Koronavirusi ndan çiftin shqiptar që ndoqi “ëndrrën amerikane”, për 50 vjet - Bota Sot
Koronavirusi ndan çiftin shqiptar që ndoqi “ëndrrën amerikane”, për 50 vjet

Amerika

Koronavirusi ndan çiftin shqiptar që ndoqi “ëndrrën amerikane”, për 50 vjet

Nga: B.S Më: 11 maj 2020 Në ora: 21:01
Nagjija Gjidija

Një çift shqiptar, të emigruar në vitet ’70 në Shtetet e Bashkuara, janë ndarë fatkeqësisht nga pandemia Covid-19

E bija e tyre, Liria ka rrëfyer për gjigantin televiziv CNN se nëna e saj Nagjija Gjidija, 72 vjeçe, ndërroi jetë më 1 prill nga një arrest kardiak pasi u diagnostikua me koronavirus.

Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u vendosën në Amerikë në vitin 1970 për të realizuar ëndrrën amerikane.

Çifti Gjidija pati katër fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregoi Liria. “Nuk kalonin kurrë asnjë dritë larg njëri-tjetrit”, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat