Mjeku shqiptar në New York: Për të ardhur keq numri i viktimave shqiptare të COVID-19 në SHBA

Amerika

Mjeku shqiptar në New York: Për të ardhur keq numri i viktimave shqiptare të COVID-19 në SHBA

Më: 28 prill 2020 Në ora: 00:54
Sulejman Çelaj

Kardiologu Sulejman Çelaj thotë se për fat të keq ka njohur shumë shqiptarë  që kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Fatkeqësisht në New York, New Jersey dhe Connecticut numri i të vdekurve shqiptarë është më i madh se në Kosovë. Është për të ardhur keq se si një komunitet kaq i vogël si shqiptarët kanë një numër kaq të madh të viktimave nga COVID-19”, tha Çelaj.

Çelaj thotë se si në SHBA ashtu edhe në gjithë botën të dhënat japin shpresë pasi shihet një rënie e numrit të vdekjeve dhe të prekurve me coronavirus.

Duke komentuar për figurën e Presidentit Trump, mjeku shqiptar në SHBA thotë se ai është një biznesmen i zoti por nuk ka njohuri në fushën e mjekësisë.

“Mos i merrni për bazë deklaratat e Presidentit Trump në lidhje me COVID-19”, deklaroi ndër të tjera Sulejman Çelaj.

Sylejman Çelaj është drejtor në Departamentin e  Kardiologjisë në një spital në Bronx të New York-ut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat