Adriatik Tours LLC dhe Adriatik Hotel inicion fushatën për Diasporën Shqiptare: “Pusho në Shqipëri”

Amerika

Adriatik Tours LLC dhe Adriatik Hotel inicion fushatën për Diasporën Shqiptare: “Pusho në Shqipëri”

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:38
Shqipëri

Nevila Dudaj - Founder /General Manager Adriatik Tours LLC dhe Adriatik Hotel flet nga Shtetet e Bashkuara, për turizmin në Shqipëri, dhe Hotelin Adriatik në Durrës, në këtë sesion turistik, i cili për shkak të masave të marra ndaj mbrojtjes prej virusit Covid-19, u hap me vonese dhe përmes vështërsive . Ajo pranon se ka qenë një periudhë e vështirë për Hotel Adriatik, mbyllja e plotë e Hotelit për mbi 2 muaj, gjatë masave të rrepta Anti-Covid në Shqipëri, por shtonë se : "Në këtë moment që flasim, klientela që po na frekuenton, nga Shqipëria dhe Kosova , ndihen të qetë dhe shumë të sigurt, gjithashtu edhe i gjithë stafi ynë prej më shumë se 80 punonjësish ndihet i sigurt pasi po zbatohen të dyja Protokollet në mënyrë shumë rigoroze”.

Pas çertifikimit dhe urdhëresës për hapjen pas Covid-19, për Adriatik Hotel, ikonës 63 vjeçare të Turizmit Shqiptar, si po veproni për pritjen e mysafirëve të ketij sezoni, dhe, a mendoni se masat që morët ju vetë kanë qenë të vlefshme?

Nevila Dudaj - Pikë se pari dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin ndaj Turizmit Shqiptar dhe në veçanti ndaj biznesit të mikpritjes. Ka qenë një periudhë e vështirë për ne, mbyllja e plotë e Hotelit për mbi 2 muaj, gjatë masave të rrepta Anti-Covid në Shqipëri. Ne jemi kujdesur, që të gjithë punonjësit tanë, gjatë asaj kohe të qëndrojnë të punësuar, duke i mbajtur ata në skemën e Sigurimeve Shoqërore, që ata të kishin mundësi të paguheshin në mënyrë korrekte. Jemi krenarë që ishim aty për ta në këto momente të vështira.

Image

- Para hapjes së Hotelit në datën 18 Maj 2020, ne vumë në zbatim me stafin tonë Protokollin e Operacioneve të brendshme të Hotelit, bazuar në 2 Protokolle bazë; atë të Qeverisë Shqiptare dhe atë Amerikane të AHLA (si rrjedhojë e standarteve Amerikane, që ne zbatojmë në Hotel Adriatik, përmes zyrës sonë të shitjeve Adriatik Tours LLC, në Amerikë, dhe duke sjellë turistë Amerikanë në Hotel Adriatik)

- Kryem trajnimet përkatëse në të gjithë departamentet, kuzhinë, housekeeping, administratë, ristorante, mirëmbajtje dhe siguri, vendosëm mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe dorezave për gjithë punonjësit tanë, si dhe u kryen dezinfektimet me produkte antivirale me kualitet të lartë, të cilat sigurisht vazhdojnë të kryhen në mënyrë periodike duke u mbeshtetur në këto Protokolle të detajuara me skenare të gatshëm për çdo situatë.

- Në këtë moment që flasim, klientela që po na frekuenton, nga Shqipëria dhe Kosova , ndihen të qetë dhe shumë të sigurt, gjithashtu edhe i gjithë stafi ynë prej më shumë se 80 punonjësish ndihet i sigurt pasi po zbatohen të dyja Protokollet në mënyrë shumë rigoroze.

Nga eksperienca cilët janë zakonisht turistët që ju vizitojnë në Adriatik Hotel?

Nevila Dudaj - Turistët që na vizitojnë janë prej pothuaj gjithë botës, por ata që na vizitojnë më së shumti janë Shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe ata që jetojnë në Diasporë, kryesisht në Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi e Norvegji, dhe Amerikë. Këta janë mysafirë tanët të përvitshëm të cilët na preferojnë, sepse ndihen si në shtëpi dhe e vlerësojnë shumë mikpritjen tonë ndër vite.

Image

- Turistë të huaj na vizitojnë kryesisht janë Perendimorë, këtu mund të veçojmë grupe të shumta nga Hungaria , Gjermania, Anglia, Skandinavia, Franca, SHBA/Kanada, Italia, Japonia, Greqia e Kroacia.

Kemi shumë çifte turistësh Gjermanë, Francezë, Anglezë, që na vizitojnë rregullisht që prej 40 vitesh, sepse festojnë përvjetorët e tyre të njohjes pikërisht në hotel Adriatik.

- Prej vitit 2017, hapjes në Amerikë së Adriatik Tours LLC, që funksionon si Tour Agency dhe si Zyrë Përfaqësuese shitjesh e Hotel Adriatik në Amerikë, të shumtë kanë qenë turistët Amerikanë, si dhe Diaspora shqiptare, që jeton në Amerikë, që na kanë vizituar më së shumti.

Çfarë prioritetesh kan mysafirët e Hotel Adriatik – në Durrës?

Nevila Dudaj - Prioriteti ynë është fakti që ne ofrojme qëndrim me tarifa konkurruese në Hotel Adriatik si dhe ofrojmë mbi 50 Tour-e të ndryshme të të gjitha qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Greqisë të kombinuara sipas dëshirës së mysafirëve dhe grupeve të interesuara. Ne i organizojmë këto Tour-e me ekipin tonë të zyrës si-motër Adriatik Tours të vendosur në Lobby në Hotel Adriatik, me Shoferët tanë profesionistë, Guidat tona të licensuara, Minibusët dhe Autobusët tanë modernë me ajër të kondicionuar dhe siguri maksimale shëndeti duke respektuar kushtëzimet gjatë kësaj periudhe Covid-19.

Në këto kushte pas Covid-19, cilat janë ofertat e Adriatik Hotel për këtë sezon?

Nevila Dudaj - Ne menaxhojmë 365 ditët e vitit, duke u fokusuar në traditën tonë të mikpritjes për të realizuar me sukses kënaqësinë maksimale të mysafirëve tanë, në mënyrë që ata të tejkalojnë pritshmëritë e tyre (to exceed the guest satisfaction).

Ne krenohemi, që nuk ju ofrojmë mysafirëve tanë thjesht një dhomë hoteli, por një pushim të qetë në një Hotel me vlera historike që prej vitit 1957, të kategorisë me 5 yje të standarteve ndërkombëtare, të pozicionuar 25 minuta larg Aeroportit të Rinasit, në plazhin më të mirë, në rërën me jod të Durrësit, në breg të detit Adriatik, me dhoma klasike, luksoze, të rehatshme, totalisht të rinovuara, me pamje fantastike mbi det.

Jemi të preferuarit e familjeve dhe fëmijeve, pasi ofrojmë zbavitje/Animacion për të rritur e fëmijë çdo ditë në Kids Club, Muzikë live çdo darkë, Plazh privat përpara hotelit, 2 Pishina verore me ujë deti të filtruar, Rreshkitëse, Fushë Tenisi, Parking të sigurt brenda territorit të hotelit, siguri maksimale, pastërti dhe kualitet shërbimi të lartë, ndërkohë që ju pushoni e çlodheni, ju shërbehet në 2 Baret e plazhit dhe verandë, Barin e Pishinës, 2 Restorantet tona Apolonia dhe Iliria, ËiFi në dhomën tuaj pa pagesë si edhe në ambjentet e hotelit brenda dhe jashtë tij.

Taksat janë gjithmonë të përfshira në çmimin e dhomës dhe ajo çka paguani përfshin gjithçka ju listuam më sipër, si dhe hyrje në SPA Queen Teuta dhe Gym. (Gjeni shëmbuj nga ofertat tona të sezonit )Pushuesit mund të zgjedhin mes paketave të ndryshme, si psh, Paketa vetëm me mëngjes, me mëngjes dhe darkë, apo paketa All Inclusive duke filluar në Qershor nga 399 Euro/personi në Dhomë Double ose Familjare (me fëmije nën 12 vjeç falas), në Korrik 499 Euro/personi në Dhomë Double ose Familjare (me fëmijët nën 12 vjeç falas) dhe Gusht 599 Euro/personi me po të njëjtat kushte.

- Në Hotel Adriatik në Shtator të vitit 2019, është inaguruar edhe një SPA moderne dhe Luksoze, prej 4,500 square feet (mbi 400 metër katror), që mban emrin e Mbretëreshës Ilire Teute, Queen Teuta SPA. Kjo SPA është unike për faktin se ofron një pishinë të brendshme të ngrohtë ( indoor pool) me ujë deti të filtruar Thalasso pool, Gym modern, produkte ekskluzive Japoneze Luksoze Forlle’d për trajtimin e fytyrës, shumë lloj masazhesh terapeutike e relaksuese, dobësimi etj, Sauna, Jacuzzi, Bucket Shower, Hamam, Banjo Turke, Hairdressing, Manicure & Pedicyre, Waxing, e mbi të gjitha ofron një staf profesional dhe të kualifikuar me mbi 12 vite experiencë në Estetikë dhe Wellness. Ne organizojmë gjithashtu Yoga Retreats, ose thjesht Yoga Classes privatë, me Mesuese të çertifikuar profesioniste, që mund ta rezervoni në çdo kohë. Ofrojmë shërbime Babysitting për mysafirët tanë, për t’ju lejuar të shijoni intimitetin në çift gjatë pushimeve tuaja.

Një mënyrë e bukur për të kaluar pushime aktive janë Tours speciale me Agjensinë tonë Adriatik Tours, me çmime shumë konkurruese, cilësi maksimale, të qyteteve të Shqipërisë, Pikave Arkeologjike, vendeve mistike e religjoze , që ia vlejnë të vizitohen. Shpesh-herë Tour-et tona ju tregojnë Shqipërinë që nuk e keni njohur me parë, sekretet, bukuritë natyrore, objekte të reja dhe ato historike, me Guidat tona profesionale.

Ata që ju kane vizituar sezonin e kaluar, çfarë u pëlqen më shumë nga pushimet në Hotel Adriatik?

Nevila Dudaj - Ne si menaxhim, ju ofrojmë të gjithë mysafirëve tanë një pyetësor në momentin që bëjnë Check out dhe si rrjedhojë marrim shumë vlerësime pozitive dhe reale, që theksojnë mikpritjen tonë të veçantë, pastërtinë, kushtet optimale të pushimit dhe ushqimit të shumëllojshëm tradicional, Italian e Amerikan, shërbimi e facilitetet e hotelit, Tours e organizuara me cilësi e standart, si dhe raporti cilësi /çmim që na diferencon.

Lehtësia me të cilën mysafirët tanë munden të rezervojnë vetë me credit card online direkt, si në çdo vend të botës dhe sidomos në Amerikë, na diferencon pasi jemi hoteli i vetëm independent Shqiptar me sistem rezervimesh online dhe konfirmim të menjëhershëm, si dhe shumë benefite që marrin falas ata që rezervojnë direkt në faqen tonë zyrtare : www.adriatikhotel.com.

Të gjithë mysafirët tanë vlerësojnë përkujdesin dhe realizimin e plotë të çdo kërkese të tyre, nga stafi ynë profesionist, si psh, ne krijojmë atmosferë shumë të bukur dhe ofrojmë tortë të gatuar në kuzhinën tonë për të surprizuar mysafirët që kanë ditelindjen, ndërkohë, që qëndrojnë në Hotel, apo çifte që kanë përvjetore, duke dekoruar dhomat e tyre, ofruar mëngjesin në dhomë, si dhe duke i organizuar darka intime sipas deshirës.

Në Hotel Adriatik kemi disa salla eventesh dhe buzë detit shpesh kemi organizuar ceremony Martese, si dhe shumë dasma të bukura të çifteve të Diasporës , Fejesa, Ditëlindje madheshtore, Baby shoëer, Bachelor/ette Party me ekipin tonë të dedikuar të Eventeve. Me mburrje themi që kemi organizuar në ambjentet tona mbi 5,400 evente të tilla te suksesshme, si dhe Konferenca, Panaire, Ëorkshops, Retreats kompanish te huaja, Team Building etj.

Si mendoni ju, çfarë është më me interes për Turizmin Shqiptar në këtë sezon veror 2020 pas pandemisë

Nevila Dudaj - Turizmi Shqiptar ka shume nevojë për mbështetje si nga Qeveria Shqiptare ashtu dhe nga vetë Shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vemendja e Diasporës është shumë e rëndësishme, para Covid-19 në kishim hedhur paketa për Studentët Shqiptarë , që dëshirojnë të mësojne Shqip dhe njëkohësisht ta vizitojnë atë, duke qëndruar në Hotel Adriatik dhe vizituar qytetet Shqiptare me Adriatik Tours LLC. Ky bashkëpunim u fillua me sukses me bashkëpunimin e Fondacionit Ivanaj dhe kujdesin e posaçëm të Znj. Drita Ivanaj, që është vetë pjesë e Diasporës Shqiptare në Amerikë.

Kam iniciuar gjithashtu nismën për Diasporën “VIZITO SHQIPËRINË” dhe kemi bërë thirrje për këtë prej disa vitesh tashmë, në të gjitha panairet në Amerike dhe Europë ku kemi marrë pjesë si Exhibitors, se fundmi në Panairin e New York Times Travel Shoë në Janar 2020, ku u paraqitëm si Exhibitors, I drejtova një thirrje gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen që ta vizitojnë dhe kalojnë pushimet në Shqipëri, pasi Turizmi Shqiptar duhet të mbeshtetet tek ata dhe tek rekomandimet e tyre të vlefshme tek të huajt ,të cilët do të vijnë me pas si vizitorë.

Ky është padyshim marketingu më i efektshëm dhe unë besoj fort tek forca e Komuniteteve Shqiptare nëpër botë, për të rimëkëmbur Ekonominë dhe Turizmin në Shqipëri si dhe në trojet e tjera Shqiptare, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Çfarë mendoni se nuk po shkon mirë me Turizmin tani ? mbas gjithë kësaj periudhe jo të favorfshme që u krijua me Coronavirusin Covid-19

Nevila Dudaj - Problematikat momentale janë të lidhura kudo me situatën e Covid-19, dhe mbyllja për një kohë të gjatë, për mbi dy muaj (pavaresisht që edhe ndaloi përkohësisht përhapjen e virusit), solli reaksionin zinxhir shkatërrues me përmasa të mëdha , anullime rezervimesh, shpenzime marketingu të mëparshme të shkuara dëm, staf që kishte kosto për t’u mbajtur në punë, etj.

Ky sektor ka vështirësi , duke kosideruar edhe Termetin shkaterrues të Nëntorit, në zonën e Durrës-Tiranës, pasi i duhet pikë së pari mbështetje e madhe nga qeveria Shqiptare , nëse kemi parasysh që në tërësi Turizmi, ka gjeneruar 2,8% te GDP ne 2018 (sipas Instat).

Një strukturë akomoduese (Hotel) i duhet të investojë çdo vit në infrastrukturë, në teknologji, pajisje , për të qenë konkurrues dhe koherente, të zëvendësojë dhe trajnojë personelin e kualifikuar që largohet, si dhe i duhet mbështetje konkrete për të marketuar produktin në rang ndërkombëtar.

Duke pare dhe kushtet që solli ky lloj adoptimi i mbas-masave të mbrojtjes nga Coronavirusi Covid-19, në të ardhmen, në cilin drejtim mendoni se Turizmi, në Shqipëri, do të ketë rritje, duke marrë parasysh edhe një situatë të tillë siç ishte kjo në të gjithë botën?

Une jam dhe mbetem thëllesisht optimiste dhe besoj në produktin unik që Shqipëria ofron për turistët e Diasporës dhe ata të huaj, pse jo edhe pushuesve vendas.

Sigurisht, që e ardhmja do jetë e shkëlqyer, pasi kushtet klimaterike që ofron Shqipëria, dhe turisimi i të katër stinëve, por edhe frytet e punës sonë duke marketuar këtë produkt në tregun ndërkombëtar, gjatë këtyre viteve, u pasqyruan nga kërkesat që na erdhën gjatë fundit të 2019 dhe fillimit të 2020, kur situata para Coronavirusit Covid-19, ishte shume optimiste krahasuar me vitet e shkuar.

Mendoj që do jetë vetëm çështje kohe, pasi është koha e Shqipërisë të ketë avantazh konkurrues në Ballkan, sidomos këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat