Në emër të parasë, fyhet misioni i mësuesit dhe shkolla shqipe...!

Amerika

Në emër të parasë, fyhet misioni i mësuesit dhe shkolla shqipe...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:51
Skënder Karaçica

Në një emision të TV-së Dukagjini,këngëtari i ashtuquajtur të ,,Estradës,,Labinot Tahiri me afshet e tij të zemërimit nuk la gjë pa thënë për aktualitetin ,,kulturor e muzikor,,,,,,në Kosovë(sic!).

Tema bosht e këtij emsioni,siç thuhet me ka çua nëna sa më la gojën(sic!)kishte të bëjë me dasmat e kësaj  vere pas pandemisë Covid-19.

Labinoti si njeri dhe këngëtar,ka dhënë edhe shëmbullin e mirë të shpirtit të tij human,ku pati ndihmuar ata që kanë nevojë të hapësirës së varfërisë në Kosovë.Për këtë nismë,faleminderit Labinot Tahiri!

Mirëpo,gjatë emsionit për shkak të zemërimit dhe disa sharjeve  sipa tij të VV-së ndoshta nuk është dashtë që të bëhet kaq objekt i këtij debati në studio të TV Dukagjini.

Gjatë terminit në këtë emsion dolën edhe disa kolegë të Labit si Afrim  Muçiqi,Leonora Jakupi dhe Muhamet Sejdiu,që secili në mënyrën e vet flisnin se a duhet të organizohen në këtë verë dasmat në Kosovë pas pandemisë së virusit korona...?!

Dhe,krejt temën në këtë emsion e prishi kongëtari nga Gjakova,Muhamet Sejdiu,i cili për fatin e mirë shpëtoi nga kapja e virusit korona dhe sikur harroi të gjitha,për temën bosht rrëshqiti keq,kur e tha shkoqur:

,,Më mësues  nuk bëhen dasmat,por me mërgimtarët që na vijnë nga diaspora...?,,(sic!)

Fjala e shenjtë Mësues nuk është profesion,por është mision,thoshte profesor Eçrem Çabej.Atëherë çfarë t`u deshtë Muhamet Sejdiu si këngëtar në emër të parasë dhe të xhepit tuaj me dofarë ,,vlera muzikore,,të fyeni misionin e Mësuesit dhe të Shkollës Shqipe...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat