Avionët e Flotës Ajrore Amerikane, fluturojnë në Amerikë në solidaritet për punëtorët e mjekësisë

Amerika

Avionët e Flotës Ajrore Amerikane, fluturojnë në Amerikë në solidaritet për punëtorët e mjekësisë

Nga: Beqir Sina Më: 13 maj 2020 Në ora: 06:15
Foto nga vendi i ngjarjes

DETROIT - Engjëjt e Kaltër të Flotës Ajrore - Marinës së SHBA-së, sot nderuan me një spektakël, emocional qiellin e Detroitit, dhe zonave për rreth, të gjithë punëtorët e mjekësisë në shtetin e Michiganit.

Në një fluturim special ky që u shënua sot të martën, dy javë pasi shfaqja e caktuar, u shty për herë të pare, për arsye të motit.

Seria e fluturimeve, të avionëve "ThunderBirds" dhe "Engjëjt e Kaltërt" të Flotës Ajrore - Marinës së SHBA-së, janë në rrugëtimin e tyre, të quajtura Operacioni “America Strong”, fluturime këto të njoftuara më 27 prill dhe që po zhvillohen, për çdo ditë në qiellin e Shteteve të Bashkauara- Qiellin e "Eldorados”, simbas një protokolli shtetror, dukemkaluar një e nga një në shtetet më të goditura nga koronavirusi COVID - 19.

Spektakli i Engjëjve të Kaltërt të Flotës Ajrore - Marinës së SHBA-së, sot në shtetin e Michiganit, fillimisht ishte caktuar për të Martën, 28 Prill, por shfaqja u shty për shkak të motit, thanë zyrtarët e lart të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA.

Engjëjt e Kaltërt do të performojn me të tilla fluturime demostrative , pas Detroitit, në Çikago dhe Indianapolis, për të mbyllur këtë spektakël impresionues, të quajtur "America Strong” - “In This Together” - “Health Heroes”,në mënyrë simbolike javën e fundit të muajit maj, mbi Statujën e Lirisë në qiellin njujorkez, dhe së fundi mbi Washington D.C., Capitol Hill dhe Shtëpinë e Bardhë .

Rruga e fluturimit që vazhdoi sot rreth mesditës, fillojë mbi qellin e hapsirës ajrore në Michiga, : Ann Arbor, përpara se të kalonin në Ypsilanti, Wayne, Dearborn, Detroit, Warren, Sterling Heights, Clinton Township, St. Clair Shores dhe më pas të kthehen në Detroit.

Simbas shtypit amerikan, televizoneve kombetare, sytë e qindra-mijëra amerikanë, dhe vet punojësve të shendetësisë, gjatë gjithë këtyre ditëve, do të jenë në qiellin Amerikan, duke përshëndetur me entusiasëm kudo ThunderBirds dhe Engjëjt e Kaltërt të Flotës Ajrore - Marinës së SHBA-së, të cilët janë duke kryer fluturime demonstrative - për të nderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë Shtetet e Bashkuara, në luftën e coronavirusit të ri COVID-19.

Banorët e vendeve ku po fluturojnë ThunderBirds dhe Engjëjt e Kaltërt, u nxitën të dilnin nga shtëpia e tyre dhe të shikojnë të sigurt, me emocione plot, dhe të përlotur në disa raste, tha CNN, por të përmbajtur e krenar për të parë fluturimet e fitores :” America Strong” - “In This Together” - “Health Heroes”

Për fluturimet spektakolare të “Thunderbirds” me “Engjëjt e Kaltërt” të Forcave Ajrore Amerikane, sot reagojë edhe Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump në konferencën e radhës.

"Ajo që ne po bëjmë është një shenjë e lart respekti dhe mirënjohje ndaj të gjithë punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor, të cilët përballen në linjën e parë me COVID - 19," tha Presidenti Donald Trump, gjatë një konference për koronavirusin. "Dhe, ky natyrisht që është me të vërtetë një sinjal për të gjithë amerikanët të qëndrojnë vigjilentë gjatë këtyre ditëve deri në mbylljen. Ky është një shpërblim për të gjithë ata, luftëtarët tanë të linjës së pare, policies, zjarrfikësve, punonjësve të shendetësisë dhe emregjecave, e tjer. Sepse, ata janë sot luftëtarë të barabartë me ata pilotët e pabesueshëm dhe të të gjithë luftëtrave që kemi bërë, dhe mbas fitores për luftimet, ne kemi bërë fluturimet tradicionale, që ne fitojmë dhe do të fitojmë ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat