Polici duke i vënë gjurin në qafë protestuesit, është dhunë në gjithë botën - Bota Sot
Polici duke i vënë gjurin në qafë protestuesit, është dhunë në gjithë botën

Amerika

Polici duke i vënë gjurin në qafë protestuesit, është dhunë në gjithë botën

Nga: Beqir Sina Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:40
Polici duke i vënë gjurin në qafë protestuesit, është dhunë në gjithë botën
Kryeministri Rama dhe Ministri Lleshaj, nuk duhet të mohojnë atë se Policia shqiptare përdori dhunë ndaj protestuesve në Tiranë, kur kundërshtuan shembjen e Teatrit më 17 Maj
 
Duke e parë dhunën e përdorur nga policia në Shqipëri, për shëmbjen e ndërtesës së Tetatrit Kombëtar, dy javë më parë, me fotografi dhe video( figurë dhe zë) Kryeministri Rama dhe Ministri Lleshaj, nuk duhet të mohojnë atë se Policia shqiptare, përdori dhunën ndaj protestuesve në Tiranë, kur kundërshtuan shembjen e Teatrit më 17 Maj.
 
Parë, gjithmonë në këndëshikim, por dhe mënyrën se si u veprua dhe sesi u munduan për të “gënjyer” shqiptarët, dhe, për të justifikuar dhunën e policisë Kryeministri, Rama, dhe Ministri Lleshaj, në Shqipëri, duke thënë në çdo studio , se ajo nuk ishte dhunë dhe se ashtu veprohet edhe në Amerikë, Francë, Itali, Belgjikë, Gjermani dhe Angli, simbas standarteve ndërkombëtare të tyre.
 
E diela e 17 Majit, në Tiranë shënjoi një ngjarje, që kan lënë shije të keqe, dhe ka për t’u mbajtur mend, gjatë. Në tri dekada demokraci, jo vetëm për shembjen e një ndërtese simbolike si ishte ajo e Teatrit Kombëtar. Por, duke ju kujtuar shqiptarëve se Shqipëria, me atë imazh që ja dha policisë së Shtetit, më 17 Maj, tregojë qartë se Shqipëria, e Kryeminitrit Rama, është Shqipëri e diktaturës komuniste, ku dhuna është mishërim i saj.
 
Ndërhyrja në orët e para të mëngjesit të 17 Majit, për shkatërrimin e Teatrit, ku të gjithë e panë me figurë dhe me zë, që ajo u shoqërua nga kundërshti të protestuesve që u mbodhën gjatë ditës, ndërsa policia e Lleshajt u tregojë dhunën e tejkaluar nga policia e Shtetit.
 
Mirëpo, ajo që ra në sy si gjithmonë në raste të tilla, është srakazama, ironia, dhe arroganaca e Kryeministrit Rama, i cili mohoi të kishte dhunë, ndërkohë, që fotot dhe videot provonin me “kokëfortësi” të kundërtën. Ai dhe Lleshaj, në çdo television madje e krahasuan ndërhyrjen e tyre, me policinë më 17 Maj, me parametrat ndërkombëtar, duke marë disa herë si shembull, edhe veprimin e policisë amerikane në SHBA në New York dhe Washington.
 
Mirëpo, për të pëgënjeshtruar Kryeministrin Rama, dhe Lleshajn, e marrë këtë shembull për t’ju referuar dy fotografive nga dy protestat ajo e Teatrit në Tiranë, dhe ajo këto ditë në Minesota në SHBA. Atë kur, policia bën thirrje për durim dhe qetësi, dhe atë në vazhdën e përdorimit e dhunës.
 
Nuk, e shohë të nevojshme të zgjatem me çdo pamje nga protesta, e Tiranës, dhe të marrë çdo fotografi, por po marrë dy që janë vendosur policiët në pozicione të njëjta. Dy fotografi që shembëllejn dhunë të padiskutueshme dhe të pajustifikueshme, dy fotografi që bën xhiron e botës, që të dyja nga axhensia prestigjoze Routers.
Image
 
1 - Në Tiranë rasti i studentit të Akademisë së Arteve, Blendi Shahu:
 
Një prej protestuesve që ra në dorë të Policisë, u tha se ishte edhe Blendi Shahu, student i Akademisë së Arteve.
 
Ai shihet në foton e shkrepur nga gazetari Isa Myzyraj teksa është me fytyrën në asfalt ndërsa policia i ka vënë një këmbë në kokë. Edhe kjo ishte një nga fotot që qarkulloi më shumë në rrjet ditën e protestës.
 
Mbi këtë rast reagoi edhe i ati i studentit, shkrimtari Rexhep Shahu, duke i bërë thirrje kryeministrin që ta lironte djalin e tij.
“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni!
 
Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”, shkroi ai në Facebook.
 
Në Minesota, këtë fillim javë, polici i bardhë Derek Chauvin, u fotografua duke i vënë gjurin në qafën një amerikani me ngjyrë, George shkruhet në diçitur se ndërsa Floyd, thoshte se nuk mund të merrte frymë, ai ngadalë ndaloi së foluri dhe së lëvizuri.
 
 
Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që ka mohuar akuzat për ushtrim dhune lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar, dhe kundërshtin që ndodhi më pasë nga artistët që ishin vendosur në mbrojtje të Tetarit, por kur gazetarët Kryeministrit, Rama, i treguan fotografitë e dhunës, ndaj gazetarve, artistëve dhe aktivistë, ai si zakonisht nuk ua “protojë” që ti ironizojë pamjet dhe i quajti të pavërteta.
 
 
Dhe, kjo ndodh vetëm në Shqipëri, megjithëse, me fotografi dhe më zë ai e shikonte dhunën. Bile, ai u përgjegjë me një gjuhë të qartë dhe të pashembullt, jo vetëm që nuk ka dënuar veprimet e policisë së Shtetit, në ndërhyrjen e saj në 17 Maj, por edhe e ka lavdëruar atë se përdori standarte perendimore të policisë, duke krahasuar jo një herë por me dhjetra here edhe me policinë amerikane, në New York, dhe Washington.
 
Rama, dhe Lleshaj, si shihet nuk kan kan nevojë të shikojn fotografit dhe videot, e 17 Majit , ngase janë ata që kanë “ Edhe gurin edhe arrën” në dorë, si e kishte policia e diktaturës së Enver Hoxhës, për afro pesë dekada në Shqipëri.
 
Sepse, sot në Shqipëri, absolutisht ata janë sundimtarët, dhe, nuk kan nevojë të shohin atë pamjen kur policët e Shtetit i vendosni gjurin në qafën e dikujt për 3 minuta në asfalt.
 
Shqiptarët që rrëzuan diktaturën e Enver Hoxhës, duhet të bëjnë diçka për këtë. Sepse, nëse edhe shqiptarët nuk shohin asgjë të keqe me këtë, që ndodhi më 17 Maj në Tiranë, atëherë duhet ta dini se policia e diktaturës po kthehet edhe më keq se në kohën e diktaturës.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat