Figurat markante që udhëheqin organizatën World Albanian Lobby në SHBA

Amerika

Figurat markante që udhëheqin organizatën World Albanian Lobby në SHBA

Nga: Emin Gaxha Më: 17 prill 2020 Në ora: 10:31
World Albanian Lobby

Gazetat vendore në trevat shqiptare, kanë arritur t'i sigurojnë informacionet kush qëndron pas organizatës së fuqishme shqiptare në SHBA: World Albanian Lobby. Bëhet fjalë për figura markante që posedojnë edukim, karrierë, përvojë, aftësi, vizion, dituri. Gazeta amerikane USA Today njofton që qëllimi i Lobit Botëror Shqiptar është bashkimi i trevave shqiptare.

Nuk shfaqen publikisht, punojnë në heshtje, përdorin retorikë të butë demokratike; janë metoda të njohura iluminate masoniste. Në mes të termeve Shqipëri Etnike, Bashkim Kombëtar, Patriotike, Okupim etj., përdorin termet amerikane: unionizim në një shtet të përbashkët demokratik, lobim, peticion, vullnet popullor, avokim, etj.

Terme politike moderne që dukshëm evitojnë etiketimet irredentiste nga armiqtë shekullor, moskrijim panike në opinionin vendor e atraktivitet në opinionin ndërkombëtar. Organizata posedon kryesi, këshill nacional, strategji programore kombëtare, kuadro, sektore, media, logjistikë, truproje, etj. Funksionon me grante municipale dhe federale. 

President Fatlum 'Lummy' Rushiti: I lindur në Uskana, shkollën fillore e të mesme i ka kryer në vendlindje. Stërnip i atdhetarit markant Ajet Rushiti. Ka diplomuar për Shkencat Politike & Marrëdhëniet Ndërkombëtare në University of Wisconsin-Platteville, ndërsa ka magjistruar për Diplomaci & Human Rights në Hawaii Pacific University. 14 vjet karrierë profesioniste. Politolog, diplomat, veprimtar, linguist. Ka jetuar në Itali, Wisconsin, Hawaii, Texas. Flet bukur shqip, sllavisht, anglisht, italisht, spanisht. Aktivist i Partisë Demokratike në Amerikë. 

Vice-President Tomi Lahren: Bjondina republikane ka lindur në Rapid City, South Dakota. Ka diplomuar për Journalism & Political Science në University of Nevada-Las Vegas. Profesionet: Journalist, News Anchor, Political Commentator. Ka punuar në Fox News, Great America Alliance & The Blaze. 

Secretary General Alveda King: Mbesa e Martin Luther King, ka lindur në Georgia, Atlanta. Ka diplomuar për Sociologji në Central Michigan University. Aktiviste, autore, sociologe, gazetare. Ish-Kongresiste për Distriktin e Atlantës në Georgia. 

Political Adviser Ken Schoolland: Ka lindur në Honolulu, Hawaii. Profesor universitar, ekonomist, politolog, edukator, kulturolog, linguist. Ka diplomuar për Shkencat Politike në American University, ndërsa ka magjistruar për Foreign Affairs në Georgetown University. Ka punuar në White House, U.S. International Trade Commission, U.S. Department of Commerce, Hawaii Pacific University, Hawaii Loa College, Chaminade University of Honolulu. 

Media Director Megyn Kelly: Ka lindur në Champagne, Illinois. Profesionet: Journalist, News Anchor, Political Commentator, Lawyer. Ka diplomuar për Journalism & Shkencat Politike në Syracuse University, ndërsa ka doktoruar për Drejtësi në Albany Law School. Ka punuar në ABC News, NBC News, Fox News, America Live, America's Newsroom. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat