CNN: Protestat në SHBA po nxiten nga propaganda ruse - Bota Sot
CNN: Protestat në SHBA po nxiten nga propaganda ruse

Amerika

CNN: Protestat në SHBA po nxiten nga propaganda ruse

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 15:11
Protestat

Protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mashtrohen nga makineria propaganduese ruse. Kësaj makinerie, gjatë muajit prill, i ka ra në gjurmë rrejti televiziv amerikan CNN.

Gazetarët e CNN vunë në dukje se Organizata për Eliminimin e Barrierave për Çlirimin e Afrikës (EBLA) ishte një mbulesë për grupet e ndikimit në internet që veprojnë nga territori i Ganas, i përqendruar pothuajse ekskluzivisht në çështjet racore në SHBA, duke promovuar fuqizimin e personave me ngjyrë dhe shpesh shfaq zemërim ndaj amerikanëve të bardhë.

Qëllimi i kësaj, sipas ekspertëve që ndjekin fushatat e dezinformimit rus, është të ndezë përçarje midis amerikanëve dhe të provokojë trazira sociale, shkruan Instituti për Studime të Kërcënimeve Globale dhe Demokracive

Facebook deklaron se rreth 13 mijë e 200 llogari ndoqën një ose më shumë llogari të Gana dhe rreth 263 mijë e 200 njerëz ndoqën një ose më shumë llogari në Instagram, apo rreth 65 për qind e të cilëve ishin në SHBA.

Lidhjet ruse në trazirat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Bëhet e ditur se CNN dhe Twitter gjetën llogari të supozuara se njerëz në të gjithë SHBA-në po vendoseshin dhe drejtoheshin nga Gana dhe Nigeria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat