Vdes një shqiptar nga Kosova nga Coronavirusi në ShBA

Amerika

Vdes një shqiptar nga Kosova nga Coronavirusi në ShBA

Më: 20 prill 2020 Në ora: 14:14
Ilustrim

Në mesin e mijëra viktimave të shënuara nga koronavirusi në SHBA është edhe një shqiptar i Kosovës, i cili vdiq pasi u infektua nga pandemia Covid-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Haki Latifi, njëri nga familjarët përmes një postimi në Facebook, ku tutje tha se kosovari 69 vjeçar i cili vdiq dje, vjen nga Pirana e Prizrenit dhe vdiq në New Jersey.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Duke u bazuar në njoftimet e fundit, numri i viktimave të koronavirusit në SHBA ka arritur në 39 mijë e 115,  ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve ka arritur në 741 mijë e 866 raste.

Njoftimi i plotë i Latifit:

“NJOFTIM MORTOR NGA
FAMILJA LATIFI-DALIPI

Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në Neë Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020)
nga Pirana e Prizrenit.
Per shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19, e pamja do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Ceremonia e varrimit bëhet në SHBA.
Shpirti dritë ju bëftë dhe pushoftë në paçen e amëshuar!

Të pikëlluarit
Familja Latifi-Dalipi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat