ka fillesat e tij si biznesmen në fushën e restoranteve në Philadelphia dhe në New Jerseyin e jugut, pikërisht në Sea Isle City dhe Avalon.

Ndersa, shquhet për mbështetjen e tij ndaj të gjitha eventeve shqiptare, kudo që janë mbajtur si në Amerikë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe ndaj shqiptarëve në zonat ku ushtron aktivitetin.

Aktualisht është administrator dhe pronar i Daku Group, ku përfshihen 7 restorante dhe 2 pizzeri.

Bujar Daku Pronari i Restoranteve La Fontana, dhe Fratelli

Në vitin 1990, Bujar Daku iku nga Shqipëria e tij e lindjes, për t'i shpëtuar varfërisë dhe qeverisë shtypëse komuniste që sundonte në atë kohë vendin e tij, ka shkruar nje gazet lokale,ne New Jersey.

"I tërhequr nga një mori restorantesh, hotelesh dhe popullsie të madhe të Nju Jorkut, biznesmeni Daku erdhi në Big Apple NYC, por përfundoi në Jersey Shore NJ, dhe kalojë ca kohë si një kuzhinier në Filadelfia.

Ne Amerike, Daku, ka bërë një ngjitje të mrekullueshme nga fillimet e tij.

Markat e restoranteve të tij La Fontana dhe Fratelli mund të gjenden në Strathmere, Sea Isle City dhe Avalon. Ai gjithashtu zotëron një restorant La Fontana në Filadelfia.

Pas largimit nga Shqipëria, sfida e tij e parë në biznesin e restoranteve në Shtetet e Bashkuara filloi në 1991, kur ai shërbeu si kuzhinier në La Veranda në Filadelfia.

Gazetari amerikan e ka pyetur se : “Kur mendon nëse mund të kthehej në Shqipëri për të jetuar një ditë,” ai i eshte pergjigjur :” se "Jersey Shore-NJ – Shtetet e Bashkuara te Amerikes, është shtëpia e tij tani.”

Riza Ndreu, i cili është punonjës i Daku Group, i njërit prej restoranteve të tij, ka ardhur në New York, në fund të shtatorit 2016, fill pas mbarimit të zgjedhjeve të parakoshme në Dibër, që u zhvilluan me 11 shtator 2016.

Zgjedhje te cilat, thotë ai i manipuloj fuqishëm Edi Rama, dhe bandat e tij në Dibër.

Rizai, atë kohë ishte pjesë qëndrore e Shtabit elektoral të PD, që kishte shkuar nga Tirana në Peshkopi.

Ai aktualisht eshte shef guzhine ne La Fontana Sea Isle City – Avalon NJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat