Me shqiptarët e Arizonës – në këtë kohë koronavirusi COVID-19

Amerika

Me shqiptarët e Arizonës – në këtë kohë koronavirusi COVID-19

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 maj 2020 Në ora: 07:29
Arizonë

PHOENIX AZ : Në Phoenix – Arizona, jeton një komunitet i vogël shqiptar, kryesisht nga ata shqiptar që erdhën në Arizona dhe e populluan me shqiptarët - duke krijuar edhe një komunitet të vogël.Mendohet, se jane rreth 500 familje shqiptare.

Shumica e shqiptarëve në Arizona u përkasin atyre që kan ardhur këtu në vitet e luftës së Kosovës, pikerisht koha e largimit me forcë të afro 1 milion shqiptarve nga Kosova, dhe vendosjes se tyre ne kampet e refugjatëve në Stankovc, dhe Bllatë Maqedoni. Ata që më pasë kaluan në disa vende si SHBA, Australia dhe Kanadaja, shtete këto në atë kohë morën shumë familje nga Kosova, dhe i strehuan në vendet e tyre, ku ata janë edhe sot.

Refugjatët shqiptarë të kampeve Stankovc, dhe Bllat të cilët erdhën në Amerikë, u vendosën në disa shtete të SHBA, dhe një numër i madh i tyre familje nga Kosova, u vendosën në Phoenix -Arizona, ku kan krijuar edhe një komunitet të vogël me emrin Shqipet e Arizonës. 

Këtu po ashtu funksionon edhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave te Arizones-AAWAA, si dhe Kursi i Gjuhës Shqipe në Arizona State University (ASU) i cili do të ofrohet për herë të parë në kurs online.

Kursi intensiv i gjuhës shqipe në Arizona State University – ASU, është për studentët, mësuesit, pensionistët, nxënës të klasave të shkollave të mesme, dhe cikleve të tjera, që dëshirojnë mësimin e gjuhës shqipe, ose të përmirësojnë njohuritë për gjuhën shqipe, simbas Linda Mëniku, për shkak të situatës së krijuar, ky kurs do të ofrohet për herë të parë online .

Këtu jeton edhe një nga emigrantët më të vjetër shqiptar, i arratisur ky në kohën e komunizmit nga Shqipëria, është veprimtari i njohur Remzi Barolli, mbretëror i flakët, një kontabilist profesionist mjaft i njohur në SHBA.

Por ata që mendohet se e kan “zbuluar Arizonën, janë dibranët, të cilët mund ti thërrasësh edhe “Mbrëtërit e picave”. Dibranët, kanë më shumë se 30 pica ristorante vetëm në Phoenix, dhe lokalet e tyre janë nga më të njohurat këtu. 

Këtu kanë janë rreth 50 familje dibrane, të cilat duke sjellur njëri tjetrin kanë ardhur dekada me parë, dhe merren me industrinë kulinare, piceria ristorante por edhe disa me pasurit e paluajtshme Real Estate.

Gjatë këtyre ditëve pata rastin të takojë veprimtarin e njohur Gazmend Lleshi, anëtar i Bordit të Drejtorëve të LQSHA, si dhe veprimtarin dibran Dine Ambari i cili është një shqiptar me virtyte të vecantë, patriot, atdhetar ,dhe krenar shqiptar, biznesmen i suksseshëm .

Dibranët, këtu kanë komunitetin e tyre ose “Dibrën e vogël’ të Arizonës, ku bëjnë pjesë një grup biznesmësh të suksesshëm : Gazmend Lleshi, Shkelqim Kllobocishta,, Sadik Ollomani, Argjent Tabaku e të tjer.

Këtu ne Arizona, disa pronarë shqiptarë thonë se bizneset e tyre janë prekur shume pak coronavirusi COVID-19-ta, mbasi sipas tyre puna në këto locale nuk është ndërprer , sidmos me sherbimin me porosi pick up delivery. Ku disa dibran që kan picerit e tyre, këtu në Phoenix, thanë se “më mirë kemi qenë gjatë këtyre masave, se sa më parë me picerit tona”.

Shkëqim Kllobcishta, Dine Ambari, dhe Sadik Ollomani, pronar pica restorant thonë, se i kan biznese familjar, por me pick up delivery, gjatë kësaj pandemie puna thanë ata nuk ra por është rritur, shkak u bënë kërkesat e shumta të qytetarëve, për tua dërguar në shtëpi, ose të vinin e ti merrnin vetë.

Dine Ambari që ka tre piceri ristorante, thotë se shpreson shumë tek klientela e tij e palëvizëshme, që ka krijuar gjatë këtyre viteve në biznes, këtu në Phoenix, por megjithatë shumë do të varet thotë ai nga rregulloret e distancimit social kur dyqanet të hapin përsëri dyert.

Megjithatë, disa prej tyre shpresojnë të përfitojnë nga një paketë financiare e administratës Trump, për të vazhduar punën. Mbasi Paketa thonë ata synon të ndihmojë firmat e vogla, që shihen si shtylla të ekonomisë amerikane, të mbajnë punëtorët në pritje të lehtësimit të masave të distancimit social.

Me një nga sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë ,pronarin dhe manaxherin e restorantit “fast food” Pitadale, një local ky i guzhinës mesdhetare, bisdeuam në këto ditë ku punojnë në kushtet e masave të corona virusit, janë dy vëllezërit shqiptar nga Pogradeci.

Ata janë Ardian dhe Spartak Guxhalli të cilët thanë se edhe ne si shumë biznese në Shtetet e Bashkuara, ndryshuam shumë rregulla brenda ditës me vendosjen e masave shtrënguese për arsye të pandemisë, krijuam një eksperiencë të re, e cila funksionoi mjaft mirë deri tani.

Spartak Guxhalli theksojë se : “Covid 19 ka ndikuar shumë në biznesin tim sepse ne shërbejmë tani vetëm me pik up delivery dhe me shumë pak tavolina, dhe kemi aplikuar e jemi në pritje të ndihmës nga qeveria, sepse qeveria na ka premtuar shumë”. 

“Për momentin nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme. Dmth përveç faktit që kemi aplikuar dhe nuk dihet se kur mund të marrim ndonjë ndihmë.”, thotë Spartak Guxhalli i “PitaDale” në Scottdale – Phoenix Arizona.

Megjithatë duhet theksuar se biznesment shqiptar ashtu si dhe biznesment amerikan në kushtet eckëtyre masave të corona virusit thonë se “Shpresojmë që edhe qeveria lokale edhe qeveria shtetërore të marri parasysh situatën, duke na dhënë asistencë, duke na e bërë më të lehtë pagesat e borxheve ose të qerave. Duhet të jetë një proces që jo vetëm ne duhet të punojmë kundrejt, por duhet që edhe qeveritë lokale dhe shtetërore të na ndihmojnë, ndryshe unë nuk shoh biznese si puna e këtij tonit të mbijetojnë”, mendojnë biznesmenët shqiptar këtu në Arizona.

“Në të njëjtën kohë bizneset shqiptare kanë bërë edhe donacione , për të treguar atë zemërgjerësinë dhe atë bujarinë shqiptare, kundrejt personave që janë duke luftuar në linjën e parë të coronavirusit COVID-19, mjekët, policët, dhe zjarrëfikësit”.

Image
Arizonë
Image
Arizonë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat