Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 20 mijë pelegrinë në Shkodër

Amerika

Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 20 mijë pelegrinë në Shkodër

Nga: Beqir Sina Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Domë Pjetër Popaj me shtegtarët e vetë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës marrin pjesë në Lumturimin e nga Vatikani të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar

SHKODER : Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike, ka mbledhë, sot të shtunën qysh heret në mëngjes në qytetin e Shkodrës, autoritete të larta të Vatikanit, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, dhe njerëz nga vende të ndryshme të botës, sidomos ata me shtegtarët nga vendet fqinjë Italia dhe Kroacia.

Ndërsa, po mbahet edhe mesha solemne, e cila po ndiqet nga mbi 20 mijë pelegrinë, nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi, dhe shihen edhe dhjetra shtegtarë nga diaspora shqiptare në Europë dhe SHBA të cilët kan udhëtuar me mijëra kliometra që të marrin pjesë në këtë kremtim solmë të Lumturimit të 38 martirëve.

Në përbërje të delegacionit të Vatikanit, janë edhe 5 Kardinalë të cilët udhehqin edhe meshën e shejtë të Lumturimit.

Kurse, në mes klerikeve shqiptarë, bien në sy, edhe ata nga Kosova, Mali i Zi, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nga Arbëreshët e Italisë përfishrë, Ipveshkin e Kosovës, Dom Gjergjin, Dr. Don Lush Gjergjin, Don Anton Kcirën, Kryeipeshkvi, Rrok Gjonlleshaj, i cili është një shqiptar etnik,kryefamullitarin e Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, dhe priftin e njohur arbëresh Antonio Belushi.

Ndetrkaqë, në sheshin përpara Katedrales së “Shën Shtjefnit” në Shkodër, aty ky cerek shekulli më parë u mbajtë mesha e parë që shënojë lirinë e fesë në Shqipërinë post komuniste, sot u zhvillua dhe procesioni i Lumturimit shoqëruar me mbajtjen e Meshës Solemne.

Mesha e shenjtë, e cila u zhvillua sot të shtunën në orën 10:00 në Katedralen e “Shen Shtjefnit”, është celebruar nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, Prefekti i Kongegatës së Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, në bashkëkremtim me episkopatin e Shqipërisë, të Kosovës, të Malit të Zi e të Diasporës.

I cili tha se: Në martirët shqiptarë Kryqi, i ngulur nga shtrëngata komuniste, sot buloi rishtas e në rremat e tij rinisi të ndjehet ringjallja,,

Kjo është një ditë e cila “Fletë për 38 dëshmitarë të fesë dhe kombit, që tani nuk do i përkasin vetëm Shqipërisë, por janë universalë. Ata do të lajmërojnë se shqiptarët janë një komb që kanë çfarë t’i falin Europës dhe botës” ka thënë një nga klerikët pjesmarrës në këtë procesion sot në Shkodër.

Ndërsa, Dom Pjetër Popaj, i ardhur në Shkodër me rastin e Meshës së Shenjtë,mbasi dy muaj më parë më 4 shtator mori pjesë së bashku me besimtarët e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës,në Sheshin e Shën Pjetrit në kanonizimin e të Shëjtes Nëna Teresa, , theksoi se me lumturimin e 38 martirëve Shqipëria rigjen identitetin e saj.

Në këto vite këtu u vendos diktatura më e egër komuniste, tha ai që nisi një sulm të pashembullt mbi çdo shprehje të fesë. Shqipëria ishte i vetmi shtet në botë që u shpall ateist. E edhe sulmi qe i përgjithshëm, pa shumë dallime, mbi katolikët, ortodoksët e myslimanët. Katolikët u vunë posaçërisht në shënjestër për shkak të përgatitjes së tyre kulturore e të identitetit të fortë fetar.

“Mendoj se kjo ditë i shërben Shqipërisë, por bëhet mbi të gjitha është një frymëmarrje për të gjitha ato toka ku ka persekutim dhe ndoshta pikërisht ky shekull i kaluar ka pasur më shumë martirë se gjithë historia e kishës”, tha ai.

Kuvendi e miratoi dje një dokument pikerisht dy ditë para Lumturimit nga Vatikani të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e djeshme rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike,ish kryeparlametarja e Shqipërisë zonja Jozefina Topalli. Një rezolutë kjo që dënon krimet e komunizmit ndaj klerikëve. Rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Rezoluta dënon fuqimisht regjimin totalitar komunist dhe krimet e kryera ndaj klerikëve shqiptarë.

Në këtë atmosferë, Shkodra sot përkujtoi 26-vjetorin e Meshës së parë, kremtuar më 4 nëntor, nga dom Simon Jubani në varrezat katolike të Rrëmajit.

Kanë kaluar 26 vite që nga ajo ditë që do të fundoste përgjithmonë ateizmin në Shqipëri. Mbi 50 mijë persona do të mblidheshin tek varrezat katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së parë që nga moment i ndalimit të fesë në vitin 1967.

Më 11 nëntor 1990 qyteti i Shkodrës, do të mposhte frikën e rrezikun e komunizmit. Pas 23 vjetësh do të rihapeshin objektet e kultit për të zhvilluar ritualet përkatëse fillimisht për besimtarët e krishterë e pas 5 ditësh edhe për muslimanët.

Automatikë e mitralozë ishin vendosur kudo rreth asaj zone, ku do të mbahej mesha nga sigurimi i kohës. Të 50 mijë personat që morën pjesë asnjë prej tyre nuk e kishte jetën e sigurtë. Por mesha e mbajt, dhe do të mbeten një nga më të vyerat në kujtesën historike të kombit shqiptar.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat