Këshilli Shqiptaro-Amerikan ndihmon familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në tre qytete

Amerika

Këshilli Shqiptaro-Amerikan ndihmon familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në tre qytete

Nga: Beqir Sina Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:55
Ndihma e dhënë është vlerësuar si nga drejtuesit e pushtetit lokal në këto bashki

Këshilli Shqiptaro-Amerikan, AAC me qendër në New Jersey, SHBA, ka ndihmuar familjet e varfra dhe pensionistët e vetmuar në Shqipëri për të përballuar situatën e vështirë me të cilën mjaft familje po përballen në kushtet e pandemisë COVID-19.

Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe drejtuesi i tij, Haxhi Dauti, ka ndjekur në vazhdimësi situatën dhe ka ndihmuar shpesh grupet e varfra të popullsisë së Shqipërisë. 

Në bashkëpunim edhe me bashkitë e Krujës, Lezhës dhe Pogradecit, gjatë periudhës 25- 30 prill 2020 u shpërndanë 100 pako ushqimore në këto bashki. Paketat me produkte ushqimore bazë dhe detergjente janë dërguar në këto bashki dhe nëpërmjet strukturave të specializuara të këtyre bashkive janë evidentuar familjet në nevojë, pensionistët pa përkrahje si edhe invalidët e pamundur. Së bashku me prezencën e Përfaqsuesit të Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Shqipëri, pakot janë dërguar pranë banesave të këtyre familjeve.

Image

Ndihma e dhënë është vlerësuar si nga drejtuesit e pushtetit lokal në këto bashki ashtu edhe nga individët që e kanë marrë atë. Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli si edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Krujë, Florind Cerhozi e kanë përshëndetur dhe falenderuar ndihmën e ofruar nga Këshillin ACC.

Edhe banorët nga ana e tyre i shprehën mirënjohjen Keshillit Shqiptaro Amerikan, AAC dhe Bashkisë, për vëmendjen që tregojnë në këto çaste të vështira, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë duke i mbështetur edhe me ndihma ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat