Besimtarët myslimanë, të komunitetit shqiptarë, në Amerikë, kremtuanë festën e Fiter Bajramit në masat e koronavirusit

Amerika

Besimtarët myslimanë, të komunitetit shqiptarë, në Amerikë, kremtuanë festën e Fiter Bajramit në masat e koronavirusit

Nga: Beqir SINA – New York Më: 25 maj 2020 Në ora: 05:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

WATERBURY CT : Besimtarët myslimanë, nga komuniteti shqiptarë në Amerikë, kanë kremtuar sot festën e Fiter Bajramit, nën masat e mbrojtjes nga koronavirusi COVID-19. Pas ditëve të agjërimit, një numër i caktuar e fali Fitër Bajramin, pranë xhamive, ndërsa shumë të tjer nëpërmjet sistemit web stream Festimet e Fiter Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit të sotëm me namazin e sabahut.

Për, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit besimtarët në adaptim me masat mbrojtse, që kan vendosur autoritet, ishin të kufizuar për të kryer ritualet e tyre, në Xhami. Kjo për arsye se grumbullimi I shumë besimtarëve në faljen e Bajramit, është i ndaluar, pasi përbën rrezik për përhapjen e virusit. 

Gazmend Aga është Imam i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC) dhe përfaqësues i KMSH-së në SHBA. Ai është jo pak i njohur në SHBA , për leksionet e tij dhe komunikimin me medien në Amerikë, dhe në Shqipëri. 

Sot në një intervistë për Bota sot, ai ka folur për atmosferën që u falë Fitër Bajrami, duke na sjell edhe një set me fotografi nga Edison Torba. E cila ka qenë për, ndryshe nga vitet e tjera, me masat mbrojtse, që kan vendosur autoritet, duke kufizuar numërin e besimtarëve për të kryer ritualet e tyre, në Xhami.

A mundet të krijoni atmosfer festive në këto kushte? 

Imam Gazmend Aga - Mendoj se një nga gjërat që na mësoi dhe po na mëson kjo situatë është vlera që ka tjetri për ne. Pavarësisht bukurive dhe begative të kësaj bote me të cilat është i rrethuar njeriu, pa tjetrin pranë të gjithave i venitet vlera. Lumturia e kësaj bote është e lidhur ngushtësisht me prezencën e njerëzve të mirë përreth nesh. Feja na mëson se edhe fitimi I kënaqësisë së Zotit është i lidhur ngushtësisht me mënyrën se si ne i trajtojmë njerëzit. Njeriu duhet të përpiqet për më të mirën e mundshme. Nuk është e lehtë të përjetosh një Muaj Ramazani si çdo herë, por me anë të takimeve online, telefonatave dhe lutjeve u përpoqëm që të qëndrojmë të lidhur shpirtërisht. Më duhet të pranoj se në disa situate një telefonatë mund të jetë jetike, sidomos për njerëzit të cilët jetojnë vetëm. 

Athere, sot çdo gjë kulmon më përfundim e agjerimit, dhe celebrimin e Fitër Bajramit, pra faljen – Si ishte ajo në këto masa të kësaj pandemie?

Imam Gazmend Aga - Komuniteti ynë ishte nga të parat në Connecticut që shpalli pushimin e organizimeve komunitare për shkak të pandemisë. Ishim nga të paktat që organizuam faljen e Bajramit. U falëm jashtë xhamisë, me grupe 50 veta duke ruajtur distancat sociale. U lutëm së bashku, shpërndamë dhurata për fëmijët dhe u shpërndamë. Ishte një atmosferë shpirtërore e veçantë. Ndoshta për shkak edhe të mungesës së shërbimeve prej një kohe të gjatë. Me anë të besimit njeriu duhet të gjejë gjithmonë një rrugë për të reflektuar dhe mbajtur gjallë ndjenjën e shpresës në zemrën e tij. U lutëm për të gjithë ata që ishin në vijë të parë të përballjes me pandeminë. U lutëm për Shqipërinë, Amerikën dhe gjithë njerëzimin. 

Sa ju përgjigjen dhe sa ishin të adaptuar besimatrët tuaj me masat mbrojtjese dhe si reaguan? 

Imam Gazmend Aga - Me përgëzime dhe me sy të përlotur. Komuniteti ynë është prej komuniteteve më të vjetra dhe ndjenja komunitare është e zhvilluar. Xhamia është një vend ku mblidhemi për të ndarë gëzimet dhe hidhërimet. Larg mëmëdheut, është edhe vendi që na bashkon të gjithëve pavarësisht të gjitha pikëpamjeve dhe përkatësive. 

Cili ishte mesazhi që përcollët për këtë Fitër Bajram!

Imam Gazmend Aga - I uroj gjithë Shqiptarëve, kudo ndodhen një Bajram të gëzuar. Zoti i bekoftë dhe i dhëntë veç të mira! Zoti i shëroftë të sëmurët tanë dhe i mëshiroftë ata që nuk ndodhen më midis nesh.(Photo credite Edison Torba)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat