Në moshën 74 vjeç vdes këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli - Bota Sot
Në moshën 74 vjeç vdes këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli

Amerika

Në moshën 74 vjeç vdes këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:20
Shahindere Bërlajolli

Shtypi shqiptar sot po e përcjell me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli – . Një këngëtare kjo që me dekada i dha shumë muzikës popullore shqiptare në Kosovë, sidomos me grupin e madh të artistëve shqiptar gjatë okupimit serb.

Ajo, bashkë me plejadën e artë të muzikës së viteve ‘70, krijoi identitetin kulturor të Kosovës.

Shahindere Bërlajolli –, ishte vetëm 13 vjeçare kur për herë të parë debutoi në festivalin e asaj kohe “Mikrofoni është juaji”, event i cili mbahej në Pejë dhe talenti i Shahinderes do të dilte në pah.

Prej momentit të parë ajo i fitoi zemrat e publikut dhe u bë e preferuara e publikut pejan, ndërsa më pas sukseset e saj nuk kishin të ndalur në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo u bë artistja e vetme profesionale në moshën adoleshente. Ishte vetëm 13 vjeçare, por kishte një zë prej bilbili dhe shumë origjinal popullor.

Ajo përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike. Ndër vite karriera e kësaj ikone kosovare rritej dhe zhvillohej edhe më shumë me pjesëmarrjet e saj e me këngët origjinale. Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare.

Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare Shahinderja do të bëhet letërnjoftim me këngët e saj shumë të dëgjuara, zëri i saj unik do dallohej menjëherë që sot e kësaj dite. Publiku i këndon edhe në ditët e sotme këngët e saj me shumë dashuri dhe nostalgji janë: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “Baresha e dashnume”, “Lules”, “Hajde dalim moj goce”, “O bylbyl me pika-pika”, “Një lule në Gostivar” dhe shumë këngë të tjera.

Shahindere Bërlajolli-Stafaj. 1946-2020

Jeta

Shahindere Bërlajolli lindi në Pejë. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i përfundoi në qytetin e arsimit dhe kulturës në Pejë, për të vazhduar me normalen e plotë për mësuesi. Rrjedh nga një familje vendase qytetare të vjetër të Pejës, nga babai biznesmen, Mustafë Bërlajolli dhe nga një nënë shumë bujare, Igballe Bërlajolli. Që në atë kohë familja Bërlajolli gëzonin një reputacion dhe një respekt shumë të veçantë te qytetarët e vendit edhe më gjerë. Shahinderja me shkëlqimin e saj në skenën muzikore të asaj kohe e vulosi edhe më tepër këtë respekt, duke u bërë njëherit artistja më e re dhe më atraktive e Pejës.

Ishte vetëm 13 vjeçare kur për herë të parë debutoi në festivalin e asaj kohe "Mikrofoni është juaji", event i cili mbahej në Pejë dhe talenti i Shahinderes do të dilte në pah. Prej momentit të parë ajo i fitoi zemrat e publikut dhe u bë e preferuara e publikut pejan, ndërsa më pas sukseset e saj nuk kishin të ndalur në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo u bë artistja e vetme profesionale në moshën adoleshente. Ishte vetëm 13 vjeçare, por kishte një zë prej bilbili dhe shumë origjinal popullor.

Sukseset e saj nga viti '59 e tutje ishin marramendëse: fituese e pesëfishtë e festivalit më prestigjioz të asaj kohe "Akordet e Kosovës" prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e radhës siç janë këngët: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "O bylbyl me pika-pika", "Hajde dalim moj goce". Ajo përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike. Ndër vite karriera e kësaj ikone kosovare rritej dhe zhvillohej edhe më shumë me pjesëmarrjet e saj e me këngët origjinale. Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare Shahinderja do të bëhet letërnjoftim me këngët e saj shumë të dëgjuara, zëri i saj unik do dallohej menjëherë që sot e kësaj dite. Publiku i këndon edhe në ditët e sotme këngët e saj me shumë dashuri dhe nostalgji janë: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "Baresha e dashnume", "Lules", "Hajde dalim moj goce", "O bylbyl me pika-pika", "Një lule në Gostivar" dhe shumë këngë të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat