Bashkia New York, anulon aktivitetet për muajin edhe për muajin Qershor

Amerika

Bashkia New York, anulon aktivitetet për muajin edhe për muajin Qershor

Beqir Sina – New York Nga Beqir Sina – New York Më 27 maj 2020 Në ora: 19:18
Ilustrim

NEW YORK : Të gjitha ngjarjet në New York City, do të anulohen për muajin Qershor, ka thënë kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, në një konferencë për shtyp sot e mërkurë, 28 Maj, duke folur në Bashkinë e qytetit.

Kryetari i bashkisë tha se zyra e tij nuk do të lëshojë asnjë leje, pa parë ecurinë e masave të dertanishme.
 
De Blasio, shtoi se zyra e tij aktualisht po bisedon me planifikuesit e ngjarjeve për muajin korrik, dhe foli për 4 Korrikun ditën e pavarësisë, së Shteteve të Bashkuara, dhe disa aktivitete të tjera.
 
Mirpo, komuniteti shqiptar në Nju Jork, ai që mban gjallë dhe i jep larmi ngjyrash aktiviteteve tradicionale, duke ruajtur e kultivuar traditën, kulturën dhe gjuhën shqipe, nëpërmjet aktivteteve që mbajn ato në komunitetin shqiptar, përgjatë çdo viti, thonë se në muajt maj-qershor përshkak të pandemisë së Coronavirusit COVID-19, masave që ka marr Bashkia e qytetit të Nju Jorkut, ka anulluar aktivitet më të rëndësishme të komunitetit, përfshirë ato më të mëdhatë ; Piknikun Veror dhe Paradën Shqiptare dhe Pikniku i " Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve".
 
Kështu të paktën mësohet në rrjetin social Facebook, faqen e këtyre shoqatave, ku nuk ka asnjë njoftim si vitet e kaluara, të tregojnë se Shqiptaro-amerikanët, shoqatat kryesisht ato me prejardhje nga vendorigjina e tyre, do të mabjnë këtë muaj si çdo vit Piknikun tradicional, Paradën Shqiptare, dhe piknikun madhështor Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York”..
 
Organizata Rrënjët Shqiptare, Shoqata “Dibra”, Shoqata “Kraja”, Shoqata “Rugova”, Shoqata “Ana e Malit”, “Malësia e Madhe”, “Plava e Guci”, Shoqata “Peja”, ishin ato që me dekada me Paradën shqiptare, Piknikun dhe veprimtari të tjera, të këtyre shoqatave, bënë atë që të ruhen e kultivohet ndër breza në Diasporë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku shumë shqiptarë kujdesen me fanatizëm për vlerat e tyre tradicionale dhe kulturore.
 
Pikniku vjetorë shqiptarë i pagëzuar nga kisha shqiptare, si Pikniku i " Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve", i cili pa dyshim që është aktiviteti më kulmor i komunitetit shqiptar në zonën e Tri – Shtetshit, duke mbledhur deri në 10 mijë shqiptar, dhe, mbahej në parkun natyror Kensico Dam Plaza, Valhalla, NY, park me ato pamjet e bukura mes një ambjenti të mrekullueshëm natyror, dhe tingujt të gjallë të muzikës e kulturës shqiptare, kësaj radhe, si shkak i masave të marra nga bashkia e Nju Jorkut, si duket nuk do të zhvillohet.
 
Pikniku i " Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve", nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, anulohet për këtë vit, i tha gazetës tonë, Meshtari i dalluar Dom Pjetër Popaj, me besim në Zot, se vitin tjetër do t’a mbajmë.
Image
Komuniteti Shqiptar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat