Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, në Preshevë

Amerika

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, në Preshevë

Nga: Beqir Sina Më: 25 prill 2020 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan Xhamadani Foundation ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë njofton Komuna e Preshevës, raporton Bota sot.

Faleminderit fondacionit e posaqërisht Z. Agim Kotaj për ndihmën që kanë dhënë në kohën kur këto familje kanë më së shumti nevojë sidomos në kohën kur po përballemi me Corona virusin.

Mirënjohje edhe për aktivistët e Zyrës për të rinj që sot bënë shpërndarjen e pakove, ka shkruar ne statusin zyrtar te kesaj komune Visar Mehmeti

Ndersa, Agim Kotaj, nga Fondacioni " Xhamadani" ne New York , shkruan "To day we delivered 50 packages of food to families in need in Presheva. Donate to Xhamadani Foundation Inc. Thank you Visar Memeti -Deri më tani u kemi shpërndarë 50 pako me ushqime familjeve në nevojë në Preshevë. Dhurat nga Fondacionit Xhamadani Inc. Faleminderit Visar Memetit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat