Remzi Barolli: “Vetëm e vërteta do të na bëjë të lirë”

Amerika

Remzi Barolli: “Vetëm e vërteta do të na bëjë të lirë”

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 6 maj 2020 Në ora: 22:07
Remzi Barolli

Persekucioni i egër 45-vjeçar i komunistëve, arratisja nga Shqipëria, pregatitjet në kampet e desantve në Greqi, nga oficerët të Natos, dhe SHBA, për të hyrë në Shqipëri, ardhja në SHBA, dhe rënja e komunizmit në Shqipëri, dëftehen nëpërmjet kësaj interviste nga ish protagonisiti i asaj kohe Remzi Barolli.

Kjo është historia shumë pak e njohur e Remzi Barollit, një ish i arratisur nga Shqipëria, 70 vjet më parë. Remzi Barolli, i cili kur u arratisë nga Shqipëria, ishte në periudhën e Luftës së Ftohtë, ai u inkuadrua si i ri anti komunist në grupet e desantve që hynin në Shqipëri, gjatë sundimit komunist. Anëtar të familjes së tij për 45 vjet u burgosën dhe u internuan në burgjet dhe kampet e tmershme të Enver Hoxhës.

Si e kujtoni sot, arratisjen tuaj nga Shqipëria?

Remzi Barolli : Nuk ka ditë e natë që nuk e kujtoj, sidomos kur më vjen ndërmend ajo që ka të bëjë me frikën, pasugirinë e jetës, dhe atë pa ditur se si do të ia dalnim - a do shpëtonim apo ajo?. Ka qenë një vendim sublim për jet a vdekje!, që as kush nuk e dinte si do kalomin kufirin, nga Shqipëria nën diktaturë, e të dilnim në Greqi, të lirë dhe në perendim.

Si patët ikur nga Shqipëria, cilat kanë qenë peripecitë e para në daljen tuaj në botën e lirë?

Remzi Barolli : Mbasi dolëm në Greqi, na dërguan në një kamp “rezervistësh” për të hedhur në Shqipëri, në misone për përmbysjen e rregjimit të Enver Hoxhës. Aty si mbaruam pregatitjen në Qipro - na suallën prap në Greqi. Mbas disa ditë të qëndrimit atje, na dërguan në një local në perendim të Athinës, ku na na informuan me grupin dhe se çfarë do të bënim. Mua më vunë në një grup që njeri nga ata që e udhëhiqte ishte nga katundi im dhe ai i arratisur. Natën e parë vajtëm në një tavernë, ishim pesë vetë, dhe pimë pak dhe shijuam lirinë e e botës së lirë -perendimit. Këjo për mua ishte e paraherë që e pashë perendimin, pas atyre ece-jakeve, nëpër pikat e grumbullit të të arratisurve në Greqi. Nuk, mund ti besja vetvetes, që unë i cili vija nga një vend ku qe unë isha i burgosuri për jetë – tani të isha i lirë, në perendim. Dhe, si nata e parë në liri na bëri të gjithëve në grup të gëzoheshim dhe të festonim lirinë tonë , mbasi që të gjithë ishim të ikur nga regjimi i Enver Hoxhës.

Pra besojë simbas praktikave të atëherëshme se familjen ua internuan, apo jo?

Remzi Barolli : Pa tjetër ! ai ishte një formalitet si e quanin ata atëhere. Familja ime me ato interrnimet e mallkuara e nisi prej kur u internua në Tetor 1948. Ata na nxuarën nga shtëpia dhe na shpunë në një kamp të interrnimit në Karkavese afër Prenjasit. Unë jam arrestuar në Maj të vitin 1949. Vëllaj im i madh që ishte 21 vjeç iku nga Shqipëria në korrik të vitit 1950 . Ndërsa nënën, tonë dhe dy vëllezër së bashku me motrën e shpunë në Kampet e interrnimit në Lushnje. Deri sa rregjimi ra dhe vendi u hap ata ishin në kamp të interrnuar deri në vitin 1990

A kishit ndonjë lidhje të asaj kohe me familjen, kur ishit në arrati? Me krorespondenca. Dhe, kur i vendoset kontaktet e para?

Remzi Barolli : Mbasi u dorëzuam në Greqi, të autoritetet greke, ata na dërguan në pikat e grumbullimit të ngrituara për të arratisurit kundërshtar të rregjimit. Aty nisëm e mbaruam pregatitjen për të hyrë në Shqipëri. Grupi ynë ishte vendosur dhe bëntë ushtrime përgatitore në një bazë ushtarake të NATOS, larg Athinës, shumë afër me kufirin me Shqipërinë, në Kostur Greqi. Në Kostur ishte një kafe e një shqipëtar të vjetër – që edhe fliste shqip. Ai kishte kafen dhe e pranonte që ishte shqiptar e quanin Illo. Nga që merreshim mirë vesh me njëri tjetrin e pyeta atë në qoftë se ishte e mundur, të dërgoj sa më parë një letër te Daja im i cili jetonte në Brooklyn NY, dhe ishte emigrant I vjetër në Amerikë. Ilo më tha që nuk ka do një problem dhe në letër më dha adresën e tij në Kostur. Ja dërgova letrën dajës po nuk e dinja adresën, e tij në Brooklyn NY, vetëm e shkruajta emrin e dajës dhe rrugën që e mbaja mend nga letrat që na vinin në atë kohë, rrugën Dean Street, Brooklyn NY. Kur erdha në Amerikë, daja më tregojë se postjeri nuk e dinte kush është me të adres. Por, fati ishte se kishte qenë disa herë në restaurantin e dajës, në Brooklyn, dhe e kishte marr letrën me vete dhe e kishte pyetur dajën se kush e ka emrin Luis dhe a e dini kush eshte ky emër se ka ardhur një letër pa adresë të saktë. Daja i tha që unë jam Luisi që është dërguar letra. Daja, sapo merin tim dhe adresën se ku isha në Greqi, me një herë më shkruajti, dhe kishte lajmëruar edhe vëllain tim, që në atë kohë ishte në Francë.Kjo ishte një histori si ato nëpër libra dhe filma, histori shumë interesante sot kur e kujtojë.

Me njerëzit në Shqipëri - nuk kishim kurr farë komunikimi,deri atëhere.

Sa e vështirë ishte të ballafaqoheshe qysh në atë moshë me dy realitetet të ndryshme! Sa dhe si ndryshoj jeta juaj aq shumë në atë kohë?

Remzi Barolli : Kur arritëm në Amerikë, ne gjetëm familjen e dajës, që si thashë më lart kishte ikur shumë kohë më parë dhe ishte stabilizuar mirë. Në familjen e tij në atë kohë ishin : daja, aneja, tre djemt të dajës dhe nusja e djalit të madh të dajës. Daja im kishte një shtëpi të madhe me shumë dhoma dhe kopësht. Unë dhe vëllaj im që edhe ai erdhi ne Amrikë, tre muaj mbasi erdha unë, kemi jetur në shtëpinë e dajës për nëntë muaj, san a stabilizojë daja të gjithëve.

Dhe, me thënë të drjetën unë dhe vëllai im, nuk e patëm aspak të vështirë që të ballafaqoheshim qysh në atë moshë me dy realitetet të ndryshme, sepse e gjetëm një farë mbështetje në fillimet e para që janë më se të vështrira për çdo emigrant.

Thatë se jeni përgatitur në ish-kampet e e Natos, për të hyrë në Shqipëri. A iu dha mundësi të hyni në Shqipëri?

Remzi Barolli : Mbasi na përgatiten në kampet e të arratisurëve, në Greqi, ka qenë dhe hyrja në Shqipëri nga kufiri tokësor, në malet e Greqisë pra mallet ku ishte edhe kufiri ndërshtetëror mes dy vendeve. Kemi hyrë në Shqipëri, pa u diktuar fare, herën e parë në Qershor 1954. Kemi udhëtuar për tërë natën nga kufiri, deri sa hymë në thellsi simbas kordinatëve në malin Morava në perendim të morevës. Emisojoni, ynë ishte për tre ditë, dhe u kthyem të gjithë mirë. Mbas dy muaj na “hodhën” prap në Shqipëri, por kësaj here me tjera kordinata. Këtë herë u hodhëm me parashuta nga aeroplani në afërsi të maleve në Prenjas. Dhe vazhduam në dhjetor 1954. Që i bie të kemi hyrë e dalë 5 herë - pa u diktuar nga Maji 1954 deri në Gusht 1954.

Në vitin 1954 emisjoni i desnatëve për në Shqipëri, u ndalua, nga SHBA dhe NATO. Mbasi e kuptuan se shumë nga ata që hidheshin në Shqipëri, i zunë, sepse, një pjesë e tyre, ishin bashkëpuntor me sigurimin dhe Shqipërin, ishin të dërguar të lajmëronin se kur hidheshin në Shqipëri të arratisurit. Ne atë kohë ishim të gjithë në emission, dhe na dërguan në kampin e refugjateve në Lavrion - Greqi.

Sa veta kishte kampi juaj a e mbani mend?

Remzi Barolli : Në atë kohë në kamp kishte më shumë se 1500 të rinjë shqiptar, nga Shqipëria, të gjithë të arratisur në moshën 18-26 vjeçare. Konditat në atë kamp, nuk e di as sot ta shpjegojë, sepse, nuk ishin aspak të mira. Për këtë me kujtohet si sot, ne të rinjtë vendosëm të bëjmë protest, kundra direjtorit të kampit. Mbaj mend se mbas disa ditësh erdhën oficerët amerikan në kampin tonë në Lavrion, dhe na pyetën se çfarë kërkomin. Natyrishtë, që ne u paraqitëm kërkesat, dhe u thamë se nuk ndjeheshim aspak të sigurt aty. Mbas disa ditëve, të takimit me amerikanët, sollën autobuzët e ushtërisë amerikane, në kampin tonë, dhe na muaren dhe na dërguan në bazën Amerikane, afër Athinës.

Mbas disa kohë qëndrimi aty në bazën Amerikane, ku na trajtuan shumë mirë, na informuan kush kishte njeri në Amerikë të mbushi dokumentat, dhe mund të largohet nga Greqia. Unë mbusha dokumentat me atë lidhjen me dajën që vura nga Kosturi, kur isha atje, dhe në fillim të dhejtorit 1955, isha me grupin e parë që erdhi në Amerik, nga baza Amerikane në Greqi. Unë kam ardhur në Amerikë, më 1955.

Çfarë ju dukej e vështirë në atë kohë ? kur erdhët në Amerikë?

Remzi Barolli : Kur erdha në Amerikë, daja më futi në punë në restaurantin e tij. Atje punonja me dy kushërinjët dhe një kushririn e nënës time..Puna e parë për tre muaj ishte punë në guzhinë, të laja enët dhe pastrojë restaurantin mbasi mbyllej.

Duke qenë se gjatë gjithë jetës je marrë me patriotizëm, dhe luftën kundra komunizmit, si familje, si e shikon sot disaporën ?

Remzi Barolli : Diasapora, sot nuk është më ajo e para viteve 90’ rënjes së komunimizmit, në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë Shqipërinë. Kur ishim vetëm ne patriotët, adhëtarët me taban, anti komunistët e vërtet, në diasporë, që kishim ikur nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, dhe erdhëm në Amerikë e Europë, Diaspora shqiptare ishte qelibar , ishte si një “lumë” që rridhte me ujë të pastër si kristali. Mirëpo, mbas hapjes të Shqipërisë, rënjesë së komunizmit, rrugës për në botën e lirë, perendimin, erdhën edhe në Amerikë, përveç atyre që ëndërronin Amerikën,dhe vuajtën si familje për perendimin, edhe ai kontigjent njerëzish dhe familjesh që sollën “ujë të trubullt, ujë me baltë e kërcunjë“. Erdhën nga ata që veçse e përçanë dhe e prishën shumë strutukturën e vjetër të Diasporës shqiptare, e shkatërruan të djathtën tradicionale në diasporë. Pikërishtë atë diasporë që ka qenë histori e shqiptarve, pavarsishtë bindjeve, krahinës apo fesë. Diaspora para 90' ishte model i patriotizmit dhe atdhetarizmit të vërtet, demokrat dhe idealist në gene. Në fillim të atyre viteve, shumica e atyre, që erdhën dhe përfituan nga ata që vuajtën për 50 vjet, pra bëhet fjalë mbas 90’, filluan të vinin me shumicë të gjithë ata që vinin në Amerikë, të ishin ose vetë ish-komunista, ose ish sigurimsa, ish spiunë, ose pjestar të familjeve të që i shërbyen dhe që jetuan mirë në atë regjim, dhe që përfituan në kurrizin e të përvuajturve në Shqipëri deri para se të binte rregjimi i tyre. Ata shfrytëzuan mirë lidhjet e tyre mes njëri tjetrint, dhe u bënë më të presekutuar se ata që kishin hequr “të zinjët e ullirit” në atë rregjim të egër komunist në Shqipëri.

Ku e shikoni te ne shqiptarët që dolëm në perendim, nga rrëzimi i komunizimit në Shqipëri , këtë që thua ?

Remzi Barolli : Sepse, kisha menduar se Familjet tona kishin të drejtë të vinin në Amerikë të parët, dhe të mos kishin kurr farë problemi me dokumentat e azilantit politik, e jo komunistat e sigurimsat, sipunët dhe familjet e tyre, të merrnin azilin politik.

Por, dua të sqarojë diçka, se kjo është liria dhe ky është perendimi dhe këto janë SHBA, të cilat jo më kotë janë kampioni I demikracisë e lirisë së njerëzve në botë. Dhe, për këtë me ndërgjegje e them, se nuk e kam problem, fare se kush erdhi dhe kush vjen në Amerikë. Unë për vete falë zotit, dhe atyre ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Shqipëri, me rënjen e komunizmit , qysh në vitin 1990-1991, i solla të gjithë antarët të familjes time, në Amerikë. Nena ime ishte e para që erdhi nga Shqipëria, këtu më datën 13, Korik 1990. Ajo ishte hera e parë, që nëna me fëmijët e saj shifeshim mbas 50 vjetëve, aqsa me shaka them se nuk e “njihnim” njeri tjetrin. Nëna ime pyeste se kush është ky apo ai, ishte një takim thellësisht i dhimbëshëm, si nëpër libra e filma. Vëllaj me familjen erdhën në dhjetor 1990, ndërsa dy djemt te tij erdhën disa muaj më von, ashtu si dhe motra me familje të saj erdhën në të njëjtën kohë.

A e ke lexuar një qarkore të Ramiz Alisë të 1988, e ashtuquajtura “Udhëzimet e Katovicës”, apo “Dokumenti i Katovicës”?

Remzi Barolli : Po si nuk e kam lexuar, dhe e besojë plotësisht të jetë e vërtet.

Kam lexuar se “Udhëzimet e Katovicës”, apo “Dokumenti i Katovicës”, është i hartuar pak vite para lënies së pushtetit nga komunistët e Lindjes, në vitin 1987, në një mbledhje që qe zhvilluar në qytetin polak Katovice, nja 600 km në jug të Varshavës, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të partive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të Evropës Lindore, thuhet aty. Ky document, ose si e quani ju qarkore, ka të bëjë me rrugët që ata udhëheqës të fundit komunist, këshillonin njëri tjetrin si të ndiqnin vendet e Evropës Lindore Komuniste dhe Bashkimi Sovjetik, përfshirë Shqipërinë, pas rënjes të sistemit, për ruajtjen të pa prekur të komunistëve dhe për mbajtjen e pushtetit po prej tyre. Një kopje e këtij dokumentit, thuhet se i kishte shkruar edhe Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alisë, nga vetë Gorbaçovi, dhe mendohet simbas shkrimeve, është diskutuar në Byronë Politike në vitin 1989 në Shqipëri, se si do t'a "dorozonin" pushtetin "pa u lagur".

Për mendimin tim, Komunistat në Shqipëri, nuk dhan dorëheqje, ose e lëshuan pushtetin pa u siguruar nga njërëzit e tyre, se nga pushteti i diktaturës po ata do të merrnin në duar te dy pushtetiet, atë ekonomik së pari, por shumë shpejt si ndodhi edhe atë politik, pa u hyrë as edhe, “një gjëmbë në këmbë”.

(Enver Hoxha, kur mori fuqin më 44’: pushkatoi , burgosi pa gjyqe, dhe interrnoi më me mijëra familje shqiptare,( Ja disa të dhënë që janë përsëritur për 26 vitë, përpunuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë në rrethe:

Të ekzekutuar 6.023 persona

Të vdekur në burg 1.065

Të burgosur 34.135 (26.768 burra dhe 7.367 gra)

Të sëmurë mendorë 260

Të internuar deri në vitin 1954 59.517

Të vdekur në internim 9.000

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima. )

Në Shqipëri, kur erdhi demokracia dhe rregjimi ra, (simbas Katovicës), as kërkush nuk u dënua për krimet e 45 vjetëve.Qoftë edhe një sa për “nam e nishan” i thonë më shqip. Të gjithë ata që sunduan për 45 vjet, e morën në dorë përsëri Shqipërinë. Mbas luftës së Dytë Botrore, dihet botërisht, se u formu gjyqi i Nyerenberg në Gjermany, dhe shumë prej atyre që morën pjesë në ato krime, u dënuan deri me vdekje, dhe shumë të tjerë u dënuan në burg për jet, për krimet që kishin bërë, ata vet kundra popullit të tyre, por edhe ndaj popujve të tjerë të botës.

Në gjithë këtë situatë, si emigrat i vjetër, a mendoni se ish-komunistët dhe veglat e sigurimit, ish spiunët, ua “vodhën” presekutimin dhe vuajtjen familjeve tuaja ? për 30 vjet “demokraci”

Remzi Barolli : Nuk kam se për të zgjatëm më me këtë pyetje se mendojë që e ezaurova më sipër. “Udhëzimet e Katovicës”, apo “Dokumenti i Katovicës”, i Ramiz Alisë, e shpjegon shumë mirë si do mbanin fuqinë komunistat, dhe si do të konvertoheshin në demokraci mbas rënjes së komunizmit. Një nga pikat më të forta të atij dokumenti, është kur thotë që kurr të mos i lëmë të presekuturit të marrën fuqin. Sepse, në qoftë se ata marrën fuqin, dhe vijnë në pushtet athëhere ne do bëhemi yzmeqart të tyre, dhe marrim fund.

A mendoni se janë realizuar ndopak ëndërrat e shtresës tuaj ?

Remzi Barolli : Jo aspak! Sepse, Shqipërija, sot është e udhëhequr dhe e kontrolluar nga bijtë e Enverit. Pa ikur këta, që janë sot, Shqipëria, kurr nuk do bëhet demokratike, dhe e lirë, të paktën ashtu si e ëndërronim ne, dhe të gjithë ata shqiptar që dolën 30 vjet më parë e thirrën atëhere “ E duam Shqipërinë si gjithë Euuropa”.

Në Universitet, kam mësuar se: “Vetëm e vërteta do të na bëjë të lirë” .

Si e shikoni Shqipërinë, mbas 30 vjet demokraci?

Remzi Barolli : “Same old same old....!”, “Të njejtën “plehë” vetëm në një ditë më të vjetër”. Nuk kam shpresë që gjendja në Shqipëri do ndryshojë, satë jenë bijtë e atyre që e mbajtën Shqipërinë, për 45 vjet. Atje ata që kanë pushtet ekonomik dhe politik dhe janë në fuqi, janë të gjithë bijë komunistësh ose neo komunistat. Si mund të ketë demokraci në Shqipëri, kur të njëjtit njerës kanë fuqin.

Unë për vete flasë nuk kam shpresë, se Shqipëria jonë do të bëhet, pa ikur kjo shpurrë që po e mban peng Shqipërinë, 45 vjet me komunizëm dhe tash 30 vjet me "demokraci".

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat