Pesë vjetori i Shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” në New York - Bota Sot
Pesë vjetori i Shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” në New York

Amerika

Pesë vjetori i Shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” në New York

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:22
Pesë vjetori i Shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” në New York

Ylli Dautaj,- NYPD Police Commander , pas luftës së Kosovës, shkoi nga Amerika me mision për të ndihmuar edhe në themelimin e Departmentit të Policisë, së Kosovës

BROOKLYN, NY: I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e ruajtjen e rendit të mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.

Image

Ky department është agjencia kryesore për zbatim të ligjit dhe hetime në qytetin e Nju Jorkut.

NYPD - Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, sot është dhe departamenti - që ka dhe një numër komunitetetsh, përfshirë pesë vitet e fundit edhe numërin më të madh të shqiptaro – amerikanëve që shërbejnë në radhët e uniformave blu në Shtetet e Bashkuara.

“Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut, porse tani numri i tyre është shumëfishuar”.

Image

Sot, kjo shoqatë e cila e nisi me dhjetra vetë, mund të numërojë mbi 200 shqiptaro – amerikan, vetëm në radhët e NYPD, që kan veshur uniformat blu dhe shërbejnë me shumë përkushtëmëri - në këtë profesion të nderuar në Amerikë.

Ata janë të rinjë e të reja, ose të lindur këtu, ose që kan ardhur dekadat e fundit, dhe janë mbledhur në një shoqatë shqiptaro-amerikane me punonjës të rendit e sigurisë, e cila nga rritja e numërit do të formonte 5 vjet më parë, në New York, dhe shoqatën e parë të pjesëtarëve shqiptar në shoqatën e tyre - “Illyrian Society of Law Enforcement”.

Shoqata shqiptaro amerikane,”Illyrian” përveç atyre që kan veshur uniformat blu, në polici NYPD, thuhet se ka anëtar të saj edhe shqiptar të Amerikës, që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë,sheriff e etj.

Image

Ata janë çdo ditë e natë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit e sigurisë, në gjithë qytetin, dhe janë bërë krenaria jonë, si komunitet. Këtë, fakt jo me një rast por me dhjetra raste, ata e kanë treguar gjatë shërbimit të tyre, dhe në momentet më të veshtira, duke i bërë të gjithë shqiptarët, të ndihen më krenar me bijtë e bijat shqiptar.

Aqsa thuhet se me angazhimin e shqiptaro-amerikanëve, në uniformat blu të policies amerikane, në SHBA, kudo ata që shërbejnë, Washington D.C, New York, Detroit, Çikago, North Karolina, Dallas, Phoenix, Florida, Connecticut, Pennsylvania, Ohio, e tjer ia shtojn vlerat policisë amerikane.

Sipas, historikut të Shoqatës “Illyrians” thuhet se në restorantin “Giardino D’Oro” në Manhattan, është zhvilluar mbledhja e parë e shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement”, me anëtarë shqiptarët që punonin në organet e policisë amerikane dhe në strukturat e tjera në SHBA që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ku u hodh edhe ideja e formimit të shoqatës.

Ishte hera e parë që në Amerikë themelohet një shoqatë e tillë, duke pare edhe eksperiencën e provojën e komuniteteve të tjera që ishin shumë me heret se shqiptarët.

Nga ditari i themelimit dhe aktivitetit të kësaj shoqate, mësojmë se disa nga anëtarët e shoqatës, themelues që ishin dhe iniciatorët e parë kan qenë Flamur Cani, Brahim Dedushaj, Naim Kacic, Ylli Dautaj, Ismet Hoxha dhe Elton Shametaj.

Kryetar i pare i kësaj shoqatë është zgjedhur kapiteni Flamur Cani, i cili punonte për më tepër se 22 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).

Image

Më pas këtë shoqatë për dy vjet e drejtojë Ylli Dautaj,- NYPD Police Commander , i cili pas luftës së Kosovës, shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar edhe në themelimin e Departmentit të Policisë, së Kosovës.

“Rreth 40 veta morën pjesë në mbledhje, të gjithë këta me punë në organet për ruajtjen e rendit e sigurisë në New York e New Jersey”, citohet të ketë thënë për gazetën shqiptaro amerikane “Illyria”, Kapiten Flamur Cani, duke shtuar se qëllimi i kësaj shoqate ka qenë që edhe shqiptarët që ushtrojnë këtë profesion të organizohen e njihen me njëri tjetrin, por edhe me gjithë komunitetin shqiptar dhe njëkohësisht ta ndihmojme njëri tjetrin”.

Ndërkohë, njeri prej ideatorve të tyre,PO Elton Shametaj, i cili po ashtu punon në Policinë e New York-ut (NYPD), ka thënë : “Në duhet të ndihmojmë njëri tjetrin siç bëjnë edhe komunitetet tjera”.

Ylli Dautaj, athere me gradën lejtnant në NYPD, i cili pas luftës së Kosovës shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar në themelimin e Departmentit të Policisë, së Kosovës, ka thanë se për themelimin e “Illyrian Society of Law Enforcement” ka qenë nisiator qysh në vitin 2005, së bashku me Ilir Dautajn, Sokol Biberajn, Naim Kacicin, Raymond Skermon, Florin Kukën, Brahim Dedushajn, dhe Walter Camajn(të gjithë ata me përjashtim të Dedushajt (state trooper) punonin dhe ende punojnë në NYPD).

“Mbledhja (e parë për nismën), u mbajt në shtëpinë time. Qëllimi i kësaj nisiative ishte t’i bashkonim shqiptarët që punonin në organet e ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, ka pohuar Dautaj.

Shoqata, e cila tani ka 150 anëtarë, po zgjerohet dita-ditës me anëtarë të rinj dhe këtë e ka dëshmuar edhe në aktivitetet e fundit, kombëtare, në nderim të festave të pavarësisë së Shqipërisë, dhe Kosovës, parade, e tjera.

“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut, në një aktivitet për trashgëmnin shqiptare, që policët shqiptar mbajtën në në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut.

Nga që numri i shqiptarëve, në rradhët e poliicisë njujorkeze është rritur shumë, thanë zyrtarët e lart të policisë së NYPD, kjo ishte dhe arsyeja e festës së organizuar nga shoqata “Illyrian Society”, në këtë qytet amerikan, fund vitin e kaluar.

Në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut nga shoqata “Illyria foli edhe ish-komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, i cili falenderoi të gjithë policët për shërbimin e tyre.

“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra.

Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij ish -Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

Uniformat blu të NYPD , sot kanë pjestar të tyre edhe shqiptarin e parë që mban titullin kapelan në Policinë e Nju Jorkut, dhe ai është Imami i njohur i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island Prof. Tahir Kukaj.

Ai ka thënë se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit në Nju Jork, ia shton vlerat policisë së qytetit.

“Si shqiptarë jemi të njohur për besën, që i ka rrënjët në besim, besimin në Zot. Fqinjët tanë në Evropë janë të parët që e njohin këtë veti të shqiptarëve por edhe vëllezërit tanë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në besën, i vetmi komb që i shpëtoi ishte kombi shqiptar. Prandaj, jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha Zëri i Amerikës, duke iu referuar fjalës së kapelani Tahir Kukaj në atë aktivitet.

Në të cilin u ndanë edhe disa çmime për policët më të dalluar të vitit. 2019:

“Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit “Illyrian Society”, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha për Zërin e Amerikës, Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju Jorkut.

Organizimet e tilla tregojnë se shqiptarët zënë vend të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, tha për Zërin e Amerikës një tjetër pjesëtar shqiptar i policisë së Nju Jorkut.

“Është hera e parë që kemi organizuar këtë aktivitet dhe dhashtë zoti do ta bëjmë edhe 100 vite të tjera. Shqiptarët vijnë nga profesione të ndryshme, për shembull avokatë, doktorë, mësues. Thonë se shqiptarët dëshirojnë të punojnë vetëm në ndërtimtari ose ristorante, por ka edhe plot shqiptarë që janë policë në grada të ndryshme. Kjo është dita e parë dhe dhashtë Zoti që pas meje të vijnë shumë tjerë”, thotë Valdrin Nikqi, pjesëtar i policisë së Nju Jorkut.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, funksionon në bazë ligjeve njujorkeze për shoqatat dhe organizatat jo qeveritare dhe jo përfituese.

Ajo ka djem dhe vajza në radhët e uniformave blu të NYPD – të cilët shërbejnë çdo ditë e natë me profesionalizëm dhe përkushtim në organet e policisë federale, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut, dhe federale në SHBA.

Numri i shqiptarëve të punësuar në fushat e zbatimit të Ligjit, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, këtu në Amerikë, në dy dekadat e fundit ka ardhur duke u rritur, sidomos dy dekadat e fundit.

Në mesin e tyre, sot ka edhe disa gra e vajza, të cilët janë edhe veterane të policisë së New Yorkut, por edhe nga ato me origjinë Arbereshe, emigruar në SHBA, dhjetra dekada më parë, por që sot pohojnë se janë krenare se janë me gjak shqiptare.

Madje, anëtarë të shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” ka qenë edhe rasti i ish - Zëvendës Komisioneres së NYPD Cathleen S. Perez, e cila ka pohuar vetë se ka gjak shqiptari, dhe ai vjen nga që prejardhja e saj – është nga Arbereshët e Italisë.

Mbrëmjet e uniformave blu, festimet e përvjetorve të themelimit të Shoqatës Amerikane Shqiptare të oficerëve të policisë “Illyrian Society of Law Enforcement”, janë mbajtë, për çdo vjet në lokalin luksoz “Russo’s On The Bay” në Howard Beach -një zonë bregdetare në mes Brooklynit dhe Queensit në New York.

Në këto festime morën pjesë qindra vetë, përfshirë anëtarë të familjeve të këtyre policëve, miq dhe shok të tyre, por edhe mbështetës të uniformave blu.

Mbrëmjet u çelën si gjithmonë me këndimin e hymnve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili dhe vetëm me muzikë hymni Kosovës, luajtur të tre në fizarmonikë nga mjeshtri Raif Hyseni.

Pjesëmarrësit, mbajtën një minutë zi, për të gjithë ata punonjës të uniformave blu të NYPD, të cilët kan humbur jetën në krye të detyrës, në kohë e rrethana të ndryshme.

Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, me këtë rast ka nderuar me nga një pllakë mirënjohje edhe zyrtarët e lart të NYPD.

Kurse, më nga një çmim të veçantë mirënjohe, janë nderuar edhe veteran të policisë së NYPD, siç ishte edhe ai, i shqiptaro amerikanit Flamur Cani, i cili ka punuar për më tepër se 25 – vjet në rradhët e uniformave blu të NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).

Një nderim i veçantë, Shoqata “Illyrian Society of Law Enforcement”, i ka bërë edhe Qendres Islamike – Xhamisë shqiptare në Staten Island, Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, si edhe veprimtarin e dalluar, biznesmenve të suksesshëm të komunitetit shqiptar.

Ylli Dauti

Ish kreu i shoqërisë Illiriane të uniformave blu – Ylli Dauti, në një nga festimet e pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar në një intervistë me gazetën tone, edhe atë që bëri në Kosovë gjatë luftës së saj.

“Në vitin 1998, tha ai unë i kontaktuar nga NYPD në emër të Departamentit të Shtetit, shkova për të marrë pjesë në Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, sepse kam pasur njohuri të dorës së parë rreth Kosovës, dhe kam kërkuar për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës.”

Me tej ai u shpreh se në të njëjtin vit, SHBA, dhe aleatët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë, gjatë një lufte 78 ditore, Kosova, kaloi në një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara të ngarkuar edhe me themelimin e departamentit të policisë dhe ruajtjes së rendit dhe ligjit. Ku ai shkoi përsëri në Kosovë, së bashku me amerikanët e tjerë, për të ndihmuar policinë dhe gjetur ndërtesat që mund të konvertoheshin në stacionet policore, duke krijuar të parën Forcë të Policisë së Kosovës.

“Ne, gjithashtu, ka pohuar Dautaj, gjatë asaj periudhe në Kosovë, filluam një fushatë me zyrtarët e pushtetit lokalë, dhe qytetarët kosovar, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, për t’u bashkuar me një forcë policore, e sapo krijuar , duke njoftuar ata përmes posterave reklamave dhe takimeve në fshatra dhe qytete të ndryshme të Kosovës . Ne kemi pasur sukses në krijimin e një force të re, të departamentit të policisë, plotësisht funksionale për Kosovën. Një forcë policore ajo e ngritur në bazë të parimeve të ndershmërisë, integritetit dhe guximit, të respektuar nga populli për t’i shërbyer atij”.

Ndërkohë, Dautaj, duke folur për Shoqatën Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, ka thënë, se Shoqëria ilire e policive shqiptaro amerikan – u formua për të krijuar një frymë të vëllazërisë midis anëtarëve të saj dhe pjestarëve të tjerë të uniformave blu njujorkeze – “promovimin, e një atmosfere të besimit, respektit dhe mirëkuptimit, në mes ruajtëseve dhe zbatuese të ligjit, dhe komuniteteve, që ne i shërbejmë për të siguruar të gjitha komunitetet – ditën e natën”.

Ai ka pranuar : se, “Unë jam shumë krenar, që kjo shoqëri, është rritur dhe është krenare për tu përfaqësuar në uniformat blu. Gjatë këtyre viteve Shoqata Iliriane, është rritur nga vetëm një pjesë të vogël të anëtarëve në disa qindra anëtarë. Të cilët janë sot janë të përfshirë në radhët e uniformave blu- dhe janë individë jo vetëm nga NYPD, por ka nga ata që jan zyrtarë të Policisë, dhe nga departamentet e tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në departamente të ndryshme nga e gjithë bota, sa që disa prej këtyre anëtarëve, janë edhe të rangut të lartë, dhe pozicionet prestigjioze”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat