Në Zemër te Nju Jorkut, falënderohet doktori shqiptar që ka shpëtuar me mijëra zemra…

Amerika

Në Zemër te Nju Jorkut, falënderohet doktori shqiptar që ka shpëtuar me mijëra zemra…

Nga: Beqir SINA – Phoeniz Az Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:19
Dr. Sulejman Çelaj

NEW YORK CITY : Gjate pandemisë te CoronaVirus COVID-19 kompania FreshAlb me baze ne New York, ka falënderuar publikisht punëtoret shëndetësor dhe ne mënyrë te vecantë Kardiologun e njohur shqiptaro amerikan ne New York, Dr. Sulejman Celaj përmes një billboardi gjigand ne mes te sheshet te famshem Times Square, ne New York City.

Permes mesazhit ne billboardin ne Times Square, qendrën e njohur ne Nju Jork, qe mund te shihet ne videon e bashkangjitur, FreshAlb falenderon te gjithë punëtoret shëndetësor me nje falënderim special per Doktorin shqiptar Dr. Celaj. Dr Celaj – i cili aktualisht eshte Drejtor i Repartit te Kardiologjisë ne Spitalin St Barnabas ne New York

Dr. Sulejman Çelaj i Gjakovës kardiolog në zë i Nju-Jorkut

Image

Gazetari dhe shkrimtari, publicisti Luz Thaqi, ka shkruar nje artikull ne revisten Teuta me titull “ Dr.Sulejman Çelaj i Gjakovës kardiolog në zë i Nju-Jorkut”, k under te tjera ai thotë se Dr. Sulejman Çelaj (46), kardiolog, asistent profesor në Fakultetin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn”, drejtor i Departamentit të intervenimeve dhe kateterizimeve kardiovaskulare në spitalin “S’t Barnabas” dhe kardiolog ne spitalin “Montefjore” të Nju-Jorkut, ecjet e tij të suksesshme ika që nga vendlindja në Gjakovë, dhe vazhdoi mestudimet e mjekësisë në Rumani, specializimet në SHBA, qasjet e tij shkencore lidhur me zemrën, si dhe për familjen, për bashkatdhetarët dhe ecjet e fatit të popullit tonë, të Kosovës në veçanti, për të cilën është i lidhur aq shumë, siç thotë – “Edhe pse fizikisht ndodhem shumë larg, në çdo moment jetoj me të…”

“Doktor Sulejman Çelaj, në një intervistë me gazetarin e Zerit te Amerikes, Kastriot Haxhiaj, foli ndërsa Nju Jorku, ishte bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprusës, dhe si tregoje ZA, kardiologu Çelaj ishte vendosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Image

“Doktori i njohur shqiptar tregoi për “Zërin e Amerikës” mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë ndërsa ende nuk ka një vaksinë. Ai foli edhe për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë duke luftuar siç thotë me një “armik”, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat